"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Macron: 14 shtete të BE arrijnë marrëveshjen mbi shpërndarjen e refugjatëve
25 July 2019, 14:59Nga DOSJA
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të hënë se të paktën 14 shtete anëtare të BE-së kanë nënshkruar “mekanizmin e solidaritetit” për caktimin e azil kërkuesve në bllok.
Njoftimi erdhi pasi ministrat e punëve të jashtme të BE dhe ministrat e brendshëm u mblodhën në Paris për të diskutuar se si të shpërndajnë migrimin në të gjithë BE-në në rast se një anije në vështirësi po kërkon të vendosë në Evropë dhe pasi Italia këmbënguli që BE-ja të trajtojë këtë çështje.
“Përfundimi i takimit të mëngjesit është se, në parim, 14 shtete anëtare, në këtë fazë, kanë shprehur pajtimin e tyre me dokumentin franko-gjerman,” u tha Macron gazetarëve.
“Unë mendoj se ende nuk kemi arritur qëllimin tonë, por ne kemi arritur shumë më tepër sesa kemi qenë më parë”, tha pas takimit shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas.
“Përpjekjet rreth shpëtimit në Mesdhe duhet të përfundojnë,” shtoi ai, duke thënë se ishte kërkuar një “koalicion i gatshëm.”
Ministrat kanë synuar të dalin me një mekanizëm që shmang situatat në Detin Mesdhe, ku anijet migrantë refuzohen në porte, pjesërisht sepse vendet pritëse e konsiderojnë të padrejtë, atëherë ata duhet të kontrollojnë të gjithë azilkërkuesit që vijnë përmes detit.
Presidenti francez tha më konkretisht se tetë vende të BE-së – Franca, Gjermania, Finlanda, Luksemburgu, Portugalia, Lituania, Kroacia dhe Irlanda kanë rënë dakord të ndajnë risistemimin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe.
Macron shtoi se gjashtë vende mbështetën në parim një plan franko-gjerman në bisedimet në Paris.
Por Italia nuk është pjesë e marrëveshjes së të hënën dhe ministri i brendshëm dhe zëvendëskryeministri, Matteo Salvini nuk morën pjesë në takim.
Në një koment të hënën në mbrëmje, Salvini tha se:”Italia nuk merr urdhra nga të tjerët dhe nëse Macron dëshiron të diskutojë mbi emigrantët, ai duhet të shkojë në Romë.”
UKRAINË- Ditën e sotme Ukraina ka konfirmuar se ka kapur një çisternë ruse në portin e Izmailit për përfshirjen e dyshuar në konfiskimin e tre anije...
Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka publikuar në Instagramin e saj disa video të një manjaku në Prishtinë.Në videot e publikuara nga Emina, një i ri nd...
GJERMANI – Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Evropën Perendimore, ku temperaturat po arrijnë kulmin duke kaluar 40 gradë celsius.Edhe Gjermania që njihet...
BRITANI E MADHE –Kryeminsitri i ri britanik, Boris Johnson i cili u konfirmua ditën e djeshme në detyrë nga Mbretëresha Elizabetë II, sot ka premtuar një ...
Azia Jugore- Disa ditë më parë kanë dalë raportet se në 132 fshatra në shtetin e vogël të Uttarakhand, në tre muajt e fundit, nuk ka lindur asnjë vajzë por ve...
Në Romë, kryeministri Giuseppe Conte u shpreh në mbështetje të një lidhjeje të diskutueshme hekurudhore midis Francës dhe Italisë.Do të ishte më e shtrenjtë të ...
Nurhat Soykan mendon, se tani ka ardhur koha që shteti të reagojë. Pasi vetëm në korrik ka pasur kërcënime me bombë kund...
Bota25 July 2019, 10:34
Kinë-54-vjeçarja, Li Yanxia, e cila dikur u përshëndet si një filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve, është dënuar me 20 vjet burg. Ajo u shpall fajtore...
Afganistan: Nga disa sulme që ka ndodhur në Afganistan kanë humbur jetën 50 persona.Mësohet se një shpërthim ka ndodhur në lindje të Kabulit më 25 korrik kanë l...