LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Magjia’ në koncertin recital të Manjola Nallbanit, Zefina Hasani: Kur s’e humb një dashuri

18 May 2019, 18:40 Nga DOSJA
‘Magjia’ në koncertin recital të Manjola Nallbanit, Zefina

Postimi i plotë:

Kanë kaluar gati 22 vjet nga ajo nata kur, me një entuziasëm të çuditshëm, u ula në sallën e Pallatit të Kongreseve (atëherë na dukej si botë magjike), për të parë e dëgjuar, për herë të parë, një koncert recital, të njërës prej këngëtareve të mia të preferuara të atyre festivaleve në RTSH, që më kishin ngulur para televizorit të shtëpisë, çdo vit, me të njëjtën dëshirë: për t’i mësuar këngët e bukura, menjëherë, fjalë për fjalë e tingull për tingull.

Këngët e Manjola Nallbanit ishin pa diskutim ato që i dëgjoja pa fund, çdo herë. Ndaj në ato kohë lufte e çmendurie të ’97-ës, prerja e biletës dhe vajtja në atë recital ishte gjëja më e bukur që bëra. Ishte gjëja që do ta kisha bërë edhe 1000 herë të tjera.

E bëra edhe këtë herë. U ula në një tjetër kohë, në një tjetër sallë (të Qendrës Orthodokse), e sigurisht e tejngopur tashmë me evente artistike e koncerte, e megjithatë pata po atë entusiazëm të çuditshëm si të 22 viteve më parë. Sepse e dija ç’këngë do të shijoja, ato me të cilat nuk mërzitem kurrë së dëgjuari dhe kënduari. Sepse e dija sa do të më kënaqte prapë Manjola, me atë zërin e saj sa potent po aq dhe delikat e të ëmbël. E dija mbi të gjitha se në këtë recital të ri, pas një karriere të gjatë (gati 30 vjeçare), ajo do të sillte një koncept krejt të ri të të gjithë repertorit të saj artistik.

Dhe ashtu ndodhi. Këngët erdhën në një riorkestrim fantastik (nga Elton Deda, Enis Mullaj dhe Endri Muçaj), u luajtën nga një bandë muzikore tejet profesioniste dhe u kënduan ashtu siç Manjola nuk i kish kënduar kurrë ndonjëherë. Ose dukej kështu ndoshta sepse repertori i saj po përcillej pothuajse i gjithi i ripërtërirë dhe se edhe ajo vetë po e shijonte si të tillë.

Sa më shumë shijonte ajo, aq më shumë ekzaltoheshim ne përballë saj, në çdo herë që ndryshonte trajtat nga muzika klasike e opereta, tek këngët popullore e tek ato, të preferuarat e mia, këngët e muzikës së lehtë… “Përse të dua”, “Udhëtoj i menduar” e sigurisht e gjithëpushtetshmja “Kur e humba një dashuri”.

Sa më shumë shijonte ajo, aq më shumë emocionoheshim ne përballë saj, kur miqtë e ftuar (Aurela Gaçe, Eli Fara, Katriot Tusha e Shkëlzen Jetishi) në skenë i puthnin duart dhe i shprehnin konsideratën dhe dashurinë për gjithçka ajo i ka dhënë publikut në gjithë këto vite.

Sa më shumë shijonte ajo, aq më shumë unë ndjeja se pas koncertit të “3 muskëtjerëve” (Elton Dedës, Aleksandër Gjokës e Redon Makashit) në Pallatin e Kongreseve unë s’kisha shijuar dot kaq shumë, një natë si kjo, me muzikë 100 % të vërtetë, me nota në pentagrame, me tinguj, fjalë e zë. Mbi të gjitha me këngë, që për mua janë dashuri e vërtetë, që s’e humbas dot më.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz koncerti recital manjola nallbani zefina hasani koncerti recital manjola nallbani zefina hasani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin