"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Merret vendimi! Bashkia Tiranë shtyn pagesat për taksat e bizneseve
6 April 2022, 17:36Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022. Vendimi ka kaluar në mbledhjen e zhilluar sot, ku gjithashtu është miratuar edhe shtyrja e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore deri në datën 20 maj 2022.
Gjithashtu Këshilli miratoi dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 korrik 2022. Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i mirëpritur për të gjitha bizneset.
“Më duket diçka e arsyeshme, edhe për faktin se me kostot e rritura të disa shpenzimeve, siç mund të jetë nafta apo shpenzime të tjera, i jep biznesit një muaj frymëmarrje, për të mos i vënë nën presion për të kapur afatet. Besoj se është lajm i mirëpritur nga të gjithë,”- deklaroi Veliaj.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Zv.ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith ka vizituar ditën e sotme nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”. Në postimin e tij në faqen zyrt...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi lajmet se Lulzim Basha, ish-kryedemokrati do të garojë për postin e presidentit për të zëvendësua...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur çfarë do të ndodh në Kongresin e së shtunës të Partisë Socialiste. Nga selia e PS-së, Rama tha se Kongresi...
TIRANË– Propozimi i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit është marrë parasysh nga ana e kryeministri Edi Rama. Në fjalë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rezultatet e Këshillimit Kombëtar, nismë e prezantuar prej tij në ditën e parafundit të vitit 2021. Tek...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbardhur axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste. I pranishëm në Asamblenë e PS-së që u mbajt online, Rama tha se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një porosi për deputetët e Partisë Socialiste dhe për të gjithë anëtarët që do të jenë prezent në Kongresin e ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm të Asamblesë të PS-ë. Gja...