LIVE UPDATES
Bota

Mafiozi turk Sedat Peker, që u strehua në Kosovë po trazon qeverinë e Erdoganit

27 May 2021, 06:12 Nga DOSJA
Mafiozi turk Sedat Peker, që u strehua në Kosovë po trazon

Pretendimet e një bosi të mafias, Sedat Peker, për korrupsion midis zyrtarëve të lartë të Turqisë kanë trazuar politikën turke dhe po kërcënojnë imazhin e qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan, e cila tashmë është duke u përballur me krizën ekonomike dhe pandeminë e COVID-19. Peker një kohë ka qenë i strehuar edhe në Kosovë.

Ai thotë se tani gjendet në Dubai dhe nuk ka ofruar asnjë fakt për akuzat e tij.

Përmes një sërë publikimesh të videove në rrjetet sociale, javët e fundit, Peker, ka bërë pretendime për korrupsion, trafik droge dhe fshehje të vrasjeve ndaj figurave të partisë në pushtet në Turqi duke thënë se ka pasur lidhje të ngushta mes zyrtarëve të lartë turq me persona të nëntokës, transmeton agjencia Asocciated Press (AP).

Pretendimet e tij kthehen dekada më parë në ngjarje dhe ai nuk ofron asnjë fakt për ato. Por, përmes monologjeve të tij që zgjasin me orë në videot e publikuara, ai e portretizon veten si një sinjalizues. Publikimet ndodhin në një kohë jo të favorshme për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit tashmë ka shënuar rënie të përkrahjes në bazë të hulumtimeve të opinionit, shkruan The Guardian.

Edhe pse mediave tradicionale turke – të cilat janë nën kontroll të plotë nga shteti – iu desh kohë të regjistrojnë shtatë episodet e videove të publikuara nga Peker në Youtube – nga 12 të premtuara në total – në platforma të ndryshme në internet, megjithatë, videot kanë arritur të kenë më shumë se 30 milionë shikime.

I ulur në një tavolinë në një dhomë hoteli, me një qafore ari rreth qafës dhe libra e shënime të vendosura me kujdes para tij, Peker ka folur për shumë tema dhe persona, duke ofruar dëshmi dramatike të krimeve të kryera në emër të zyrtarëve të zgjedhur, dhe duke përdorur terminologjinë ligjore, e cila po të analizohet mund të sinjalizojë se pretendimet e tij janë përpiluar në atë mënyrë që mund të ishin material për në gjykatë.

Hap pas hapi, mafiozi turk përmes rrëfimit të tij ka krijuar një pamje të bashkëpunimit të gjerë midis rrjeteve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë në Turqi.

Ai deri më tani e ka shënjestruar ministrin e Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu.

Në video, bosi i krimit të organizuar pretendoi se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me ministrin e Brendshëm Soylu, i cili, siç thotë, i ofroi atij informacione të sigurisë dhe e paralajmëroi për një hetim ndaj grupit të tij.

Peker gjithashtu pohoi se Soylu kishte kërkuar ndihmën e tij në një përpjekje për të mposhtur një grup rival brenda partisë në pushtet (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim). Në disa intervista televizive, Soylu, ka mohuar pretendimet.

Në videon e tij të fundit, Peker e ka akuzuar, Erkam Yildirim, djalin e ish-kryeministrit Binali Yildirim, se kishte udhëtuar në Venezuelë për të gjetur rrugët e mundshme të kontrabandës së narkotikëve. Ish-kryeministri, Binali Yildirim, e mohoi duke këmbëngulur se djali i tij, i cili udhëheq një kompani transporti, kishte udhëtuar në Karakas me një mision humanitar për të shpërndarë mjete dhe teste kundër COVID-19.

Bosi i mafias ka akuzuar edhe ish-ministrin e brendshëm, Mehmet Agar dhe djalin e tij Tolga Agar, një ligjvënës nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim. Peker pretendoi se Tolga Agar ishte përfshirë në përdhunimin dhe vdekjen e dyshimtë të një gazetareje kazake, Yeldana Kaharman. Ligjvënësi Agar i ka hedhur poshtë akuzat.

Peker ka thënë gjithashtu se një ish-nënkolonel dhe një zyrtar i lartë i shërbimit turk të inteligjencës (MIT) urdhëroi vrasjen e një gazetari turk qipriot më 1996.

Peker pretendon se ka qenë i përfshirë në krime, duke thënë se njerëzit e tij sulmuan zyrat e një gazete më 2015 dhe kërcënuan akademikë që kërkonin paqe në konfliktin e gjatë të Turqisë me partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të mërkurën (26 maj) se akuzat e Peker janë një komplot kundër Turqisë. Ai u zotua se do të luftojë bandat kriminale.

Erdogan tha se ai e mbështet ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu dhe ligjvënësin Yildirim.

Presidenti turk e quajti publikimin e videove si një “operacion dinak” ndaj udhëheqjes së tij dhe Turqisë.

“Ne do t’i shkatërrojmë këto lojëra dhe komplote. Ne do t’i ndjekim anëtarët e bandave kriminale kudo në botë”, tha Erdogan, në një fjalim drejtuar anëtarëve të partisë së tij në pushtet.

Peker, i cili besohet se jeton aktualisht në Dubai, nuk ka ofruar deri më tani prova për të mbështetur pretendimet e tij.

Opozita turke ka bërë thirrje që të hetohen pretendimet e Peker.

Ahmet Davutoglu, një udhëheqës i partisë së opozitës dhe ish-aleat i Erdoganit që kishte shërbyer si kryeministër nga 2014 deri më 2016, bëri thirrje për një hetim parlamentar të akuzave dhe vuri në dyshim mbështetjen e presidentit për ministrin Soylu.

“Nëse Presidenti Erdogan beson në pafajësinë e Soylu, ai duhet ta kishte thënë këtë në ditën e parë. Jo pas 25 ditësh”, tha Davutoglu.

Akuzat e mafiozit Peker ende nuk e kanë prekur “Vëllain Taip”, siç e quan ai presidentin. Por, shënjestrimi i rrethit të tij të ngushtë jep sinjale se Erdogani do të jetë objektivi përfundimtar.

“Çështja e legjitimitetit ose pozicionit të Peker nuk justifikon heshtjen ose pandëshkueshmërinë”, i tha AFP-së, Erol Onderoglu, përfaqësuesi i Turqisë për Reporterët pa Kufij.

Peker, 49 vjeç, ka mbajtur disa dënime me burg në Turqi.

Peker besohet se ishte arratisur nga Turqia vitin e kaluar pasi filloi një operacioni kundër grupit të tij.

Është e paqartë se pse bosi i mafias, i cili e ka mbështetur Erdoganin duke organizuar tubime politike në favor të tij dhe duke bërë kërcënime kundër kundërshtarëve të tij – është kthyer kundër qeverisë.

Peker pohon se ai u detyrua të flasë pasi gruaja dhe dy vajzat e tij u keqtrajtuan gjatë një sulmi të policisë në shtëpinë e tyre.

Radio Evropa e Lirë më 15 prill ka bërë një hulumtim në lidhje me të kaluarën e Sedat Peker dhe lidhjet e tij me Kosovën.

Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e 90-ta, në dy vjetët e fundit ka gjetur strehim edhe në Kosovë dhe vendet të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Peker e ka një leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë, e së fundmi, ai është pajisur edhe me një pasaportë të Maqedonisë së Veriut, me identitet të rremë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, disa herë është takuar me disa zyrtarë nga Kosova.

Në një shkrim të publikuar në muajin shkurt të vitit 2019, organizata Nordic Monitor e përshkruan Pekerin si personin më të fuqishëm të mafias turke. Nordic Monitor është një faqe lajmesh në internet dhe faqe përcjellëse, që drejtohet nga Rrjeti Nordik i Kërkimeve dhe Monitorimit me qendër në Stokholm. Kjo media mbulon lëvizjet ekstremiste fetare, ideologjike e etnike dhe grupet radikale, me një fokus të veçantë në Turqi.

Në vitin 1997, Peker u akuza për një vrasje që bëri që ai të largohej drejt Rumanisë, por pak muaj më vonë, një gjykata në Turqi e shpalli të pafajshëm.

Siç raporton BBC në gjuhën turke, një hetim i nisur kundër krimit të organizuar në fillim të viteve 2000, çoi në arrestimin e Pekerit pesë vjet më vonë.

Në fund të procesit gjyqësor, Peker u dënua me 14 vjet burgim për veprën penale “Formimi i një grupi të armatosur terrorist”, por dënimi iu reduktua dhe ai u lirua në vitin 2014.

Pas largimit nga Turqia, në dy vjetët e fundit, Peker gjeti strehim herë në Mal të Zi, herë në Shqipëri, herë në Maqedoni të Veriut e pjesërisht edhe në Kosovë, ku ende ka një leje të përkohshme qëndrimi me të cilën u pajis në vitin 2014.

Leja e tij e qëndrimit është valide deri më 29 dhjetor, 2021.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për herë të fundit Peker ka hyrë në territorin e Kosovës më 18 janar, 2021 dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë pas vetëm dy ditësh.

Mediat në Maqedoni të Veriut kishin raportuar se Peker ishte arrestuar të njëjtën ditë për shkak të shkeljes së lejes së qëndrimit dhe se ai ishte deportuar për në Kosovë.

Asokohe u raportua se Sedat Peker kishte shtetësi të Kosovës, gjë që u mohua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në muajin janar të këtij viti, përmes një reagimi, MPB-ja sqaroi se Sedat Peker nuk kishte nënshtetësi të Kosovës, por konfirmoi se ai ka një leje qëndrim të përkohshëm, me të cilën ishte pajisur në vitin 2014.

Radio Evropa e Lirë, më 12 prill, 2021, ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës disa pyetje sa i takon mënyrës së pajisjes me leje të përkohshme të qëndrimit, evidencat e hyrje-daljeve në territorin e Kosovës si dhe faktin nëse Peker po hetohet nga institucionet e Kosovës.

MPB-ja është pyetur gjithashtu nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut apo Turqisë kanë kërkuar bashkëpunim me Kosovën për të identifikuar vendndodhjen e Pekerit.

Ky institucion nuk është përgjigjur. Njëjtë ka vepruar edhe Prokuroria e Shtetit.

Në një përgjigje të shkurtër ka dhënë Policia e Kosovës. Ky institucion, më 13 prill, 2021, ka thënë se nuk mund të ndajë informacione për hyrje-daljet e Sedat Pekerit, pasi kjo sipas tyre, kjo bie ndesh me Ligjin e të dhënave personale.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Peker është takuar edhe me politikanë të atjeshëm. Fikrim Damka, udhëheqës i Partisë Demokratike Turke në Kosovës, tani ministër i Zhvillimit Rajonal, në të kaluarën ka pasur disa takime me Sedat Pekerin. Në internet gjenden disa fotografi në të cilat Peker shihet i shoqëruar nga ministri Damka.

Në njërin nga takimet që u zhvillua mes Pekerit dhe Damkës, i pranishëm ka qenë asokohe edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Yildiray Bayram, që po ashtu është pjesëtar i komunitetit turk në Kosovë.

Në vitin 2019, Peker ka vizituar edhe Komunën e Mamushës, komunë kjo që banohet kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit turk. Aty është pritur zyrtarisht nga kryetari i kësaj komune, Abdylhadi Krasniç.Gjatë një vizite tjetër në Kosovë, Peker, kishte takuar edhe kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.Në një reagim të tij, Suma kishte mohuar të ketë njohur apo pasur informacione për Sedat Pekerin para se ta takonte.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kosove sedat peker turqi kosove sedat peker turqi

Sondazh

Bota 26 May 2021, 20:32

COVID-19: Rusia fillon vaksinimin e kafshëve

MOSKË– Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit! Në mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar atë që tha se ishte vaksina e parë n...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin