LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrimet në Shqipëri, kujdes, rekordin e mban ndërtimi!

23 February 2019, 08:13 Nga DOSJA

Mashtrimi, si akt, është po aq i vjetër sa njerëzimi. Vitet e fundit, në Shqipëri janë shtuar rastet e kallëzimeve për skema të shumta mashtrimi, por ekspertët thonë që ka problematika në gjykim, ndaj të dëmtuarit nuk marrin dëmshpërblimin e tyre. Ndërsa në vitin 2017, veprat penale u rritën me më shumë se 40% se dy vite më parë, ekspertët ligjorë pohojnë rastet e fundit të mashtrimeve në 2018-n…

Nga Deada Hyka

Mashtrimi mund të jetë aq i vjetër sa vetë civilizimi. Veprimtaria mashtruese u përmend në Kodin e Hamurabit, që është kodi më i vjetër i njohur i ligjit që daton rreth vitit 1772. Arkeologët e sotëm shpesh zbulojnë monedha të falsifikuara nga qytetet të harruara tashmë. Për sa kohë që ka pasur mundësi, ka pasur mashtrues. Në fakt, në ditët e sotme, mashtrimi ndodh çdo ditë në mbarë botën. Disa kompani apo individë mendojnë se “nuk do të ndodhë me mua/ne”; të tjerë bëjnë kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze, duke u përpjekur të shmangin skema mashtrimi. Këto taktika dhe strategji janë të dobishme, por të kufizuara.

Sipas ekspertëve të fushës ligjore, individët dhe kompanitë duhet të krijojnë mjedise më të ulëta të rrezikut për mashtrime. Për ta bërë këtë, organizatat duhet të kuptojnë së pari mjedisin e tyre të korporatave – lidhjet mes njerëzve dhe vendit të tyre të punës – dhe kontrolle të qarta për natyrën e këtyre sistemeve.

Sot, në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, teknologjitë dixhitale që i mundësojnë biznesit të zhvillohet, gjithashtu ndihmojnë fshehjen e identiteteve dhe makinacioneve të njerëzve që e kryejnë atë biznes, duke i bërë mashtrimet më të sofistikuara dhe të përhapura. Ndikimi i mashtrimit – për bizneset, palët e interesuara dhe të gjitha ekonomitë – është rritur në mënyrë të ngjashme.

Në 2018-n, në Shqipëri ka pasur disa raste skemash mashtrimi. Më i fundit është rasti me agjencinë turistike, e cila mashtroi me bileta avioni dhe udhëtime, duke mbledhur më shumë se 12 mijë euro dhe pastaj, u zhduk. Më e hershmja, rasti i karburantit Gulf, i cili shiti një numër të konsiderueshëm tollonësh, me vlerë thuajse 5 milionë euro, ku u dëmtuan shumë qytetarë dhe biznese.

Avokatja Denisa Daka, anëtare e Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, thotë për “Monitor” se, në 2018-n, rastet e mashtrimit kanë marrë përmasa më të ‘frikshme’ se vitet e mëparshme. Sipas saj, jo vetëm që është rritur numri i kallëzimeve për shkak të mashtrimit, por edhe përfshirja e individëve ka qenë më e prekshme. Ajo pohon se janë shtuar rastet e mashtrimeve me ‘para borxh’. Duke mos pasur një kontratë të shkruar apo vërtetim noterial, individë të caktuar, duke u nisur nga miqësia, mashtrohen për shuma të konsiderueshme. Në raste të tilla, kallëzimi thuajse nuk përfundon kurrë në dyert e gjykatave për shkak të mungesës së provave mbështetëse.
Raste të tjera mashtrimi, sipas saj, ka pasur plot.

“Krimi i mashtrimit, kryer në shumë raste nga individë me precedentë penalë, po merr përmasa të frikshme në vend, duke kthyer në viktima apo të dëmtuar dhjetëra qytetarë. Në këto kushte, të mashtruar e të pashpresë pas kësaj, dhjetëra syresh trokasin çdo ditë në dyert e komisariateve a prokurorive të të gjitha rretheve gjyqësore për këtë qëllim. Vetëm gjatë 2018-s kemi pasur më shumë se 100 raste të tilla krahasuar me një vit më parë.

Veprat penale të mashtrimit, kryer në shumë raste në bashkëpunim, po zënë majën e piramidës prej disa vitesh në raport me veprat e tjera penale, ndërsa pasojat ligjore, morale, ekonomike, janë tejet të rënda për çdo familje e prekur nga ky fenomen.
Qytetarë të të gjitha moshave kallëzojnë dita-ditës, fakte të rënda e tronditëse në lidhje me mashtrimet e kryera ndaj tyre, nga ‘miq të familjes’ kryesisht, të cilët mjeshtërisht, përdorin të gjitha format për të përvetësuar disa para me çdo kusht prej cilitdo”, – thotë av. Daka.

Ajo shton, se shpesh këta ‘mashtrues’ nuk marrin dënimin, duke vazhduar skemat e punët e tyre me paratë që përvetësojnë në çdo rast, ndërsa për të dëmtuarit nis një tjetër kalvar vuajtjesh e peripecish, pasi mbështetja institucionale nga organet e drejtësisë për këtë qëllim, në shumë raste është e pakonsiderueshme.

Sipas ekspertes ligjore, situata është problematike pasi lindin vepra të tjera penale. Ajo argumenton se, individët e dëmtuar nga skemat e mashtrimit, me besim të ulët tek organet e drejtësisë, të tjerë individë të dëmtuar nga këto veprime kriminale, parapëlqejnë t’i zgjidhin privatisht këto probleme, duke menduar më pas si zgjidhje apo alternativë të vetme të zgjidhjes së problemit “vetëgjyqësinë”. Av. Daka shton se gjatë proceseve gjyqësore, ka parë shpesh njerëz në prag të vetëvrasjes nga ky shkak, për shkak të rrënimit ekonomikisht pas një skeme mashtrimi.

Mashtrimet, kryesisht kompanitë e ndërtimit

Një mori kallëzimesh për mashtrim depozitohen nga qytetarë të ndryshëm gjithashtu dhe në lidhje me veprimet e kundërligjshme që shoqëritë e ndërtimit kryejnë kundër tyre, të cilat në shumë raste, konsistojnë në tjetërsimin e pasurive të tyre tek të tretët, pa dijeninë e tyre, në mashtrim me ligjin. Këtë fakt e bën të ditur av. Daka, e cila thotë se janë shtuar shumë rastet e mashtrimit me rishitjet e apartamenteve në Tiranë.

Si funksionon kjo skemë? Avokatja shpjegon: “Teksa qytetarët që porosisin njësi shërbimi apo banimi pranë shoqërive të ndërtimit, pasi kanë shlyer të gjitha pagesat përkatëse presin të pajisen me certifikatë pronësie për pronën e tyre, bëhen të ditur më pas nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që apartamentet apo njësitë e shërbimit të cilat ata kanë blerë, janë shitur rishtas nga shoqëritë e ndërtimit të tretëve, e për këtë arsye nuk mund të jenë pronar të këtyre pasurive pas kësaj”. Ekspertja e fushës ligjore shpjegon më tej edhe një tjetër skemë që po ndodh dhe për të cilën ka pasur kallëzime të shumta.

“Në të tjera raste, administratorët e shoqërive të ndërtimit, vënë kolateral (apo garanci pasurore), ambientet e blera dhe kontraktuara nga qytetarët, (të cilat ende figurojnë në emër të shoqërive të ndërtimit), për marrjen e huave për interesa të tyre pranë institucioneve bankare, pa dijeninë e këtyre të fundit. Këto hua në shumë raste (me ndërgjegje të plotë) nuk shlyhen nga ana e këtyre të fundit, çka sjell si pasojë nisjen e procedurave përmbarimore për vjeljen e detyrimeve në favor të institucioneve financiare, duke vijuar me sekuestrimin e këtyre pasurive të qytetarëve në vijim.”

Avokatja sjell në vëmendje të tjera raste mashtrimesh që ka pasur në dyert e gjykatave: agjenci udhëtimi, që kanë përvetësuar paratë nga “udhëtimet imagjinare” që organizuan për shumë individë; zyra pune “fantazmë” që kanë përvetësuar paratë e individëve që aplikonin për punë, brenda dhe jashtë vendit; klinika e zyra shërbimi kanë mashtruar gjatë këtyre viteve qindra qytetarë me anë të veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë pasur kosto morale dhe materiale të konsiderueshme te të gjithë të dëmtuarit.

“Një kalvar përpjekjesh e vuajtjesh nis pas kësaj për secilin prej tyre, ndërsa sipas mundësive e pritshmërive këta të fundit kërkojnë ndihmë nga avokatët për të nisur procedurat ligjore, për t’iu drejtuar gjykatave a prokurorive për zgjidhjen e këtyre konflikteve, me një buxhet të rrënuar e të rënë moralisht. Për shkak të kostove të papërballueshme për shumë prej tyre, një pjesë e madhe tërhiqen duke u lutur me sy nga qielli që të ndodhë ndonjë mrekulli, ndërsa të pastrehë e në mes të katër rrugëve, kërkojnë ndihmë nga familjarët e tyre për të strehuar fëmijët e tyre posaçërisht”, – shpjegon av. Daka.

Sipas saj, organi i akuzës, në shume raste, i konsideron këto marrëdhënie si civile, paçka se ato janë haptazi veprime të kryera në mashtrim me ligjin. “Në të tjera raste, kur vlerësohet nga akuza nisja e çështjes penale, ndalimi apo arrestimi i këtyre personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, informacioni rrjedh, ndërsa këta mjeshtër mashtrimi ia dalin të largohen me qetësi nga Shqipëria, duke marrë njëkohësisht me vete të gjitha paratë e pasuritë e tyre, duke lënë në qiell të hapur qytetarët me të cilët patën një marrëdhënie të posaçme financiare a kontraktuale, të cilët prisnin konform ligjit të kishin strehën e tyre pas blerjes së këtyre ambienteve. Ndërsa në gjykatat civile, proceset zgjasin me vite, qytetarët apo të dëmtuarit të gjithë së bashku, humbin pas kësaj çdo shpresë apo mundësi për të rimarrë paratë e tyre a mundësinë e blerjes së një strehe tjetër në një kohe të shkurtër”, – shpjegon avokatja, e cila shton që në të shumtën e rasteve, qytetarët nuk arrijnë t’i marrin paratë e tyre.

Rastet

Raste mashtrimesh që ka pasur në dyert e gjykatave në 2018-n: agjenci udhëtimi, që kanë përvetësuar paratë nga “udhëtimet imagjinare” që organizuan për shumë individë; zyra pune “fantazmë” që kanë përvetësuar paratë e individëve që aplikonin për punë, brenda dhe jashtë vendit; klinika e zyra shërbimi kanë mashtruar gjatë këtyre viteve qindra qytetarë me anë të veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me ligjin, shoqëri ndërtimi kanë mashtruar me rishitjen e pronave te të tretët, duke krijuar amulli të cilat janë raste të pazgjidhura në Gjykata.

Veprat e mashtrimit ndër vite

Vepra penale Mashtrim, parashikohet nga Kodi Penal në kreun e krimeve kundër pasurisë dhe të sferës ekonomike. Ligji Penal parashikon 19 figura veprash penale të konsideruara Mashtrime. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, mesatarisht çdo vit, janë proceduar 204 çështje gjyqësore, me rreth 215 autorë të dënuar për grupin e veprave Mashtrime. Sipas të dhënave të tre viteve të fundit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në total, vepra penale të konstatuara se i përkasin fushës së mashtrimeve, vitin e shkuar arritën mbi 1 mijë të tilla. Sipas shifrave, krahasuar me 2015, ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 40.3% të numrit të veprave penale të konsideruara mashtrime. Ekspertët e fushës ligjore raportojnë, se ndonëse ende nuk ka shifra totale për numrin e këtij viti, çështjet në Gjykatë të bëjnë të mendosh për një rritje të numrit të tyre, krahasuar me një vit më parë.

Në botë…

Globalisht, keqpërdorimi i pasurive përfaqëson shumicën e veprimtarisë mashtruese, që përfshin gati 85% të rasteve të përgjithshme të mashtrimit në punë në vitin 2013, me një kosto mesatare prej 130,000 dollarë për rast. Mashtrimi i pasqyrave financiare ishte më i rrallë – vetëm 9% e rasteve të raportuara kishin keqinformime financiare – por në këto raste, humbja e vlerësuar për incident tejkalonte 1 milion dollarë. Interesant është fakti se, dy ose më shumë nga këto lloje të mashtrimeve ndodhën së bashku 30% të kohës. Sipas raportit të ACFE, agjencia amerikane e zbulimit të mashtrimeve, sektorët më të prekur nga mashtrimet janë bankat / financat, qeveria dhe administrata publike, si dhe prodhimi; brenda këtyre sektorëve, industritë e pasurive të patundshme, minierave dhe naftës dhe gazit kanë raportuar humbjet më të mëdha mesatare. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se mashtrimi ndryshon sipas rajonit. Ndërsa mashtrimi (deklarata financiare) është më i zakonshmi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në ekonomitë në zhvillim si ato në Amerikën Latine dhe Azi, korrupsioni është i përhapur.

Prandaj, kompanitë që operojnë në juridiksione të shumëfishta duhet të marrin në konsideratë dallimet rajonale kur krijojnë strategjitë e tyre kundër mashtrimit. Me fjalë të tjera, nuk ka një qasje të vetme për të luftuar mashtrimin. Sidoqoftë, aq sfiduese sa kjo mund të jetë, zhvillimi i një qasjeje të përshtatur është vendimtar. Në studimin më të fundit të ACFE, më shumë se gjysma e kompanive që raportonin mashtrim nuk kishin mbuluar asnjë nga humbjet e tyre dhe vetëm 14% kishin arritur të përfitonin një dëmshpërblim.

Burimi: Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrimet 2018 sektori i ndërtimit mashtrimet 2018 sektori i ndërtimit


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin