"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Më në fund, Freiburg ankohet kundër Bayern, luajti me 12 lojtarë!
5 April 2022, 05:08Nga DOSJA
GJERMANI – Freiburg më në fund vendosi të paraqesë një ankesë, pasi Bayern Munich luajti në 12 për rreth 20 sekonda të shtunën. Nëse trajneri i Fribourgut, Christian Streich, nuk i kushtoi rendësi këtij fakti, klubi i tij vendosi të hënën të apelojë në Federatën Gjermane.
Në një njoftim për shtyp, të publikuar në rrjetet e tij sociale, klubi e ka justifikuar këtë vendim të marrë pas një “reflektimi intensiv”.
Bëhet fjalë për “krijimin e mundësisë që një gjykatë të vlerësojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve që kanë lindur me këtë gabim nga Bayern Munich, në aspektin e ligjit sportiv” dhe “të mbrojë të drejtat e klubeve të tjera që mund të gjenden në situata të ngjashme në të ardhmen”.
Një humbje në tavolinë për Bayernin? Kujtojmë se ndeshja Freiburg-Bayern të shtunën u ndërpre për pesë minuta, para se të përfundonte, pasi bavarezët kishin luajtur me 12 lojtarë për rreth njëzet sekonda. Niklas Süle kishte hyrë në fushë pa u larguar asnjë lojtar i Mynihut.
Në origjinën e këtij episodi është Kathleen Krüger, zyrtarja e klubit të Mynihut, e cila i tregoi gjyqtarit të katërt numrin 29 për Kingsley Coman, një numër që francezi e mbante për një kohë të gjatë përpara se të zgjidhte 11 në verën e kaluar.
Tani Federata Gjermane e Futbollit do të duhet të vendosë për fatin e takimit që Bayern e fitoi lehtësisht (4-1). Në rast se rezultati do të vendoset në tavolinë, Freiburg (5) do të merrte tre pikë të çmuara dhe do të parakalonte RB Leipzig në renditjen e Bundesligës.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI – Këtë të hënë, Wayne Rooney ishte i ftuari i “Monday Night Football” në “Sky Sports”.E ndër temat e diskutuara gjatë emisionit, legjendës së “Old T...
PORTUGALI – Pesëdhjetë e gjashtë ndeshje të pamposhtur. Duke fituar këtë të hënë kundër Santa Clara-s (3-0), Porto barazoi rekordin në historinë e kampion...
FRANCE – Pas La Ligës spanjole, edhe Ligue 1 franceze, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje me fondin e investimeve CVC.Sheiku dhe presidenti Nasser A...
ITALI- Milan nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Bologna-s takim i vlefshëm për javën e 31-të të Serie A. Në “San Siro” u zhvillua një pjesë ...
ITALI- Momente tensioni në derbin e Italisë. Në takimin Juventus-Inter nuk munguan polemikat dhe sekondat e fundit të ndeshjes ankthi dhe stresi u ndjenë në sto...
BAKU– Metvei Petrov i sjell një tjetër medalje Shqipërisë nga kampionati Botëror i gjimnastikës që po zhvillohet në Baku. Atleti rus, i cili përfaqëson ku...