LIVE UPDATES
Bota

Maqedoni e Veriut, koloneli denoncon diskriminimin ndaj shqiptarëve në ushtri

22 January 2022, 22:53 Nga DOSJA
Maqedoni e Veriut, koloneli denoncon diskriminimin ndaj shqiptarëve në

MAQEDONI E VERIUT – Reformat në administratën shtetërore të Maqedonisë së Veriut duhet të bëhen duke ndjekur parimet e Marrëveshjes së Ohrit të cilat janë ndjekur në hartimin e ligjeve të vendit. Megjithatë ende ka paqartësi kur është fjala për zbatimin e plotë në praktikë. Së fundmi, disa punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes njoftuan Zërin e Amerikës lidhur me ankesat e tyre për diskriminimi mbi baza etnike. Korrespondenti ynë Isak Ramadani bisedoi me njërin nga ta dhe me një zyrtar të lartë të Ministrisë, i cili i kundërshton këto akuza.

Muhaedin Bela, kolonel në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut dhe punonjës i administratës në Ministrinë e Mbrojtjes, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet në strukturat udhëheqëse ushtarake dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me ligjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Ai thekson se shqiptarët në këtë ministri por dhe në ushtri përballen me pengesa për sa i përket përparimit në karrierë. Ndërkohë, ka ngritur padi në gjykatë ndaj tashmë sh-ministres së Mbrojtjes dhe dy zyrtarëve të tjerë për diskrimin.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes nga 15 Këshilltarë Shtetërorë, vetëm 1 është shqiptar. Nga 18 udhëheqës të sektorëve, asnjë nuk është shqiptar. Nga 77 seksione, vetëm një është shqiptar. Nga 20 batalione, ose 13 batalione dhe 7 Qendra, vetëm 3 komandantë janë shqiptrarë. Përqindja në njësitë speciale është shumë e vogël; më duket tani është bërë rreth 4 për qind. Unë jam autor i Planit për përfaqësim të drejtë dhe të përshtatshëm të hartuar në periudhën 2012-2015 që parashikonte deri në 2015 të përfundojë gjithçka”.

Zoti Bela thotë po ashtu se në armatë, nga nëntë seksionet apo ndarjet specifike të Shtabit të Përgjithshëm si J-1 deri në J-9, siç njihen në terminologjinë ushtarake, vetëm një është shqiptar.

Por, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, në një bisedë me Zërin e Amerikës, thotë se pretendimet e zotit Bela janë të nxitura politikisht.

“Numri i Këshilltarëve (shtetërorë) nuk është 15 por është 5 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nga këta pesë, njëri është i njejti person, i cili na akuzon për gjoja diskriminim. Nga 16 udhëheqës të sektorëve 15 janë të plotësuar, të autorizuar dhe katër prej tyre janë shqiptarë”.

Megjithatë, duket se ka paqartësi rreth numrit të drejtuesve të sektorëve në MM. Në faqen e internetit të Ministrisë nga 18 emra që figurojnë, dy duket të jenë shqiptarë, teksa shumica e tyre në këto poste janë të autorizuar, që nënkupton ushtrimin e përkohshëm të detyrës. Zoti Bela thotë se është vepër penale emërimi i personave të autorizuar në krye të sektorit përderisa ka drejtues të pezulluar nga këto poste.

Zëvendës-ministri Hasani thotë se plotësimi i këtyre vendeve nuk varet vetëm nga vullneti politik, i cili ekziston, por edhe nga respektimi i rregullave dhe ligjeve; se Rregullativa ligore nuk lejon diskriminimin në baza etnike, ngaqë gjatë hapjes së konkursit, një mekanizëm për balancimin mbi baza etnike përcakton se sa prej konkurruesve shqiptarë duhet pranuar në punë dhe sa nga komunitetet tjera.

“Në konkursin e fundit për administratorë këtu në Ministrinë e Mbrojtjes, nga pesë të pranuar në punë, dy janë shqiptarë, dhe jo vetëm që janë shqiptarë, por janë edhe të përgatitur”, thotë ai.

Zoti Hasani shton se integrimi i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut në strukturat ushtarake të NATO-s flet për përkushtimin e vendit, sepse parimet e Aleancës, sipas tij, nuk lejojnë diskriminimin e çfarëdo lloji.

Ndërkohë, zoti Bela thotë se Ministria po bën pengimin e avancimit të personelit dhe ngritjet e gradave ushtarake të oficerëve. Ai i referohet Planit të miratuar në Parlament, i cili buron nga Marrëveshja e Ohrit e që parashikon ngritjen në 35% të përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, përkatësisht në 25% të shqiptarëve në Mbrojtje (MM) dhe ushtri:

“Sipas Kushtetutës, Ligjit të Mbrojtjes, Ligjit për Shërbim në Armatë, Strategjisë për Mbrojtje, parashihet që lëvizja, avancimi i etnive joshumicë të bëhet jo vetëm në mënyrë horizontale dhe kuantitative, por edhe në mënyrë vertikale dhe kualitative. Dhe ne kemi kuadër, ndoshta jo të mjaftueshëm, por shtrohet pyetja pse kjo nuk është bërë deri tani?”

Por, Zëvendës-ministri Hasani thotë se në bazë të strukturës dhe organizimit të Armatës shqiptarët në hierarkinë ushtarake përfaqësohen me 50 përqind dhe veç kësaj janë të përgatitur dhe të përgjegjshëm:

“Gradën gjeneral nuk ta jep as Ministri i Mbrojtjes, as dikush tjetër në Ministri, por e jep Kryetari i shtetit. Në hierarkinë ushtarake janë të radhitura katër komanda dhe atë: Baza e Logjistikës, e cila udhëhiqet nga një shqiptar (Muharrem Muharremi), Komanda e Operacioneve, një nga Top-1 në kierarkinë ushtarake udhëhiqet nga gjeneral Besnik Emini dhe janë dy njësi dhe komanda të tjera të cilat udhëhiqen nga ushtarakë të tjerë”.

Zoti Bela ka ndjekur në rrugë institucionale ankesat e tij, ndërsa ka njoftuar një sërë institucionesh të vendit dhe zyra ndërkombëtare për atë që ai i konsideron padrejtësi dhe diskriminim. Edhe punonjës të tjerë duke folur në kushte anonimiteti me Zërin e Amerikës, ankohen për parregullsi, diskriminim; për mosvlerësimin e kontributit të tyre në Ministrinë e Mbrojtjes, teksa kanë ngritur ankesa në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Koloneli Bela ka hedhur në gjyq tashmë ish-ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe dy përfaqësues të tjerë të Ministrisë. Padia është ngritur gati dy vjet më parë, por gjykatat nuk e kanë proceduar lëndën. Zyra e Avokatit të Popullit e cila është interesuar për rastin, ka marrë përgjigjen nga Gjykata Themelore se “zvarritja e procedimit të lëndëve që kanë të bëjnë me të drejtat në vendet e punës po bëhet për shkak të mungesës së gjykatësve”.

“Për dy vjet më janë caktuar katër seanca përgatitore (në gjykatë); asnjëra nuk është mbajtur, e nga ana tjetër më janë ndërruar pesë gjykatës”.

Zëri i Amerikës i kërkoi zonjës Sheqerinska që të prononcohej deri sa ajo ishte në detyrë, por nuk mori përgjigje nga zyra e saj.

Megjithatë, gjendja në armatë dhe në mbrojtje nuk mund të krahasohet me atë të një dekade më parë, kur shqiptarët vështirë arrinin deri tek gradat e larta në ushtri.

Ka pasur dy mininistra të Mbrojtjes në vitet 2011 – 2014, të cilët kanë qenë shqiptarë.

Zbatimi në praktikë i Marrëveshjes së Ohrit ka marrë kohë dhe jo gjithkund respektohet. Por nga ana tjetër, ka ngritur dukshëm shkallën e përfaqësimit të komuniteteve në institucionet shtetërore dhe publike, ndonëse nuk përjashtohen raste të padrejtësive.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut në nato maqedonia e veriut në nato

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin