LIVE UPDATES
Bota

Mbledhja e parë e qeverisë në Kosovë/ Kurti publikon fjalimin e plotë: Prioritet menaxhimi i pandemisë

23 March 2021, 12:44 Nga DOSJA
Mbledhja e parë e qeverisë në Kosovë/ Kurti publikon

KOSOVË-Qeveria e re e Kosovës, ka zhvilluar ditën e sotme, mbledhjen e parë. Kryeministri Albin Kurti ka publikuar në Facebook, fjalimin e plotë që ka mbajtur në mbledhjen e qeverisë.

Kurti ka folur në lidhje me planet e qeverisë, ku ka treguar se prioriteti është menaxhimi i i pandemisë, për shkak të shifrave të larta të infektimeve.

Po ashtu,ndër të tjera ai ka thënë se duhet të punojë si ekip për të ecur përpara dhe se pret nga ministrat realizimin e planeve.

“Fjala ime e plotë në mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së Republikës së Kosovë.
Të nderuar zëvëndëskryeministra Bislimi, Gërvalla dhe Rexhepi, Të nderuar ministra të kabinetit qeverisës,Kjo është mbledhja e parë e Qeverisë së Republikës së Kosovës të zgjedhur mbrëmë, që mbahet më datë 23 mars 2021, mbledhje ceremoniale e cila shënon fillimin tonë të mbarë të punës së kësaj qeverie, e cila u votua dje, bazuar në vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme, të lira e demokratike të 14 shkurtit. Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, Së pari, urime për mandatet që keni marrë secili. Ju dëshiroj suksese dhe punë të mbarë. Po e fillojmë këtë mbledhje ceremoniale të qeverisë në një kohë të shqetësimeve të mëdha për qytetarët e si rezultat edhe i pritjeve të mëdha për punën e këtij kabineti tonë. Jemi ende në një krizë shëndetësore dhe ekonomike. Deri sot kemi mbi 83 mijë persona të infektuar dhe 1,776 të vdekur deri dje zyrtarisht. Vetëm në 24 orët e fundit kishim 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. Këto nuk janë thjesht numra dhe statistika por janë jetë njerëzish, janë familjarë, vëllezër e motra, prindër e gjyshër të cilët do të mungojnë në tavolinat e ushqimit në secilën shtëpi.
Andaj duhet të veprojmë me urgjencë që të ulim rastet e dhe të eleminojmë vdekjet e reja si rezutat i virusit Covid-19, por duhet të ketë plane të zbatueshme të cilat marrin parasysh shëndetin fizik dhe mendor të qytetarëve si dhe shëndetin e ekonomisë së vendit tonë. Balancimi i këtyre duhet të bëhet përmes një plani që duhet të hartohet me urgjencë nga ministria e shëndetësisë, e ekonomisë dhe ministrive tjera. Kërkohet punë konkrete dhe rezultate sa më të shpejta. Këtu do të punojmë si ekip, por rezultateti i këtij kabineti varet nga puna e secilit nga ju dhe ekipit që ju ndërtoni. Ju takon juve që problemet që janë brenda ministrisë tuaj t’i ktheni në projekte për zgjidhje. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë por do të ketë edhe veprim. Qytetarët presin punë dhe angazhim, përfaqësim të dinjitetshëm dhe udhëheqje përmes shembullit.
Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime për vendime konkrete të cilat i kemi identifikuar me vite e të cilat kërkojnë zgjidhje. Unë besoj në dijen dhe kapacitetet tuaja, por tash është koha që ju ta dëshmoni para qytetarëve se në pozitat që jeni vendosur, që jemi vendosur, jemi meritor. Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente në menaxhimin e pandemisë, duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por edhe të ndalim recesionin ekonomik duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimin. Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të performancës. Aty ku gjejmë shkelje të ligjit dhe performancë të dobët duhet të veprojmë shpejt në kthimin e ligjshmërisë por edhe në vendosjen e një menaxhmenti i cili ka aftësinë dhe vullnetin dhe vizionin që të kthejë ndërmarrjet publike në mbështetës të ekonomisë. Pres që në tavolinën time të vij urgjent si plani për menaxhimin të pandemisë po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike. Le të punojmë me nder dhe përgjegjësi. Të udhëhiqemi nga parimet më të mira, nga zotimet tona dhe nga interesat e qytetarëve, Të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë, dhe le t’i përvjelim mëngët e të fillojmë punët e mëdha që na presin neve dhe angazhimin e përditshëm që pritet prej nesh. Urime dhe suksese të gjithëve dhe secilit. Na priftë e mbara. Ju faleminderit,”-ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Fjala ime e plotë në mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së Republikës së Kosovë.

Të nderuar zëvëndëskryeministra…

Posted by Albin Kurti on E martë, 23 Mars 2021

 

 

Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën, kreu i qeverisë: Ky është kapitull i ri, puna fillon tani!

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti krijohet qeveria kurti ne kosove albin kurti krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin