"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Meta kërkesë Kuvendit: Dua bashkëpunimin tuaj për dekoratën “Mbretëresha Geraldinë”
3 February 2022, 11:59Nga DOSJA
TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgoi një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar propozimin e tij për krijimin e dekoratës “Mbretëreshës Geraldinë”, ish-monarkes së fundit në historinë e Shqipërisë. Në letrën dërguar kryetares së parlamentit Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, Meta shkruan se kjo dekoratë do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane.
Ky propozim vjen në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Meta e bëri për herë të parë këtë propozim pasi priti në presidencë Sekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Shtar.
LETRA E PRESIDENTIT ILIR META Drejtuar: Zonjës Lindita Nikolla
Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
TIRANË
Për dijeni: Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
TIRANË
E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
Viti 2022 shënon 100-Vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-Vjetorin e rikthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore Shqiptare.
Në kuadër të këtyre dy momenteve të rëndësishme për vendin tonë, kam kënaqësinë të kërkoj bashkëpunimin tuaj, për të bërë të mundur krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.
Kjo dekoratë do të jetë vlerësim dhe mirënjohje për Mbretëreshën Geraldinë, e cila e deshi Shqipërinë dhe iu përkushtua, gjatë gjithë jetës së saj, me dashuri e pasion.
Dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane.
Jam i bindur që kjo dekoratë e lartë do të rris, njëkohësisht, ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, mbi rolin thelbësor e të pazëvendësueshëm të grave e vajzave shqiptare, për sakrificat, përkushtimin dhe dedikimin e tyre ndaj familjes dhe shtresave më në nevojë dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit tonë.
Propozoj që Dekorata “Mbretëresha Geraldinë” t’u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, kryesisht grave dhe vajzave, kontributi dhe shërbimet e shquara të të cilave, lartësojnë rolin e kombit dhe të gruas shqiptare brenda dhe jashtë vendit, nën moton e Mbretëreshës Geraldinë “Detyrë dhe Dashuri”.
ILIR META
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi nga seanca e Kuvendit se operacioni i djeshëm i zhvilluar në tre burgje të vendit do të vijojë sër...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk do të komentojë kandidatë e Bashës në zgjedhjet e pjess...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit se edhe kryedemokrati Basha është...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit, se parlamenti duhet ti kthehet popullit. Kjo erdhi pasi drejtuesja e seancës, Ermo...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, se banorët e Tiranës po mashtrohen. Nga foltorja, Berisha tha se në d...