"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Nis raundi i tretë i bisedimeve midis dy delegacioneve Ukrainë-Rusi në Bjellorusi
7 March 2022, 15:30Nga DOSJA
UKRAINË– Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen ditën e sotme në orën 16:00 për një raund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armëpushimit mes tyre. Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë nisur për në Bjellorusi për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve.
Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.
“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia, i cili ka shtuar se Ukraina është e hapur për një diskutim më të gjerë, ku mund të përfshihen edhe shtete të tjera. Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi.
Është raportuar nga agjencitë lokale të lajmeve se delegacioni i Ukrainës ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve, pasi dy seancat e mëparshme nuk arritën të bënin ndonjë përparim drejt paqes.
Fokusi i bisedimeve do të jenë edhe një herë korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet e rënda ruse të qendrave të qyteteve vazhdojnë në jug dhe në lindje të vendit.
Një përpjekje e mëparshme për të krijuar korridore humanitare të shtunën u rrëzua kur armëpushimi dështoi.
SHBA- Disa zyrtarë të lartë amerikanë udhëtuan fshehurazi në Venezuelë gjatë fundjavës në një përpjekje për të shkrirë marrëdhëniet armiqësore me aleatin kryeso...
BRUKSEL– Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh në ditët në vijim, tha kryetar...
LONDËR- Kryeministri i Italisë u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të veprojnë me sanksione të shpejta kundër individëve dhe kompanive ruse ...
BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, tha sot në një deklaratë për mediat se ka zhvilluar një takim me kryemininistrin italian Mario D...
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se situata në Ukrainë po përkeqësohej çdo ditë e më shumë dhe se Franca do të vazhdojë të ushtr...
RUSI- Ndërsa bisedimet do të fillojnë mes negociatorëve rusë dhe ukrainas, një zëdhënës i Kremlinit ka një paralajmërim për Ukrainën. CNN shkruan që sipas zëdhë...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën ditore bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.Zelensky tha se pushtimi i vazhdue...