"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Lufta në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plan për takim ose bisedë Biden-Putin
3 March 2022, 19:33Nga DOSJA
UASHINGTON – SHBA nuk ka ndërmend që të organizojë një takim ose telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin. Lajmi u dha nga zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki. Ajo theksoi se Biden është shumë i qartë për këtë vendim. Edhe pse SHBA konsideron se Rusia po pushton një vend sovran si Ukraina, Psaki theksoi se shteti amerikan nuk heq dorë asnjëherë nga diplomacia, por tani nuk është momenti i duhur për të zhvilluar bisedë ose takime mes liderëve.
“Nuk po planifikojmë ndonjë takim apo telefonatë mes tyre. Presidenti është shumë i qartë për këtë gjë. Por, do të kemi diskutime ndërkombëtare duke peshuar dhe rëndësinë e faktorëve. A mund të takohet Biden me Putin? Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë tani. Tani, Rusia po pushton Ukrainën, një vend sovran. Situata po përshkallëzohet me kalimin e ditëve. Nuk heqim dorë nga diplomacia, por tani nuk është momenti”, bëri me dije zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
UASHTINGON- SHBA do të lëshojë sanksione shtesë ndaj më shumë oligarkëve rusë. Këtu është një listë e atyre që do të sanksionohen në këtë raund, sipas një fletë...
UKRAINË- Olena dhe tre fëmijët e saj të vegjël janë strehuar në një bodrum në Kiev për të shmangur raketat ruse. Ajo thotë për Radio 5 Live se u ka mësuar ...
PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës më 3 mars unanimisht ka votuar Rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit ru...
LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar dy oligarkë të tjerë rusë. Bëhet fjalë për miliarderin rus të lindur në Uzbekistan, Alisher Usmanov, lidhjet ko...
UKRAINË- Një turmë e madhe u mblodh të mërkurën në rrugën për në Enerhodar, shtëpia e centralit bërthamor të Zaporizhzhias, duke bllokuar trupat ruse të hy...
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha sot se zbatimi i një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë është një vendim që i përket NATO-s, por...
Një raport i “The Royal United Services Institute” (RUSI), një think-tank i njohur në Britaninë e Madhe, shpjegon se çfarë ndodhi me Putinin, bazuar në d...
BJELLORUSI– Negociatori rus, ligjvënësi nacionalist Leonid Slutsky foli lidhur me raundin e dytë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat u zhvill...