"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Mblidhet grupi i PD, debate mes Berishës e Alibeajt, mungon Basha
31 March 2022, 06:44Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot mbledhjen e parë me grupin parlamentar të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. E gjithë mbledhja që zgjati më shumë se një orë u shoqërua me debate të forta mes Alibeajt e liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, në mungesë të Bashës që zgjodhi të mos ishte prezent. Kreu i komanduar u shpreh se Berisha nuk duhet të ishte në mbledhje pasi është non-grata, ndërsa ish-kryeministri tha se të gjithë tashmë duhet të pranojnë realitetin që Gjykata i ka dhënë të drejtë Komisionit të Rithemelimit dhe tashmë ai do të jetë prezent në mbledhje.
Mes tyre ndërhyri dhe deputeti Ervin Salianji, i cili u shpreh se do të largohej nga salla nëse do të kishte përplasje të tjera. Përpara mediave, në fund të mbledhjes, Alibeaj këmbënguli në largimin e Berishës njësoj si Basha, jo si kusht, por si nevojë të ringjalljes së PD-së. Pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj e konsideroi një pushtim. Ai tha se gjuha linçuese e proceset që zhvillohen paralelisht nuk e çojnë partinë drejt bashkimit, por e ndajnë atë.
Deklaratën e Alibeajt, Berisha e konsideroi një gabim pasi tha se s’mund të krahasosh një fitues e një humbës. I pyetur se në cilën zyrë do të instalohet, Berisha tha se do jetë në një çfarëdo e jo domosdoshmërisht e kryetarit pasi tani partia nuk e ka një të tillë. Përsa i përket punimeve në seli, ish-kryeministri tha se nuk e ka idenë se nga ku burojnë paratë, por që do të pyesë dhe për diçka të tillë.
VLORË- Stuhi të forta ere kanë përfshirë një pjesë të vendit tonë duke shënuar dhe incidentet e para në Kuçovë ku si pasjë janv plagosur dy persona....
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi me deputetin e PD-së Tritan Shehun, të cilit i bëri thirrje të konsumojë produk...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të pandershme faktin që Opozita vijon të këmbëngulë se nuk është lufta mes Ukrainës e Rusisë shkaktare...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se sa të qeverisë Partia Socialiste në qeveri, taksat e naftës janë të palëvizshme. I ndodhur në Kuvend,...
LIBRAZHD– Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Librazhd. Mësohet se kamioni i kompanisë “Bana King”, ka përplasur rëndë një furgon. ‘...
TIRANË– Nëntë personat të vënë nën akuzë, për skandalin dhe abuzimin me koncesionarin e inceneratorit të Fierit janë lënë ditën e sotme në arrest me ...