LIVE UPDATES
Bota

Macroni shton presionin ndaj Le Penit në debatin televiziv: Planet e tua shkaktojnë luftë

21 April 2022, 19:53 Nga DOSJA
Macroni shton presionin ndaj Le Penit në debatin televiziv: Planet e tua

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron kapërceu një pengesë të madhe në rrugën e rizgjedhjes me një qëndrim agresiv në debatin televiziv kundër kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, që sipas sondazheve arriti të bindë shumicën e shikuesve të votojnë për të, edhe pse ai ende shihet si arrogant. Ndër pikat që i dhanë Macronit epërsi ishte argumenti për lidhjet e Le Penit me Rusinë dhe për t’u hequr grave muslimane të drejtën për të mbajtur shamitë e kokës në publik.

Në përballjen e tyre të vetme përpara se elektorati të thotë fjalën e tij në balotazhin e së dielës, presidenti Macron u shfaq mjaft i vendosur. Ai argumentoi se një kredi që partia e Le Penit mori në vitin 2014 nga një bankë çeko-ruse e vë atë në një pozitë të papërshtatshme për t’u përballur me Moskën.

Emmanuel Macron tha gjithashtu se planet e kandidates kundër imigracionit për të ndaluar gratë muslimane në Francë të mbajnë shami në publik do të shkaktonin “luftë civile” në vendin që ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore.

Marine Le Pen, nga ana tjetër, u përpoq të tërhiqte votuesit që po luftojnë me çmimet në rritje mes pasojave të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ajo tha se ulja e kostos së jetesës do të ishte përparësia e saj nëse zgjidhet si presidentja e parë grua e Francës ndërsa e portretizoi veten si kandidate për votuesit që nuk mund të përballojnë jetesën.

Zakonisht një oratore e fuqishëm, Le Pen herë pas here u duk se e kishte të vështirë të gjente fjalët e përshtatshme dhe nuk kishte rrjedhshmëri në përgjigje. Në disa raste Le Penit i mungonte edhe ashpërsia e saj karakteristike. Le Pen ka kërkuar në këtë fushatë të zbusë imazhin e saj dhe të heqë etiketimin si ekstremiste, siç është shprehur prej kohe kritika për të dhe partinë e saj.

Në kontrast Macroni u shfaq veçanërisht i sigurt në vetvete, duke kaluar ndonjëherë në arrogancë – një tipar që kritikët e tij e kanë theksuar vazhdimisht. Ai qëndronte ulur me krahët e kryqëzuar teksa dëgjonte Le Pen të fliste. Isabelle Veyrat-Masson analiste në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore dhe e specializuar në komunikimin politik dhe median, thotë se Macroni ishte më i guximshëm dhe se Le Peni ishte më pak agresive se pesë vjet më parë.

“M’u krijua ideja se Marine Le Pen kishte marrë qetësues, ajo po fliste aq ngadalë, sa që të krijonte përshtypjen se kishte disbalancë mes zërit dhe figurëss. Macroni foli shumë më tepër se ajo, sepse foli për më shumë tema, kurse Le Peni foli ngadalë dhe shumë butë, duke krijuar përshtypjen se mikrofonat nuk ishin vendosur siç duhet. Ishte një ndjenjë e çuditshme. Por ndoshta ky ishte synimi i saj dhe ka të ngjarë të ketë fituar diçka, sepse nuk mund të akuzohej se ishte agresive, siç është cilësuar më parë. Por ajo humbi pikë në debat për mungesë të shpirtit luftarak, agresivitetit, dhe të qënurit e pranishme”.

Sipas një sondazhi, rreth 59% e atyre që e ndoqën debatin thanë se Macroni ishte më bindës. Kjo sugjeron se përballja gati tre orëshe nuk do të ndryshojë rrjedhën e zgjedhjeve, me Macronin që kryeson sipas të gjitha sondazheve të mëparshme.

Anketat e votuesve kanë treguar një zgjerim të epërsisë së Macronit ndaj Le Penit deri në 56% me 44%, që nga raundi i parë më 10 prill dhe analistët thonë se debati nuk ka gjasa të ndryshojë synimet e votimit në favor të Le Penit.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen emmanuel macron marine le pen

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin