"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Komisioni për 25 prillin, 19 institucione dhe 24 zyrtarë japin llogari (Debatet)
18 October 2021, 13:25Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot. I DREJTUAR NGA Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike, ky komision nisi sot punën për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit që Partia Demokratike i konsideron masakër zgjedhore. Për tre muaj, ky komision do të verifikojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërndarjen e fondeve të tërmetit tragjik të vititn 2019, legalizimet gjatë fushatës elektorale si dhe punësimet në administratë po gjatë kësaj periudhe kohore. Sot janë caktuar edhe dy përfaqësuesit për rregulloren. Nga ana e opozitës është caktuar Ervin Salianji kurse nga ana e mazhorancës, Nasip Naço. Mes debatesh u vendos që rregullorja të miratohet në mbledhjen e radhës të Komisionit, përcaktuar më 20 tetor, kur do të bëhet edhe emërimi i Sekretarit. Puna e Komisionit Hetimor do të përfundojë në datën 12 janar 2022.
Mbledhja e sotme nisi me debate që në prezantimin e draftit nga kryetari Alibeaj. Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ky draft kishte nevojë për ndërhyrje dhe ndryshime që duheshin bërë dhe nuk mund të miratohej sot. Këto kritika, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i konsideroi tentative minimaliste për të gjetur alibi. Si përfundim Alibeaj u la dy ditë kohë dy anëtarëve të maxhorancës që të përpilonin një draft për ndryshimet në rregullore.
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se bazuar në ligjin përkatës asnjë prej anëtarëve zëvendësues nuk duhet të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe në asnjë mbledhje tjetër ku nuk është e nevojshme. Sipas Bardhit në total duhen 15 persona në mbledhje, ndërkohë që ishin 16 bashkë me anëtarin zëvendësues, Etjen Xhafaj. Pas Bardhit, e mori fjalën Alibeaj, i cili i dha të drejtë parafolësit. Ai e lejoi Xhafajn që të qëndronte në mbledhje por nuk i dha të drejtë të merrte pjesë në debate. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kërkuar që prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë edhe gazetarët.
Kreu i Komisionit Hetimor për 25 prillin, Enkelejd Alibeaj tha se do të kërkojnë informacione nga 19 institucione. Para të pranishmëve, ai shtoi se do të përdorin të gjitha metodat e hetimit përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse në mënyrë që të hetojnë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilësojnë një masakër zgjedhore. Gjithashtu Alibeaj tha se shumë prej zyrtarëve të lartë shqiptarë do të thirren për të dëshmuar në këtë komision. Bëhet fjalë për vetë kryeministrin Edi Rama, zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe shumë ministra të tjerë. Të gjithë do të pyeten në seanca të ndryshme mbledhjesh të këtij komisioni, por datat nuk janë caktuar ende.
Zyrtarët që do të merren në pyetje:
Edi Rama- Kryeministër
Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin
Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture
Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë
Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit
Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Arben Kraja- Kreu i SPAK
Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit
Artan Lame – Kreu i Kadastrës
Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t
Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit
Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike
Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile
Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike
Adrian Çela – Administrator i OSHEE
Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare
Besnik Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
TIRANË- Një protestues para kryeministrisë është shprehur se shteti është i korruptuar. Gjatë protestës së sotme që po mbahen për rritjen e çmimeve,...
TIRANË- Një protestuese para kryeministrisë ka ngritur një pyetje në lidhje me rritjen e çmimeve. Ajo ka kërkuar arsyen se përse shteti nuk mund të ...
TIRANË- Viti i ri akademik ka nisur me protesta për shkak të procedurës së vaksinimit që kërkohet. Në disa fakultete, studentët janë revoltuar sepse autori...
ELBASAN– Përsëri qytetarët e Elbasanit janë tronditur nga të shtënat me armë dhe një përballje mes një “fuoristrade” dhe disa makinave të policisë. Në të ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm për të mos pasur politikanë të lidhur me krimin e orga...
TIRANË– Katër rusët janë vrarë! Ky është vendimi që u mor nga Prokuroria e Kavajës, e cila ka nisur hetimet për vrasje. Menjëherë pas bërjes publike,...
TIRANË– Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se asnjë prej katër anëtarëve të familjes ruse që u gjetën të vdekur në ambientet e pishinës dimërore në n...
BERAT- Posteri i mëposhtëm është i protestës që do të mbahet ditën e nesërme në fshatin Samatic të Beratit. Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe do të bëhet në...