LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja e Trump me talebanët, VOA: Biden përpiqet të shmangë fajin, mund të rinegocionte…

19 August 2021, 17:19 Nga DOSJA
Marrëveshja e Trump me talebanët, VOA: Biden përpiqet të

SHBA– Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump nënshkruante një marrëveshje paqeje me talibanët në shkurt 2020, vetë presidenti deklaroi me optimizëm: “mendojmë se do të jemi të suksesshëm në fund”. Sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo, pohoi se administrata “po shfrytëzonte mundësinë më të mirë për paqen në një brez”.

Tetëmbëdhjetë muaj më pas, Presidenti Joe Biden po e drejton vëmendjen tek marrëveshja e nënshkruar në Doha të Katarit, ndërsa përpiqet të shmangë fajin për marrjen e rrufeshme të Afganistanit nga talibanët. Ai thotë se marrëveshja e detyroi të tërhiqte trupat amerikane, duke krijuar terren për kaosin që përfshiu vendin.

Por marrëveshja nuk mund të përdoret si i vetmi justifikim. Ky dokument kishte një klauzolë që thoshte se SHBA mund të tërhiqeshin nga marrëveshja nëse bisedimet e paqes afgane dështonin. Kjo ndodhi, por Presidenti Biden vendosi t’i përmbahej marrëveshjes, megjithëse ai e shtyu tërheqjen e plotë nga maji në shtator.

Chris Miller, sekretar i mbrojtjes në detyrë në muajt e fundit të administratës Trump, hodhi poshtë idenë se zoti Biden i kishte duart e lidhura nga marrëveshja.

“Nëse (Biden) mendonte se marrëveshja ishte e keqe, ai mund ta kishte rinegociuar. Ai kishte plot mundësi për ta bërë këtë nëse dëshironte,” tha në një intervistë zoti Miller, zyrtar i lartë i Pentagonit për antiterrorizmin në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e Dohas.

Por, rinegocimi do të kishte qenë i vështirë. Presidenti Biden do të kishte mundësi të pakta presioni. Ai, ashtu si pararendësi Donald Trump, donte që trupat amerikane të largoheshin nga Afganistani. Tërheqja nga marrëveshja mund ta kishte detyruar të dërgonte mijëra ushtarë të tjerë në Afganistan.

Presidenti Biden e theksoi këtë të hënën, duke thënë në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë se nuk do të angazhohej për të dërguar më shumë trupa amerikane për të luftuar për të ardhmen e Afganistanit, ndërkohë që iu referua përsëri marrëveshjes së administratës Trump për të aluduar se rruga e tërheqjes ishte paracaktuar nga paraardhësi i tij.

“Zgjedhja që duhej të bëja, si presidenti i juaj, ishte ose të zbatoja atë marrëveshje ose të isha gati të kthehesha në luftën kundër talibanëve në mes të sezonit të pranverës,” tha zoti Biden.

Marrja e Afganistanit nga talibanët, shumë më shpejt se sa ç’e kishin parashikuar zyrtarët e secilës administratë, ka nxitur pyetje edhe nga disa zyrtarë të kohës së Presidentit Trump nëse kushtet dhe specifikimet e marrëveshjes, si dhe vendimet që pasuan, bënë sa duhet për të mbrojtur Afganistanin pasi ushtria amerikane u tërhoq.

Marrëveshja historike ishte gjithmonë një angazhim i rrezikshëm diplomatik që kërkonte një shkallë besimi te talibanët si një partner i mundshëm i paqes dhe u hartua megjithë skepticizmin që ushqenin afganët e lodhur nga lufta, të cilët i trembeshin humbjes së autoritetit në një negociim për ndarjen e pushtetit.

“Marrëveshja e Dohas ishte një marrëveshje shumë e dobët dhe SHBA duhet të kishte siguruar më shumë lëshime nga talibanët,” thotë Lisa Curtis, eksperte për Afganistanin, e cila ka shërbyer gjatë administratës Trump si drejtoreshë e lartë për Azinë Jugore dhe Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ajo e quan optimizëm të tepruar të besosh se talibanët mund të jenë të interesuar për paqe të qëndrueshme. Marrëveshja që rezultoi, tha ajo, anonte së tepërmi nga interesat e talibanëve dhe kontribuoi në minimin e autoritetit të Presidentit afgan Ashraf Ghani, i cili u arratis nga vendi të dielën dhe tani strehohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja bëri të mundur edhe lirimin e 5,000 të burgosurve talibanë pa marrë nga talibanët lëshime të ngjashme.

“Ata donin largimin e forcave amerikane dhe kërkonin ta merrnin vendin ushtarakisht. Talibanët besonin se mund ta arrinin këtë,” tha zonja Curtis. “Kjo ishte krejt e qartë”.

Marrëveshja kërkonte që SHBA të reduktonte forcat e saj nga 13,000 në 8,600 në tre deri katër muajt pasues dhe specifikonte që forcat e mbetura amerikane do të tërhiqeshin në 14 muaj, ose deri më 1 maj.

Presidenti Biden, në një intervistë për kanalin ABC të transmetuar të enjten, tha se ai u gjend përballë një afati të paracaktuar sapo mori detyrën: “A të deklaroj se do të qëndrojmë? Si mendoni ju, nuk do të na duhej të dërgonim shumë më tepër trupa?” Edhe pa marrëveshjen e administratës Trump, Biden tha: “do të isha përpjekur për të gjetur një mënyrë për t’i tërhequr trupat” dhe se “nuk ka moment të përshtatshëm për t’u larguar nga Afganistani”.

Marrëveshja përfshinte angazhime që pritej të bënin talibanët për të parandaluar terrorizmin, përfshirë detyrimet për të hequr dorë nga al-Kaida dhe për të mos i lejuar atij grupi ose të tjerëve që ta përdornin tokën afgane për planifikimin e sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të tyre. Megjithëse marrëveshja u kërkonte talibanëve të ndalonin ndërmarrjen e sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit, nuk u kërkonte atyre shprehimisht të dëbonin al-Kaidën ose të ndalnin sulmet ndaj ushtrisë afgane.

Marrëveshja i dha legjitimitet domethënës talibanëve, udhëheqësit e të cilëve u takuan me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, Mike Pompeo, i pari shef i diplomacisë amerikane që bënte një akt të tillë.Kishte gjithashtu diskutime se talibanët mund të vinin në SHBA për t’u takuar me Presidentin Trump.

Megjithatë, presidenti i mëparshëm Trump fliste me rezerva për perspektivat e marrëveshjes për sukses, duke paralajmëruar se do të përdorej forcë ushtarake nëse “ndodhin gjëra të këqija”. Zoti Pompeo nga ana e tij pat thënë se SHBA ishte “realiste” dhe “e matur”; e vendosur për të shmangur luftrat e pafundme.

Zyrtarët amerikanë e bënë të qartë në atë kohë se marrëveshja ishte e bazuar në kushte dhe nëse nuk arrihej një zgjidhje me negociata në bisedimet paqësore për të ardhmen e Afganistanit, do të anulohej klauzola për tërheqjen e trupave amerikane.

Një ditë para marrëveshjes së Dohas, një ndihmës i lartë i kryenegociatorit amerikan Zalmay Khalilzad tha se marrëveshja nuk ishte e pakthyeshme dhe “nuk ka asnjë detyrim për Shtetet e Bashkuara të tërheqin trupat, nëse palët afgane nuk janë në gjendje të arrijnë marrëveshje ose nëse talibanët tregojnë se nuk mund t’u zihet besë” gjatë negociatave.

Këto negociata ishin parashikuar të fillonin brenda një muaji nga nënshkrimi i marrëveshjes, por u vonuan mes mosmarrëveshjeve midis talibanëve dhe qeverisë afgane për lirimin e të burgosurve. Mes ngecjesh e ngërçes, negociatat nuk kishin dhënë ndonjë rezultat deri në kohën kur zoti Biden njoftoi vendimin e tij të tërheqjes në prill.

Zoti Miller thotë se ishte “qasja e duhur” dhe e nevojshme për të detyruar Presidentin Ghani në negociata. Ai shton se marrëveshja e Dohas ishte menduar gjithmonë të ishte “faza e parë” e procesit dhe se në pjesën tjetër SHBA do të përdorte fuqinë e saj për t’i bërë presion zotit Ghani që të negocionte mbi një marrëveshje të ndarjes së pushtetit me talibanët.

“Natyrisht, ai nuk ishte entuziast për këto terma, por do ta bënte, ose do të humbte postin,” thotë zoti Miller. “Ne do t’i bënim presion serioz për ta detyruar të arrinte marrëveshje me talibanët”.

E parë në retrospektivë, thotë zonja Curtis, SHBA nuk duhet të kishte hyrë në bisedimet e Dohas “nëse nuk ishim të përgatitur për të përfaqësuar interesat e qeverisë afgane. Ishin negociata të padrejta, sepse askush nuk po mbronte interesat e qeverisë afgane”.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin