LIVE UPDATES
Aktualitet

Manovrat në drejtësi! Ja si arriti Hajri të justifikoi pasurinë miliona euro

28 October 2021, 19:28 Nga DOSJA
Manovrat në drejtësi! Ja si arriti Hajri të justifikoi

TIRANË- Është data 3 shkurt e vitit 2020. Jemi në fshatin Pjezëz të Shijakut. Pamjet e forcave speciale të japin përshtypjen e një mobilizimi për neutralizimin e personave me rrezikshmëri. Në të vërtetë, në godinën e rrethuar nuk ndodhet askush. Por, po jepej një mesazh force nga shteti pas imazheve tronditëse të torturimit të shtetasit Jan Prenga në mjediset e këtij resorti. Pronari Altin Hajri, ishte ndër të dyshuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur sot e kësaj dite. Policia vendosi ta nisë pikërisht nga aty aksionin “Forca e Ligjit”, një aksion që synon sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar.

“Sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në ligjin special. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Ky është urdhri i drejtorit të Policisë Kriminale për sekuestrimin e resortit dhe karburantit në pronësi të Hajrit, bazuar në aktin normativ të operacionit Forca e Ligjit. Kërkesa u pranua në masën paraprake të dhënë nga gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Më pas, gjithçka rezultoi një blof. Gjatë shqyrtimit gjyqësor në shkallën e parë, resorti iu rikthye pronarit.

Gjykata e Apelit vendosi pushimin e çështjes, çka i ktheu përfundimisht kompleksin Altin Hajrit. Por, si arriti të justifikojë Hajri pasurinë me vlerë miliona euro? Ai paraqiti disa dokumente noteriale ku tregonte akumulimin e vlerave monetare nga shitja e tokave të familjes të përfituara nga ligji 7501. Gjykata pajtoi kontabilisten Shpresa Breçani si eksperte të jashtme për analizimin e raportit të ardhura-shpenzime. Breçani, njihet si ish-kontabiliste e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç në aferën e Porto-Romanos. Në analizën e saj Breçani arrin në konkluzionin se raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve të Altin hajrit është plus 18 milionë lekë të reja dhe ai i justifikon burimet e financimit të kompleksit. Megjithatë, bie në sy fakti se vlera e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të resortit

“Golden” vlerësohen 46 milionë lekë të reja. Pra, me këtë shumë në dukje modeste është vlerësuar ky investim gjigant që shihni i përbërë nga 3 godina luksi, pishina dhe lulishte…

“Këta mundohen sa më shumë të jetë e mundur, le të themi përmes manovrave të ndryshme pse jo përmes ndikimit në instancat e strukturave kundër pastrimit parave që të sigurojnë sa më shumë para të pastër në letra, me këto para të pastra shkojnë te gjykata ku ndodh pjesa tjetër e korrupsionit” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie.

“Të certifikohet të themi kriminaliteti tyre apo përfshirja në aktivitete të paligjshme, të certifikohet prodhimi i të ardhurave në këto aktivitete se kemi pas raste të perosonave që kanë bërë vrasje apo plagosje që jo detyrimisht hyjnë në ato vepra penale të prodhimit të të mirave materiale” u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi. Pas këtij aksioni të nxituar, pa përmbyllur një dosje të kopsitur me fakte, pronat e Hajrit konsiderohen të pastra përfundimisht duke kaluar një proces në sistemin e drejtësisë.

“Kjo është një lloj legalizimi të themi dhe ndërtime pa leje, i veprimit juridik. Pra nëse nuk provojmë fajësinë e personit, përfshirjen në aktivitet kriminal ku prodhohen të ardhura të konsiderueshme, për justifikimin e këtyre aseteve në një farë mënyrë krijojmë përshtypje e një padrejtësie që i bëhet subjektit dhe japin një lloj verdikti që me të drejtë sic e përmendët ju mund të konsiderohet gjë e gjykuar” u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri damir fazlliç jan prenga altin hajri damir fazlliç jan prenga

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin