LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë ‘trondisin’ tregjet e financave

8 March 2022, 18:49 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë

Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit rus i ka rritur rrufeshëm çmimet në stratosferë. Një fuçi e llojit të naftës bruto Brent kushtonte pak para hapjes së bursës të hënën (07.03) 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008. Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind në 350 euro duke e thyer rekordin e së premtes. (04.03). Përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë çmimi ishte nën 80 euro.

Por jo vetëm nafta dhe gazi janë shtrenjtuar. Edhe çmimi i paladiumit ka arritur një rekord me 3440 dollarë për ons troje – paladiumi përdoret për katalizatorët – dhe Rusia mbulon 38 përqind të prodhimit botëror të paladiumit. Nikeli përkohësisht u rrit me 30 përqind, gati 38.000 dollarë për ton, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga mesi i vitit 2007. Alumini, që gjithashtu nevojitet në industrinë e makinave, për herë të parë ka arritur çmimin më shumë se 4000 dollar për ton, bakri gjithashtu ka shënuar çmim rekord me rreth 10.850 dollar për ton. Pas fundit të “një jave të vështirë” edhe kjo javë që sapo nisi do të mbetet në kujtesë, thonë analistët e tregut të lëndëve të para të Commerzbank-ës gjermane.

Karburanti dhe ngrohja do të shtrenjtohen gjithnjë e më shumë

Këto rritje të vrullshme të çmimeve të lëndëve të para dhe shqetësimi për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës çuan në rënien e kursit të aksioneve në bursë. Pas humbjeve të rënda në tregjet aziatike, edhe bursat në Europë e nisën javën me minuse të forta. Indeksi gjerman i aksioneve, DAX, ra me gati pesë përqind duke shënuar vlerën 12.438 pikë. Gjatë së hënës megjithatë deri në mbylljen e bursës pati disa rritje të lehta me vlera të përkohshme në plus. Ngjashëm u zhvillua edhe tregtimi i Eurostoxx, që në minutat e para të bursës ra me 3,7 përqind, por më pas pati një ripërtëritje të lehtë të kursit. Depozituesit po i drejtohen tani arit: çmimi i një ons troje për herë të parë qysh nga vera 2020 ka arritur në më shumë se 2000 dollarë, për shkak të dobësimit aktualisht të euros, çmimi i arit është rritur si asnjëherë më parë. “Ne ndodhemi në fillimin e një rendi të ri të ekonomisë botërore”, kështu i shpjegon reagimet e tregjeve të financave Robert Halver, strateg i tregjeve të kapitalit në Baader Bank.

Në përgjithësi ekonomia në Gjermani dhe në Europë do të prodhojë dukshëm më pak për shkak të mungesave dhe çmimeve të larta. Krahas rritjes së kostove të energjisë edhe dëshira për konsum do të bjerë, vërejnë ekspertët. Gjermania është e varur fort prej importit të energjisë dhe tregtisë botërore.

Rritja e çmimeve të lëndëve të para do të përshpejtojë dukshëm dhe inflacionin. Në të gjithë hapësirën e zonës së euros për të gjithë vitin inflacioni mund të rritet me pesë përqind, beson Christian Kahler, strateg i bursës në BZ Bank. Kësisoj Banka Qendrore europiane ndodhet përballë dilemës: Ajo është në fakt e detyruar për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Pra a do të vendosë ajo në mbledhjen e së enjtes për normalizimin politiko-monetar? Kjo nënkupton që të luftohet inflacioni, por nga ana tjetër do të dobësohej edhe më tej ekonomia duke çuar në recesion. Gjendja sipas ekspertëve është ekstremisht kërcënuese. Tregjet europiane të aksioneve që nga fillimi i vitit kanë humbur 20 përqind. Për aq kohë sa nuk mund të ketë shenja stabiliteti, kurset do të jenë në rënie./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin