LIVE UPDATES
Bota

“New York Times”: Si Londra po i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë

18 October 2021, 09:33 Nga DOSJA
“New York Times”: Si Londra po i fsheh paratë e vjedhura

MBRETËRI E BASHKUAR – Në vitin 1969, dy vjet pasi Ishujt Kajman, një territor britanik, miratuan ligjin e tyre të parë për të lejuar “strehimin” e institucioneve financiare off-shore, një raport zyrtar i qeverisë bëri një paralajmërim ogurzi. Një varg kompanish të ngritura nga investitorët privatë, ishin duke pastruar paratë e pista në atë territor.

Kajman po bëhej shumë shpejt një shtet i kapur nga financat e dyshimta. Ato ishin fillimet e një sistemi modern që është demaskuar sërish nga “Pandora Papers”, përmes një rrjedhje të madhe të të dhënave konfidenciale, e koordinuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë.

Këto dokumente ekspozuan një marrëveshje të fshehtë dhe të diskutueshme financiare nga më shumë se 330 politikanë dhe zyrtarë publikë nga mbi 90 vende dhe territore, si dhe mbi 130 miliarderë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara etj. Pjesë e kësaj skeme të fshehjes së pasurisë ishin një grup marramendës njerëzish të njohur, madje edhe ata që supozohet se duhej ta luftonin këtë fenomen.

Zbulimet e bëra publike më 3 tetor, kanë një shtrirje globale. Por nëse ka një vend që është në zemër të këtij sistemi, ai është Britania. E marrë së bashku me territoret e saj pjesërisht të kontrolluara jashtë shtetit, Britania është e rëndësishme në fshehjen mbarëbotërore të parave dhe aseteve. Ajo është, siç tha një anëtar i Partisë Konservatore në pushtet javën e kaluar, “kryeqyteti i pastrimit të parave në botë”. Dhe Londra, qendra financiare, është në qendër të sistemit. Për Britaninë, sektori i fryrë financiar i së cilës përkeqëson problemet e përhapura ekonomike, kjo është diçka shumë negative.

Për botën, që gjendet në mëshirën e një sistemi ekonomik të manipuluar për llogari të të pasurve, është edhe më keq. Struktura e parajsave fiskale është shumë e ndërlikuar. Shumë instrumente të ndërlikuara dhe të errëta, duke përfshirë fondacionet off-shore, dhe kompanitë guacka, plus sekreti bankar dhe neglizhenca financiare, fsheh pasuritë e të pasurve përmes rregulloreve të mjegullta. Këto parajsat tatimore, të tilla si Ishujt Kuk, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Xhersi (një nga Ishujt e Kanalit), mund të funksionojnë edhe si limane për kontrabandistët. Të pasurit dhe kriminelët i çojnë paratë e tyre atje për t’i mbrojtur, por edhe për të shpëtuar nga rregullat, ligjet dhe taksat që nuk u pëlqejnë.

Pasuria që mbahet në parajsat fiskale është marramendëse. Vlerësimet variojnë nga 6 trilionë dollarë në 36 trilionë dollarë. Dhe disa parajsa tatimore janë më afër sesa do ta imagjinonim. Shtetet e Bashkuara, me kompanitë e tyre të errëta në Deluaer dhe fondacionet në Dakotën e Jugut, kanë përfaqësuar prej kohësh një pjesë e madhe të këtij sistemi të fshehjes së parave.

Një grup vendesh evropiane, përfshirë Luksemburgun, Irlandën dhe Zvicrën, ofrojnë një alternativë tjetër të fshehjes së parave. Natyrisht Azia ka Hong Kongun dhe Singaporin. Por rrjeti britanik është padyshim më i madhi. Indeksi i Fshehtësisë Financiare i Rrjetit Tatimor të Drejtësisë, që bën renditjen periodike të parajsave fiskale, tregon se Britania dhe “rrjeta merimangë” e degëve të saj off-shore renditen të parat në botë. Mbi 2/3 e 956 kompanive që “Pandora Papers” i lidh me zyrtarët publikë janë krijuar në Ishujt e Virgjër Britanikë. Dhe qendra e koordinimit është “City of London”, qendra e financave britanike. Përmes listimit ndërkombëtar të tregut të aksioneve, tregtimit të monedhës, emetimit të bonove dhe më shumë, City merret me aktivitete financiare krejtësisht të respektueshme nga e gjithë bota.

Por është gjithashtu qendra kryesore nervore e sistemit më të errët global të kompanive off-shore, që fshehin dhe ruajnë pasurinë e vjedhur të botës. Dikur zemra e financimit të Perandorisë Britanike, taniështë shndërruar si një kanal vendimtar për kapitalin ndërkombëtar të të gjitha llojeve.

Momenti kyç erdhi kur në mesin e procesit të dekolonizimit, Banka e Anglisë e la vendin të jetë mikpritës i tregut të ri të euro-dollarit. Ajo ishte një hapësirë off-shore gati e parregulluar dhe shumë fitimprurëse, e ndarë nga ekonomia britanike, dhe ku bankat e huaja, kryesisht ato amerikane, mund të bënin gjëra që nuk mund t’i bënin dot në SHBA. Në vitet 1970, ky treg me një rritje të shpejtë filloi që të shkrihej me parajsat fiskale britanike, por edhe të tjera, në një rrjet të përsosur global. Parajsat fiskale britanike, kanë funksionuar që atëherë si grumbulluese të aseteve për aktivitete të ndryshme financiare nga e gjithë bota, të ligjshme apo jo.

Ato kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme. Të ardhurat e humbura nga taksat janë tronditëse. Korporatat i përdorin parajsat tatimore për të kursyer rreth 245 deri në 600 miliardë dollarë në vit. (Një marrëveshje e re globale mbi një normë minimale prej 15 për qind të taksës mbi korporatat do t’i frenonte ato humbje). Edhe individët mbajnë shuma të mëdha në këto parajsa fiskale. Por taksa është vetëm një pjesë e historisë. Loja globale e mashtrimit, e luajtur për dekada nga të pasurit dhe funksionarët e tyre në Londër, e ka gërryer sundimin e ligjit dhe e ka zhdukur besimin e qytetarëve tek sistemi.

Pas krizës financiare globale të vitit 2008, i cila nxori në pah tepricat ekstravagante të sistemit financiar, u bënë disa përpjekje për reforma. “Babëzia e Londrës”, siç e quajti kryetari i një agjencie rregullatore amerikane, Gary Gensler, u frenua. Por tani që po zbehen kujtimet e krizës dhe kur po ndihen efektet negative të Brexit, qeveria dëshiron që t`i ringjallë praktikat më të errëta të Londrës. “Një kapitull i ri për shërbimet financiare”, një dokument udhëzues i botuar në korrik të këtij viti, sinjalizoi qartazi një rikthim në kohët e vjetra.

Termat si “konkurenca” dhe “apo konkurenca e ulët” mbi taksat dhe zbatimin e dobët të tyre shfaqen mbi 15 herë. Përkrahja e Britanisë ndaj fshehjes së parave është vetë-mposhtëse. Qendra e saj financiare tepër “konkurruese” është në fakt një mallkim për vendin, dhe pasojat janë pabarazia rajonale, një ekonomi e zhbalancuar, rënia e produktivitetit, investimet e bllokuara, inflacioni i çmimeve të aseteve dhe korrupsioni politik. Pas viteve të masave të kursimit, dhe në mesin e mungesave serioze në ushqime dhe karburant, Britania nuk mund të përballojë një zgjerim të aktiviteteve të paligjshme në Londër. Por ajo që vuan më shumë nga kjo praktikë është bota.

Për biznesmenët me shumë dritë-hije dhe udhëheqësit politikë që kanë shërbyer gjatë në detyrë, ekosistemi i parajsave fiskale siguron mosndëshkim, mbulim të kapitalit dhe mbrojtje të pasurisë. I papërgjegjshëm dhe shpesh i pagjurmueshëm, ky sistemi siguron që prosperiteti të mbetet rezervë i atyre pak njerëzve. Për t’i dhënë fund pabarazisë dhe padrejtësisë, të ekspozuara aq qartë nga pandemia e Covid-19, ne duhet t’i mbyllim parajsat fiskale dhe t’u kundërvihemi atyre në Londër që i mbrojnë ato.

The New York Times

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ishujt kajman londra pandora papers pastrimi i parave ishujt kajman londra pandora papers pastrimi i parave

Sondazh

Bota 18 October 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin