LIVE UPDATES
Politike

Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Miliona dollarë janë përpirë nga lobistët e Uashingtonit

27 March 2019, 14:48 Nga DOSJA
Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Miliona dollarë janë

Shqiptarët duhet ta njohin realitetin dhe të kuptojnë se kush i ka gllabëruar paratë e tyre dhe të mos mashtrohen sërish’– thotë Geri Kokalari. Për të, prokurorët tani duhet të kthehen dhe të shqyrtojnë se sa janë shpenzuar për lobistët e Uashingtonit gjatë dy dekadave të fundit.

“Ky nuk është një sekret i madh sepse informacioni gjendet në FARA (Aktet e Përfaqësimit të Agjentëve të Jashtëm) që lobistëve amerikanë u kërkohet të paraqesin kur përfaqësojnë interesat e huaja. Vetëm një shkelje e paraqitjes në FARA nga Paul Manafort, menaxher i fushatës së Donald Trump e futi atë në burg. Nga vlerësimi im mund të flasim për rreth disa miliona dollarë nga PD të përpirë nga lobistët e Uashingtonit” – thotë Kokalari.

Më poshtë, intervista e tij botuar sot në Dita:

– Zoti Kokalari, dy ditë më parë u thirr në Prokurorinë e Tiranës kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha për të dëshmuar rreth dollarëve që janë paguar për të lobuar për këtë parti në qarqet e larta të administratës amerikane. A keni ndonjë opinion tuajin për këtë zhvillim?

– Po, kam. E vetmja surprizë që vjen me këtë lajm është pse nuk është shqyrtuar më herët kjo çështje? Prokurorët tani duhet të kthehen dhe të shqyrtojnë se sa kanë shpenzuar Berisha, Basha dhe PD për lobistët e Uashingtonit gjatë dy dekadave të fundit. Ky nuk është një sekret i madh sepse informacioni gjendet në FARA (Aktet e Përfaqësimit të Agjentëve të Jashtëm) që lobistëve amerikanë u kërkohet të paraqesin kur përfaqësojnë interesat e huaja dhe ky informacion është çështje rekordi publik. Vetëm një shkelje e paraqitjes në FARA nga Paul Manafort, menaxher i fushatës së Donald Trump e futi atë në burg.

Vetëm në rast se dikush e ka harruar, në mesin e lobistëve të punësuar në të kaluarën janë BGR, Tom Ridge, Stuart Stevens, Patton Boggs etj. Add Stonington dhe Muzin janë tani në këtë grumbull plehrash. Nga vlerësimi im mund të flasim për rreth disa miliona dollarë nga PD të përpirë nga lobistët e Uashingtonit.

– Në pamje të parë duket se këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, përderisa vetë Shtetet e Bashkuara e lejojnë diçka të tillë si lobimi. Dhe kjo është një punë që duhet paguar. Atëherë ku qëndron gabimi apo krimi i politikanëve të Tiranës?

Keni të drejtë. Po unë pyes për çfarë janë harxhuar gjithë këto para? Ato janë shpenzuar për të krijuar mundësitë për të bërë fotografi me udhëheqësit politikë amerikanë për të avancuar interesat politike të Berishës, jo interesat e popullit të Shqipërisë. Dhe nga vijnë këto para? Ndërkohë që po përpiqemi të gjejmë përgjigjen ndaj këtij misteri, ndoshta mund të zbulojmë se ku i gjeti paratë Shkëlzen Berisha për të paguar betejën ligjore kundër botuesit dhe autorit të War Dogs. Unë mendoj se ai mund të fillojë një tjetër veprim ligjor për të apeluar humbjen e tij poshtëruese. Gjithçka që mund të bëj është t’i uroj përsëri fat. Ai mund të ketë nevojë. Sepse një zog i vogël më tha se Shkëlzeni mund të ketë një problem edhe më të madh me rastin e tij ligjor herën tjetër.

– Çfarë, për shembull?

– Le të kthehemi te thelbi i çështjes për të cilën po flasim. Duke folur për lobistët dhe hetimet, pyetja që unë kurrë nuk i jam përgjigjur dhe ndoshta prokurori mund ta ketë të vështirë, është: Ku i gjeti dhe si i bleu Fatmir Mediu të gjitha ato orë të bukura që mban në dorë dhe që unë i kam admiruar? Kam folur edhe herë të tjera për këtë politikan të pacipë, prandaj nuk po zgjatem më tej këtu. Pamjet e këtyre shejtanëve që protestojnë kundër korrupsionit janë të neveritshme dhe duhet t’i bëjnë të gjithë shqiptarët – dhe veçanërisht ata që i mbështesin këta gomerë – të ndiejnë pështjellim në stomakun e tyre. Oh, meqë ra fjala, nëse nuk gaboj, Ilir Meta dhe LSI-ja e tij kanë disa dosje të tyre në FARA që përfaqësojnë pagesa për lobistët e Uashingtonit që shkojnë në qindra mijëra dollarë. E gjithë kjo më bën të pyes veten pse Shqipëria kurrë nuk e gjeti momentin e saj të natyrës Çaushesku. Por nuk është kurrë tepër vonë!

– Mund të kenë lidhje me çështje të tjera më të hershme e ndoshta më të koklavitura hetimet e tanishme?

– Padyshim që kanë. Unë mendoj se ju e keni lexuar një artikull në BalkanInsight afro pesë vjet më parë rreth lidhjeve të Lulzim Bashës dhe Damir Fallziçit. Në atë shkrim thuhet shprehimisht se biznesmeni i dyshimtë boshnjak Damir Fazlliç, një sekser me miq të fuqishëm në Uashington DC dhe në Ballkan, kërkoi 1 milionë dollarë ‘investim’ për Partinë Demokratike të Shqipërisë në mënyrë që të siguronte një kontratë fitimprurëse në telekomunikacion, aludon ish partneri i tij në biznes nga SHBA.

Po ua sjell në kujtesë lexuesve tuaj të respektuar ashtu siç është shkruar në atë kohë:

“Ndërsa Shqipëria përgatitej për të hapur tregun e vet të bisedave telefonike përmes internetit, Voice over Internet Protocol (VoIP), në vitin 2006, Fazlliç dhe partnerët e tij amerikanë sakaq kishin krijuar Meridian Telecommunications, dhe po përgatiteshin të përfitonin avantazh të gjerë duke qenë firma e parë që ofronte këtë shërbim në bashkëpunim me kompaninë shtetërore Albtelecom. Kompania po shpresonte të realizonte së paku 3 milionë dollarë fitime vetëm gjatë vitit 2007, tregojnë dokumentet e kompanisë, por kishte vetëm një problem. Partnerët amerikanë duhej të bënin dy ‘pagesa për investim’ prej 500 mijë dollarësh secila për Partinë Demokratike në pushtet para 15 dhjetorit 2006, për të arritur marrëveshjen. Fazlliç, një njeri i lidhur ngushtë me kryeministrin shqiptar të kohës, Sali Berisha, i tha partnerëve të tij amerikanë se këto para nevojiteshin për të bërë pagesën duke qenë se “megjithëse kryeministri aktual i ka edhe tre vite të tjera mandat, ne kemi nevojë për njerëzit e duhur në qeverisjen vendore për të fituar. Kjo ndihmon këtë kauzë para fundit të vitit zgjedhor”.

Këto që përmend këtu nuk janë sajesa, por citohen sipas procesverbalit të takimit të mbajtur nga Meridian në shtator 2006. Mirëpo a është hetuar ndonjëherë kjo aferë korruptive kaq flagrante? Kurrë. Pse?

– Zoti Kokalari, me sa më kujtohet ju keni qenë edhe vetë i angazhuar në zhvillimet e atyre viteve, pra rreth 15 vite më parë dhe me siguri keni faktet tuaja të drejtpërdrejta. Mund të na tregoni diçka për lidhjet me Berishës, Bashës dhe Fazlliçit?

– Pavarësisht se për këtë çështje është shkruar shumë, ia vlen që ato të kujtohen dhe mund t’i shërbejnë prokurorisë për hetime të mëtejshme. Sepse ngjarjet e asaj kohe janë ngushtësisht të lidhur edhe me zhvillimet e tanishme. Më kujtohet se kur Berisha punësoi BGR, Fazlliç ishte i përfshirë dhe shihej duke vrapuar rreth Tiranës me përfaqësuesit e BGR dhe Stuart Stevens.

Unë i takova të gjithë së bashku në Sheraton sepse të gjithë kishim të njëjtin objektiv në atë kohë. Në atë kohë unë po ndihmoja të mposhtej Fatos Nano. Erion Veliaj më tha se Stevens kishte kërcënuar se Erionit do t’i bllokohej viza amerikane. Veliaj po punonte gjithashtu për të minuar Nanon, dhe ne bashkëpunuam në këtë drejtim, por sigurisht ai kishte një axhendë të ndryshme nga Berisha, ai ishte në linjë me Ramën, por ishte në interesin e tyre për të krijuar probleme për Nanon. Kur Veliaj më tha këtë, e thirra Stevensin dhe i thashë atij të tërhiqej dhe nëse nuk e pëlqente ai mund të përpiqej të bllokonte vizën time.

Edhe pse Nano dhe PS humbën, Rama dhe Veliaj fituan sepse kjo e ndihmoi Ramën të fitonte kontrollin e PS dhe përfundimisht pozicionin e tij si Kryeministër. Menjëherë pas zgjedhjeve, unë e takova Bashën në Sheraton dhe e pyeta nëse ai do të punonte për fiksimin e problemit me marrëveshjet e interkoneksionit të Telekomit, gjë që unë e kam përdorur për të goditur Nanon. Basha tha se ishte duke punuar, por unë ende po pres që Basha ta rregullojë këtë problem.

Unë nuk e dija në atë kohë, por nga ky artikull që citova pak më parë nga BalkanInsight duket se ideja e Bashës për të ndrequr problemin ishte më së shumti në vijën e fiksimit për të mbushur xhepat e Berishës, Bashës dhe Fazlliçit me para. Nga dokumentet bankare zbulohet gjithashtu se kunati i kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha tërhoqi 56 mijë euro nga një kompani nën pronësinë e biznesmenit të dyshimtë boshnjak Damir Fazlliç. Fazlliç qe këshilltar i afërt i Berishës dhe anëtarëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike gjatë fushatës së tyre të suksesshme zgjedhore të vitit 2005, duke rekrutuar kompaninë e lobimit me ndikim në Uashington DC, BGR, për të këshilluar.

– Pra, ju mendoni se kjo ortakëri e Fazlliçit me Berishën dhe Bashën ka funksionuar?

– Pa asnjë dyshim. Ja një fakt tjetër: Pas fitores zgjedhore të Berishës, Fazlliçi me shpejtësi filloi të përdorë kontaktet e tij për të ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në Shqipëri – në atë kohë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë. Ai themeloi në Tiranë tre kompani – Crown Acquisitions, Virtu Acquisition dhe SRF Developments – duke vendosur kunatin e Bashës, Erion Isufin, si menaxher të tyre.

Lidhjet e tij të dyshimta me pushtetin erdhën nën hetim intensiv kur prokurorët e Shqipërisë – të alarmuar nga përdorimi i bankave nëpër parajsa fiskale dhe blerjeve me para në dorë të tokave – filluan një hetim për pastrim parash në tetor 2008 mbi një seri marrëveshjesh tokash të ndërmjetësuara për Fazlliçin nga vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi.

Hetimi u kritikua rëndë dhe publikisht nga Berisha dhe mbështetësit e tij dhe prokurorët në fund hoqën dorë pasi dështuan të gjejnë dokumente kyçe në lidhje me operacionet e biznesit të Fazlliç nga zyrtarët e Qipros dhe Bosnjës.

– A mund të jenë objekt hetimi këto afera, pas të cilave fshihen miliona dollarë të zhdukura, megjithëse kanë kaluar shumë vite?

– Po, është e mundur. Por më shumë se mundur është e domosdoshme. Që shqiptarët ta njohin realitetin dhe të kuptojnë se kush i ka gllabëruar paratë e tyre dhe të mos mashtrohen sërish. Mirëpo frika nga një hetim i mundshëm i bën të frikësohen të gjithë ata që ngjiren tani nëpër rrugë për luftë kundër korrupsionit. 

Intervistoi Xhevdet Shehu-DITA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike geri kokalari lobimi rus ne shba lulzim basha geri kokalari lobimi rus ne shba lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin