LIVE UPDATES
Politike

VD-Me kë e ka? Rama: Ka kryebashkiakë që shkelin ligjin, do i çoja vetë në SPAK

7 May 2022, 08:36 Nga DOSJA
VD-Me kë e ka? Rama: Ka kryebashkiakë që shkelin ligjin, do i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, ku tha se do ishte ai vetë që do i çonte përpara drejtësisë dhe para Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në fjalën e tij, Rama tha se kryebashkiakët nuk ndihmonin as me bashkëqeverisjen dhe as me punë të tjera në komunitet, madje theksoi se në shumë raste shkelinin dhe ligjet. Ndaj bëri me dije se nëse SPAK nuk do të kishte qenë aq i anëshëm, do t’i kishte dërguar vetë para drejtësisë.


“Ministritë që janë më larg qytetarëve në raport me bashkitë e kanë mësuar se ankesave të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, duhet t’u përgjigjen në kohë. Bashkitë jo! Si ka mundësi? Është mundësi e jashtëzakonshme që të kesh këtë instrument dhe të kuptosh në kohë reale se cilat mekanizma nuk përgjigjen. Si është e mundur që të harxhohen orë dhe para për t’ju bërë telefona kryebashkiakëve për t’u thënë aman dhe derman? Ça do u thoni qytetarëve nesër? Me çfarë faqeve do vinë tek ne që të kërkojnë të jenë sërish kandidatë. Edhe për plehrat edhe për mospërgjigjet në bashkëqeverisje, edhe për shërbimet skandaloze, edhe për moszbatimin e ligjit , kusuret i mbajmë ne. I mban qeveria, grupi parlamentar. As ministrat dhe deputetët nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre që i kanë kthyer punën elektoratit, punës dhe ligjit deri në pika që janë për organe të tjera, jo për Asamblenë e PS dhe ligjit, për cilat arsye duhet të angazhohet policia, inspektorati, një forcë e madhe njerëzore për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet e kryetarëve të bashkive, se janë dëmet e tyre, ku sot ndërtohet pa leje tek dhe tuk në breg detin e Shqipërisë, sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra janë disa kryetar bashkie që vazhdojnë avazin e tyre,. Nëse nuk do të isha ende në pritje që SPAK të bënte punë më të mëdha, mbase do kisha qenë unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam sesi ia shtoj SPAK punët kur shoh punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është e shtrëmbëruar,“-shtoi Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Po si është e mundur që në mënyrë të përsëritur të harxhohen orë të tëra, të harxhohen dhe para për t’ju bërë telefonata kryetarëve të bashkive e për t’ju thënë “aman e derman” nga Agjencia e Bashkëqeverisjes, ndërkohë që sot Bashkëqeverisja është edhe ligj, është detyrim ligjor. Po çfarë do iu thoni, ata që do i përgjigjen kësaj pyetjeje se jo të gjithë për fat të mirë, çfarë do t’i thonë qytetareve nesër? Dhe me çfarë syri dhe faqe do vijnë tek ne që të kërkojnë të jenë serish kandidat, me cilin sy dhe me cilën faqe? Ndërkohë që, edhe për plehrat, edhe për mospërgjigjet në platformën e Bashkëqeverisjes, edhe për shërbimet nganjëherë skandaloze, edhe për moszbatimin e ligjit    dhe indiferencën ndaj të rinjve të këtij lloj tipi kryetari bashkie që për fat të keq është pjesë e familjes së kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste, kusuret i mbajmë ne! Kusuret i mban qeveria, kusuret i mban grupi parlamentar, kusuret i mban Partia Socialiste këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës.

Ndërkohë që, as ministrat, as deputetët nuk kanë mundësi dhe po të duan që të bëjnë punën e atyre kryetarëve te bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, që i kanë kthyer kurrizin Partisë Socialiste, që i kanë kthyer kurrizin ligjit. Deri në pika, të cilat janë për organe të tjera, jo për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Po për cilën arsye duhet të angazhohet Policia e Shtetit, duhet të angazhohet Inspektorati Kombëtar i Territorit, duhet të angazhohet një forcë e tërë njerëzore, duhet të angazhohen fonde për naftë, për mjete, për spostime, për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet që bëjnë kryetarët e bashkive? Sepse janë dëme të kryetarëve te bashkive personalisht, kur sot e gjithë ditën ndërtohet pa leje tek dhe tuk dhe ku? Në bregdetin e Shqipërisë, aty ku policia e shtetit ka kohë që është angazhuar me një program dhe ku Inspektorati Kombëtar ka kohë që është angazhuar, duke bërë prishje pas prishjesh, pastrime pas pastrimesh dhe sapo kthen kurrizin policia dhe inspektorati nga qendra, janë disa kryetare bashkish bashkë me disa policë lokalë që vazhdojnë avazin e tyre.

Është e paimagjinueshme  kjo! Dhe nëse nuk do isha ende në pritje që SPAK-u të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosi një rend prioritetesh këtë vend mbase do kisha qenë unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam sesi ja shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca, jo në aspektin politik, po në aspektin e së drejtës, është ende shumë e shtrembëruar.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin