LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kostelancik: Vitin e ardhshëm mund të mbajmë një konferencë

19 October 2019, 16:02 Nga DOSJA
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kostelancik: Vitin e ardhshëm mund

Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar, pas emërimit të Matthew Palmer si i dërguar i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe më pas edhe Richard Grenell, i dërguar presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai thekson se dy zyrtarët amerikanë do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjen e rifillimit të dialogut, nga i cili varet procesi i integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që Uashingtoni të organizojë një konferencë vitin e ardhshëm, me synimin për të finalizuar një zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: A jeni befasuar me vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për emërimin e zotit Grenell, si përfaqësues i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, vetëm një muaj pasi Departamenti i Shtetit mori vendim për emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor? ​

David Kostelancik: Jo, unë mendoj se kjo tregon vëmendje dhe mbështetjen afatgjatë për dialogun, nga ana e Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që ai të prodhojë rezultate, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Të dyja vendet janë mike dhe partnere të SHBA-së, dhe fakti që kemi një të dërguar të presidentit dhe një tjetër të Departamentit të Shtetit, të cilët për këtë çështje, shpenzojnë kohën dhe vëmendjen e tyre, mendojmë se është një gjë e mirë për procesin në përgjithësi, në mënyrë që ai në fund të japë rezultate.

Çfarë ka thënë Grenell në Beograd dhe Prishtinë?

Radio Evropa e Lirë: Në media dhe në publik, vizita e fundit e zotit Grenell në Prishtinë dhe Beograd është përmbyllur, mund të themi, me një vello të fshehtësisë. Unë do të thosha se ajo është shndërruar në një mister. Askush nuk e di se çfarë u tha zoti Grenell bashkëbiseduesve të tij në Prishtinë dhe Beograd. Mund të na jepni disa detaje?

David Kostelancik: Bisedimet e ambasadorit (Grenell), sikurse është rasti edhe me zotin Palmer, kanë qenë të organizuara në mirëbesim diplomatik. Por, mund t’ju siguroj se porosia e ambasadorit Grenell ishte që SHBA-ja, dhe ai si i dërguar i presidentit Trump, po përpiqen të ndihmojnë dhe lehtësojnë dialogun, pastaj që të sigurojnë palët se të dyja vendet e kanë vëmendjen, ndihmën dhe mbështetjen tonë. Por, mendoj se detajet e bisedimeve do t’i kuptojmë me kalimin e kohës, kur ato të kenë dhënë rezultate.

David Kostelancik: Është e mundur. Një mundësi të tillë e ka përmendur presidenti Donald Trump në letrën që u dërgoi liderëve të të dyja vendeve në fillim të këtij viti. Kjo është një mundësi, por tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të fillojë dialogu, dhe të dyja vendet të përparojnë në çështjet që qëndrojnë midis tyre.

Shpresojmë në heqjen e taksës

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Në cilat pozicione gjenden të dyja palët, aktualisht?

David Kostelancik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë rëndësi të madhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fakti që para disa javësh u mbajtën zgjedhjet në Kosovë do të thotë që ne të gjithë presim që të formohet Qeveria e Kosovës, për të sqaruar qëndrimin e saj në lidhje me angazhimin në dialogun me Serbinë. Ne jemi në kontakt me ato parti politike dhe përfaqësues të tyre, të cilët me gjasë do të formojnë Qeverinë e ardhshme në Kosovë, Përderisa po e bëjmë këtë, shpresojmë që Kosova të jetë e gatshme të ulet në tryezë së shpejti, të heqë tarifat për mallrat nga Serbia, dhe të fillojë përsëri një dialog me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Në këtë moment, mund të themi se ka sinjale pozitive dhe negative në drejtim të zhbllokimit të dialogut. Nga njëra anë, ekziston një gatishmëri nga ana e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, për të hequr taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nga ana tjetër, sidoqoftë, Kurti është plotësisht kundër diskutimit për ndryshim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është ideja kryesore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të presim?

David Kostelancik: Unë mendoj se gjëja themelore dhe më e rëndësishmja është rivendosja e dialogut dhe mendoj se është e rëndësishme – nëse zoti Kurti do të bëhet kryeministër i ri i Kosovës – që ai dhe të tjerët që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, të krijojnë një pozicion dhe qëndrim unik për atë që po ndodh.

Ne, gjithashtu, mendojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që tarifat për mallrat nga Serbia të hiqen, si hapi i parë që çon në rifillimin e negociatave. Por, në momentin kur taksa është hequr, i takon Serbisë dhe Kosovës të kalojnë nëpër të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të arrijnë një marrëveshje mes vete. SHBA-ja është e gatshme, si mike dhe partnere e të dyja vendeve, të ndihmojë dhe mbështesë procesin, por u takon të dyja palëve të vendosin se si do të duket marrëveshja.

Radio Evropa e Lirë: Nëse shikojmë pozicionin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian (BE) për këtë çështje ekzistojnë pikëpamje të ndryshme. Sa i përket BE-së, të theksojmë këtu Gjermaninë, ne kemi kundërshtim të plotë për korrigjimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa SHBA-ja,nga ana tjetër, e mbështeti atë diskutim dhe në një farë mënyre dha një “dritë të gjelbër” duke deklaruar se nuk ka asnjë linjë të kuqe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

David Kostelancik: Në këtë moment, nuk besoj se është fitimprurëse për ne të hyjmë në detaje. Ju keni të drejtë kur thoni se nga njëra anë ka pasur një diskutim për ndryshimin e kufirit, shkëmbimin e territoreve, dhe SHBA-ja shpreh qëndrimin se nuk do të kundërshtojë ndryshime të tilla. Në këtë moment, duke pasur parasysh që ky është një problem kompleks dhe i vështirë për të dyja palët, ne dëshirojmë që dialogu të fillojë sërish. Ne dëshirojmë që dialogu të fillojë dhe të dyja palët të fillojnë të diskutojnë se si ato shohin zgjidhjen e çështjeve, duke pasur parasysh që, krahas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, paralelisht ndodhë edhe mbështetja e fuqishme e SHBA-së për procesin.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që në gjysmën e parë të vitit 2020, Serbia dhe Kosova të përballen me një iniciativë të qartë dhe të drejtpërdrejtë të SHBA-së për një zgjidhje përfundimtare tëmarrëdhënieve Kosovë-Serbi. Më duhet të kujtoj një deklaratë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndoshta 10 muaj më parë, i cili tha se Serbia nuk do të bëjë asgjë, sepse po pret për një lloj iniciative nga Uashingtoni.

David Kostelancik: Është fakt që SHBA-ja e ka emëruar ambasadorin (Richard) Grenell si të dërguarin e Posaçëm presidencial, i cili u kushton kohë dhe vëmendje veprimtarive që lidhen me dialogun dhe negociatat midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA-ja, gjithashtu, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues të veçantë të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i cili është më i përqendruar në tërë situatën në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Grenell ofron ndihmën dhe mbështetjen e tij ndaj të dyja palëve, për të krijuar kushtet për rifillimin e dialogut.

Përsëri, fakti që ju keni vëmendjen e veçantë të dy profesionistëve me përvojë amerikane, të cilët janë të përqendruar në këtë sfidë, u jep të gjithëve një mundësi unike, një shans për të përparuar.

Dhe, siç thashë më herët, këndvështrimi ynë është që palët nuk duhet ta humbasin këtë mundësi, dhe se ato duhet të përfitojnë nga vëmendja e profesionistëve me përvojë për këtë sfidë. Hapi i parë është fillimi i procesit, pra fillimi i dialogut, dhe më pas të dyja palët të nisin shkëmbimin e mendimeve. SHBA-ja do të jetë atje për t’i ndihmuar dhe mbështetur ata në rrugën e tyre për të arritur një marrëveshje.

Marrë nga REL

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni david kostelancik marrëveshja kosovë-serbi david kostelancik marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin