Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Pema u përzgjodh më 21 shtator nga përgjegjësi i ambienteve të jashtme të Shtëpisë së Bardhë, Dale Haney, në fermën e familjes Chapman.
SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka nisur zyrtarisht përgatitjet për festat e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, duke mirëpritur pemën tradicionale që do të zbukurojë rezidencën presidenciale gjatë sezonit festiv.
Një bredh rreth 5.5 metra i lartë, i ardhur nga një fermë në Wisconsin, mbërriti të hënën në Shtëpinë e Bardhë, i transportuar me një karrocë të tërhequr nga kuajt. Melania Trump doli përpara Portikut Verior për të pritur pemën, e veshur me një pallto të kuqe dhe të bardhë dhe këpucë me taka.
Gjatë ceremonisë, ajo pozoi për fotografi pranë bredhit dhe, e pyetur nga gazetarët për atë që ishte mirënjohëse, përmendi familjen dhe shëndetin. Ndërkohë, lidhur me përpjekjet e saj për të nxitur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, Melania u përgjigj shkurt: “Po punojmë për këtë”.
Presidenti Donald Trump nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së pemës. Bredhi i përzgjedhur është i llojit Concolor Fir dhe vjen nga ferma Silent Night Evergreens, në qytetin Endeavor të Wisconsin. Ai do të vendoset në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë, ku do të qëndrojë i dekoruar gjatë gjithë festave të fundvitit.
Pema u përzgjodh më 21 shtator nga përgjegjësi i ambienteve të jashtme të Shtëpisë së Bardhë, Dale Haney, në fermën e familjes Chapman. Fillimisht, ajo ishte rreth 9 metra e lartë, por u pre për t'iu përshtatur hapësirës ku do të vendoset.
Ferma fitoi të drejtën për të furnizuar Shtëpinë e Bardhë me pemën zyrtare të Krishtlindjeve pasi triumfoi në konkursin kombëtar të Shoqatës Kombëtare të Pemëve të Krishtlindjeve. Fituesi i këtij konkursi ka nderin të sigurojë pemën zyrtare për Shtëpinë e Bardhë çdo vit që prej vitit 1966./Dosja.al
Antonio Guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje shteteve anët...
Jassim Al Thani & Marco Rubio KATAR- Katari ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për të shmangur një përshkallëzim...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur rikthimin e Jensen Huang në pozicionin e drejtorit ekzekuti...
pamje SHBA- Jensen Huang është rikthyer në zyrat e Nvidia-s, ku është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga qindra punonjës,...
Jensen Huang SHBA- Rikthimi i Jensen Huang në krye të Nvidia-s është kthyer në një nga zhvillimet më të bujshme t&eu...
COP31 TURQI- Disa e kanë përshëndetur mungesën e konsensusit si një shenjë të një ndryshimi pozitiv, pavar&eum...
Jensen Huang dhe Donald Trump SHBA- Rikthimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik Nvidia shkaktoi një reagim të jasht&eu...
pamje ANGLI- Momente paniku janë regjistruar në zonën e Southall, në perëndim të Londrës, pasi një makinë doli ng...
Pamje FRANCA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në një shkollë të mesme...
Foto ilustruse BRUKSEL- Bashkimi Europian ka prezantuar paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, me synimin për të...