LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja BE – Britani e Madhe: çfarë do të ndodhë tani

25 December 2020, 15:46 Nga DOSJA
Marrëveshja BE – Britani e Madhe: çfarë do të

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për një marrëveshje “historike” të tregtisë së lirë të enjten, një javë para fundit të periudhës së tranzicionit, që pasoi daljen e Britanisë së Madhe nga blloku.

Tani që u arrit marrëveshja, ajo duhet të kthehet në ligj. Parlamentet në Britaninë e Madhe dhe Evropë duhet ta ratifikojnë marrëveshjen. Por për shkak të hapësirës së shkurtër kohore, marrëveshja nuk do të ratifikohet plotësisht deri vitin e ardhshëm. Me fjalë të tjera, ajo do të zbatohet përkohësisht nga 1 janari.

“Procesi nuk ka mbaruar ende,” i tha DW të enjten David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe një gjerman me rrënjë skoceze.

Çfarë vjen për Britaninë e Madhe?

Qeveria britanike ka thënë se do të thërrasë deputetët përsëri në parlament më 30 dhjetor për të votuar për marrëveshjen. Deputetët janë ende duke pritur tekstin e plotë të marrëveshjes, për të cilën kryenegociatori i Mbretërisë së Bashkuar për negociatat e Brexitit, David Frost tha se do të publikohet së shpejti.

Ligjvënësit britanikë ka të ngjarë të jenë të pakënaqur me procesin e nxituar të miratimit. Legjislacione të rëndësishëm zakonisht duan muaj për të kaluar përmes parlamentit dhe përfshijnë një studim rresht për rresht.

Kryeministri britanik Boris Johnson ende mund të përballet me një revoltë nga Brexitasit në Partinë e tij konservatore në pushtet, nga ata që nuk mendojnë se marrëveshja ofron një shkëputje të mjaftueshme të pastër nga Brukseli.

Por ai ka një shumicë prej 80 vendesh në dhomën e poshtme të parlamentit, Dhoma e Komunave dhe partia Laburiste e opozitës ka thënë se do ta mbështesë marrëveshjen.

Lideri i Laburistëve, Keir Starmer tha se marrëveshja është e varfër, por është më mirë se sa pa marrëveshje fare.

Çfarë vjen për BE?

Komisioni Evropian ka vendosur t’ua dërgojë projektin e tekstit në 27 vendet e tjera anëtare të BE. Kryenegociatori i BE për Brexitit ka vendosur t’i informojë ambasadorët e BE të premten në një takim të jashtëzakonshëm.

Diplomatëve pritet t’u duhen dy ose tre ditë për të analizuar marrëveshjen. Shtetet anëtare duhet ta miratojnë rezultatin e negociatave të Brexit-it dhe zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes tregtare.

Për shkak të afatit të shkurtër kohor, parlamenti i BE nuk do të jetë në gjendje të ratifikojë plotësisht marrëveshjen deri vitin e ardhshëm.

Çfarë ndryshon më 1 janar?

Periudha e tranzicionit 11-mujor për largimin e Britanisë së Madhe nga BE do të përfundojë zyrtarisht. Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e tregut të bllokut ose bashkimit doganor dhe për këtë arsye nuk do të jetë e lidhur me rregullat dhe rregulloret e saj.

Sidoqoftë, marrëveshja e tregtisë së lirë, po të miratohet përkohësisht nga vendet anëtare të BE, garanton që nuk do të ketë dogana ose kuota për mallrat britanike dhe të BE që tregtohen midis të dy palëve.

Por bizneset megjithatë do të përballen me burokraci të re për importet dhe eksportet. Dhe meqenëse marrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe BE u arrit një javë para fundit të vitit, njerëzit dhe bizneset nuk kanë shumë kohë për t’u përgatitur për ndryshimet që vijnë më 1 janar.

Ndërkohë, qytetarët e Britanisë së Madhe dhe BE nuk do të jenë më në gjendje të gëzojnë lëvizjen e lirë për të jetuar, punuar dhe studiuar në të dyja zonat.

Britanikët që udhëtojnë në zonën pa viza të Shengenit të BE mund të qëndrojnë vetëm për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Shtetasit e BE mund ta vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar për deri në 180 ditë.

Cilat janë efektet afatgjata?

BE po hyn në ujëra të paqarta, me Britaninë e Madhe që bëhet shteti i parë i madh që largohet nga blloku.

Me marrëveshjen tregtare, Britania e Madhe do të gëzojë disa përfitime që kishte si anëtare e BE. Por largimi nga tregu i brendshëm i BE-së dhe bashkimi doganor padyshim që do të ketë një ndikim negativ në ekonominë e Britanisë.

Zyra e pavarur për Përgjegjësinë e Buxhetit (Office for Budget Responsibility) sugjeroi kohët e fundit që prodhimi i brendshëm bruto i Britanisë (PBB), në plan afatgjatë, do të jetë 4% më i ulët sesa do të ishte po të kishte qëndruar Britania e Madhe në bllok.

Por qeveria e Britanisë së Madhe thotë se si marrëveshja e re e BE, ajo ka lidhur marrëveshje tregtare me 58 vende ose territore të tjera.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johsnon brexit boris johsnon brexit

Sondazh

Bota 25 December 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin