LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Marrëveshja me Haxhinaston? KPK e shkarkoi prokuroren Sulaj, bilancin negativ

20 October 2021, 17:47 Nga DOSJA
‘Marrëveshja me Haxhinaston? KPK e shkarkoi prokuroren Sulaj,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e bazoi shkarkimin e prokurores Daniela Sulaj në mungesën e burimeve financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013. Në vendimi e zbardhur KPK thotë se kishte një mospërputhje mes deklarimeve të Sulajt për çmimin dhe sipërfaqen dhe dokumenteve të administruara nga Komisioni për këtë transaksion.

Trupa e kryesuar nga nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Etleda Çiftjan, vlerësoi se Sulaj rezultonte me një bilanc negativ prej 3.4 milionë lekësh në shtator të vitit 2013 kur ishte kryer kontrata e shit-blerjes, ndërsa duke llogaritur të gjithë vitin bilanci negativ zbriste në 1.9 milion lekë. Komisioni nuk i gjeti probleme Sulajt sa i përket hetimit të figurës. Problemet e gjetura në hetimin e dy dosjeve hetimore të pushuara për akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe një mjeku u cilësuan nga KPK si jo shkarkuese.

Prokuroroja Daniela Sulaj, e cila punonte sëfundmi si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka kundërshtuar gjetjet në kriterin e pasurisë dhe këmbëngul se diferenca është pasojë e kontratës së shit-blerjes së truallit në të cilën është vendosur një vlerë më e lartë, për shkak të kërkesave të ligjit. Sulaj po ashtu këmbënguli se kishte kryer hetimet në dy rastet e procedimeve për korrupsion.

Hetimi i pasurisë

Në vendimin e zbardhur të KPK hetimi i pasurisë ndaj prokurores Sulaj u fokusua te dy kontratat e shit-blerjes së një trualli. Siç del nga vendimi procesi ka filluar në vitin 2003 me një kontratë premtimi shitje për një sipërfaqe 333 metra me çmim 1.9 milion lekë dhe është përmbyllur në vitin 2013 me një kontratë shit-blerje për 450 metra katrorë truall dhe çmim 13.5 milionë lekë. Pasuria është blerë nga bashkëshorti dhe vëllai i tij. KPK i kaloi barrë prove Sulajt për të argumentuar diferencat në sipërfaqe dhe ato në çmim. Komisioni arsyeton se referuar dokumentacionit çmimi i blerjes ishte ai në kontratën e 2013 dhe se për këtë çmim Sulaj rezultonte me diferencë negative.

“Nga analiza financiare e kryer nga Komisioni në datën e blerjes së pasurisë subjekti dhe personi i lidhur me të rezulton se nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të paguar me burime të ligjshme vlerën 5,763,275 lekë, duke rezultuar me pamjaftueshmëri financiare në shumën prej -3,408,493 lekë për të përballuar blerjen e pasurisë në datën e blerjes”, thuhet në vendim.

Prokurorja siç del nga vendimi pretendoi se bëhej fjalë për të njëjtën pasuri dhe se çmimi i blerjes ishte paguar në vitin 2003. Ajo këmbënguli se në vitin 2003 kontrata kishte pasur të parashikuar se çmimi nuk mund të ndryshohej në të ardhmen dhe se në vitin 2013 kjo kontratë vetëm ishte formalizuar. Sulaj pretendoi se në formalizim noteri kishte këmbëngulur të vendoste si vlerë për transaksionin çmimin e referencës për zonën në këtë kohë dhe jo çmimin e shitjes të paguar që në vitin 2003.

Sulaj tha se kjo ishte bërë vetëm formalisht dhe se nuk kishte pasur pagesë ekstra për këtë pasuri. Ajo po ashtu arsyetoi se shtesa në sipërfaqe kishte ardhur nga rregullimi që i ishte bërë tokës pas blerjes për ndërtimin e dy shtëpive. Ajo tha se kishte një kontratë verbale mes palëve që për këtë shtesë të mos kishte pagesë ekstra.

Por në vlerësimin përfundimtarë KPK arsyeton se pretendimet e Sulajt dhe një deklaratë noteriale e shitësit që mbështet atë, janë deklarative dhe nuk rrëzojnë barrën e provës.

“Për sa më lart, si dhe bazuar në nenin 690 të Kodit Civil, sipas të cilit kontrata e lidhur ka forcën e ligjit për palët, trupi gjykues vlerëson se subjekti nuk arriti të provojë të kundërtën e barrës së provës në lidhje me blerjen e pasurisë truall prej 450 m2 (në pjesën takuese) pa paguar asnjë çmim për të”, thuhet në vendim.

Sipas Komisionit nuk u provua deklarimet e subjektit se sipërfaqja shtesë prej 117 m2 ishte marrë kundrejt të njëjtit çmim të paguar në vitin 2003. Në fund KPK tha se Sulaj rezultonte me diferencë negative në këtë transaksion dhe se deklarimi i saj për kriterin e pasurisë ishte i pamjaftueshëm

“Trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar blerjen e pasurisë truall në datën 02.09.2013 dhe investimin e kryer për shtëpinë e banimit në vitin 2013, sipas pikës 3 të nenit D të Aneksit të Kushtetutës dhe pikës 5 germa “b” e nenit 33 të ligjit 84/2016, duke rezultuar me pamjaftueshmëri financiare në shumën prej -3,408,493 lekë në datën e blerjes dhe për vitin 2013 në shumën – 1,911,246 lekë”, thuhet në vendim.

Dosjet me probleme

Në vendimin e zbardhur KPK shprehet se kishte veçuar nga hetimi profesional i prokurores dy dosje të përzgjedhura nga shorti. Dosja e parë siç del në vendim ka të bëjë me kallëzimin e një shtetasi britanik ndaj ortakut të tij shqiptarë të identifikuar nga KPK si E.D. Sulaj siç thuhet në vendim ka vendosur pushim të hetimeve për akuzën e mashtrimit, por KPK vë në dukje se shtetasi britanik në deklarimet e tij kishte ngritur akuza për pagesë ryshfeti ndaj një ish-ministri.

“Ka referuar midis të tjerave edhe disa fakte mitmarrjeje ku përfshihen zyrtarë të lartë si z. E.H, në lidhje me favorizimin për marrjen e licencës për krijimin e një resorti turistik në G të Kavajës”, thuhet në vendim”, thuhet në vendim.

Nga të dhënat e përmendura në vendim, në të cilin thuhet se zyrtari i lartë kishte qenë ministër i Jashtëm në vitet 2010-2011, rezulton se ish-ministri është Edmond Haxhinasto. KPK thotë se prokurorja këmbënguli se kishte kryer hetimin dhe se për akuzat e ngritura nga biznesmeni nuk ishin indicie të mjaftueshme. Sipas saj qoftë Haxhinasto dhe biznesmeni shqiptarë kishin mohuar akuzat për ryshfet dhe kishin pretenduar se takimet mes tyre ishin për shkak të njohjes.

Por KPK thotë se shpjegimet e subjektit nuk ishin bindëse.

“Subjekti nuk arriti të shpjegojë bindshëm në lidhje me kryerjen e veprimeve të plota hetimore për zbardhjen e fakteve penale të referuara në kallëzim për kryerjen e veprimeve korruptive nga funksionarë të lartë shtetërorë”, thuhet në vendim.

KPK shkon edhe më tej duke bërë të ditur se arsyet për hetimin e çështjes kishin qenë të qarta, pasi nga analiza e dosjes penale rezultoi se faktet e referuara nga kallëzuesi dhe ato të deklaruara nga shtetasit e marrë në pyetje konvergonin me njëra tjetrën. Sipas Komisionit në deklarime përmendeshin takime me funksionarë të lartë shtetëror “për favorizimin e marrjes së një licence për ushtrimin e aktivitetit turistik në fshatin G të Kavajës”.

Komisioni arsyeton se këto takime nuk kishin qenë të nevojshme, pasi për dhënien e licecës në këtë fushë parashikoheshin veprime të tjera.

Njëlloj Komisionit i rezultoi e pahetuar plotësisht edhe kallëzimet ndaj kirurgut kardiolog E.P. në dhjetor 2012, hetimi për të cilat ishte pushuar nga Sulaj. Në vendim nuk përmendet emri i kirurgut, por në Komisioni vë në dukje se në momentin e kallëzimit ai ishte “me detyrën e Shefit të Shërbimit të Kardiologjisë të QSUT-së “Nënë Tereza”. Të dhënat përkojnë me kohën kur këtë detyrë e kryente Edvin Prifti, i cili u arrestua në shkurt 2021 dhe është nën hetim nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas KPK Sulaj nuk rezulton të ketë kryer veprime hetimore për të identifikuar një infermiere që përmendej në kallëzim dhe as nuk e kishte marrë në pyetje këtë të fundit. KPK vë në dukje se kishte pasur zgjatje të afateve të hetimit, por nuk kishte pasur vendim për këtë zgjatje. Shpjegimet e prokurores nuk u gjetën të mjaftueshme nga Komisioni. “Duket se subjekti i rivlerësimit ka qenë pasiv për kryerjen e veprimeve të duhura hetimore”, thuhet në vendim, ndërsa theksohet se prokurorja nuk arriti të shpjegojë arsyet e zgjatjes së afatit të hetimeve.

Megjithatë Komisioni del në përfundimit se problemet e gjetura në dy dosje nuk çonin në vlerësim negativ për prokuroren në kriterin e profesionalizmit. “Gjetjet e konstatuara në lidhje me këtë çështje, nuk janë në atë masë sa të cenojnë nivelin profesional të subjektit”, thuhet në vendim.

Në fund Komisioni arsyeton se Sulaj shkarkohej vetëm bazuar në pikën 3 të nenit 61 të ligjit për vetingun, për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet daniela sulaj vettingu daniela sulaj vettingu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin