"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Lufta në Ukrainë: Premier League ndërpret transmetimet në Rusi…
8 March 2022, 19:56Nga DOSJA
ANGLI – Premier League mori vendimin të martën për të ndaluar transmetimin e kampionatit anglez në Rusi. Një zgjedhje që i bashkohet listës së gjatë të veprimeve simbolike të ndërmarra nga autoritetet e futbollit europian
“Premier League dhe klubet e saj kanë marrë sot (e martë) njëzëri vendimin për të pezulluar marrëveshjen tonë me transmetuesin rus Rambler (Okko Sport) me efekt të menjëhershëm”,- deklaroi organizatori i kampionatit anglez të futbollit në Premier League.
Shuma e kësaj kontrate llogaritet në 6 milionë paund (7.2 milionë euro), një pikë uji nga 1.3 miliardë paund (1.5 miliardë euro) që ka përfituar Premier League nga transmetimi i ndeshjeve të saj jashtë vendit për periudhën 2019/2022.
Rambler, i cili mban të drejtat ruse për sezonin aktual të Premier Leagues, është një degë e Sberbank; ndeshjet transmetohen në platformën e transmetimit Okko, Match TV, në pronësi të gjigantit energjetik “Gazprom”, që fitoi kontratën edhe për gjashtë sezonet e ardhshme.
Premier League, e cila udhëhoqi protestat e solidaritetit në ndeshjet e javës së 28-të fundjavën e kaluar, do të dhurojë 1 milion £ (1,2 milion €) për të mbështetur popullin e Ukrainës, nëpërmjet shoqatës së Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC), e cila ofron ndihmë humanitare “drejtpërsëdrejti për ata që kanë nevojë”,- saktëson subjekti.
Federata Angleze e Futbollit (FA) mori të njëjtin vendim, duke penguar kështu transmetimin në Rusi të çerekfinaleve të FA Cup, të kontestuar këtë muaj. Liga angleze e futbollit (EFL), e cila menaxhon të drejtat për divizionet 2 deri në 4 të futbollit anglez, ka tërhequr gjithashtu aksesin në transmetimet në vend për divizionin e dytë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar miratoi vendimin e Premier League përmes ministrit të saj të sportit, Nigel Huddleston, i cili tha se sporti duhet të luajë rolin e tij në përgjigje të veprimeve “barbare” të kryera nga Vladimir Putin.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MEKSIKE – Drejtësia meksikane njoftoi të martën arrestimin e dhjetë personave, si pjesë e hetimeve të hapura, pas përleshjeve të dhunshme të shtunën, ku u...
SPANJE – Qielli po pastrohet mbi Paris SG. Skuadra e Mauricio Pochettinos u stërvit e plotë të martën në stadiumin “Santiago-Bernabeu”.I dëmtuar në këmbën...
ZVICER – Prokuroria zvicerane nuk po dorëzohet. Në të kundërtën, pavarësisht nga humbja e pësuar në shkallën e pare në vjeshtën e vitit 2020, Prokuroria P...
ITALI– Juventus ka gjetur vazhdimësi në rezultate edhe falë soliditetit të gjetur nga ana e mbrojtjes, dhe tani mund të ëndërrojë të futet në garë për tit...
ITALI- “Duke udhëtuar për në Bolonjë”, Luigi Samele ia del: medalja e parë e Italisë në aventurën e Tokios, me argjendin në përdorimin e shpatës, arriti të sjel...
ANGLI- Robert Lewandowski i jep fund partneritetit me Huawei. Lojtari i Bayern Munich e Polonisë prishi marrëveshjen me kompaninë kineze të teknologjisë pasi u ...
ANGLI- Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të ketë marrë fund tashmë pas vetëm një sezoni. Në Angli duket se nuk kanë dyshime: mes CR...
ITALI – Ashtu si Interi dhe Roma, edhe Juventusi është vënë nën objektivin e UEFA-s, në lidhje me pajtueshmërinë me parametrat e “Fair Play” financiar.Kon...