"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Meta reagon për buxhetin e vitit 2022: Është antisocial, 0 të ardhura për qytetarët
14 December 2021, 08:57Nga DOSJA
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish sot në lidhje me buxhetin e vitit 2022, teksa ka dhënë një prej arsyeve se përse nuk e ka dekretuar këtë buxhet, të cilin e ktheu në Kuvend pak ditë më parë. Meta shprehet ndër të tjera se ky buxhet është antisocial. Sipas tij, me këtë buxhet rritet fondi total i PPP-ve, ndërsa për qytetarët që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD sjell zero rritje.
Reagimi i plotë i Presidentit Meta:
‘Buxheti 2022’ është antisocial. Rritet fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliard lekë, në 830.9 miliard lekë. Zero rritje reale për 930,457 qytetarë, që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD.
Ndër argumentet e tjera të dhëna nga Presidenti Meta, ai e ka cilësuar këtë buxhet si antisocial dhe ka shpjeguar se sipas tij buxheti nuk parashikon asnjë ndihmë shtesë ekonomikë për ata 258,840 qytetarë që sipas tij jetojnë me 0.7 dollarë në ditë. Ai e quan buxhetin josuportues edhe për pensionistët në qytet që sipas tij jetojnë me 4.8 dollarë në ditë dhe për ata në fshat që jetojnë me 2.8 dollarë në ditë. Ky buxhet, sipas Metës, dëmton fermerët dhe godet prodhimin vendas, ndërsa deklaron se, qeveria ka ulur fondet për bujqësinë dhe nuk plotëson kërkesat e fermerëve që protestojnë.
TIRANË – Ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të ...
TIRANË– Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në debat të ashpër lidhur me njëri-tjetrin. Gjatë një...
TIRANË – Në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike, strukturë e ng...
TIRANË- Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi u shpreh i bindur se në 18 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga kryetari aktual i Partisë Demokratike ...
TTIRANË- Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi zbuloi se nesër do të nisë puna për organizimin e referendumit në të gjithë Shqipërinë për shka...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka deklauar se në 21 janar të vitit 2011, Lulzim Basha, i cili ishte Ministër i Brendshëm ka bërë sh...
TIRANË – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka zbuloi një bisedë të kryer kohë më pare me kreun aktual të PD-së Lulzim ...
TIIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me lidhjet e tij me personazhe të botës së krimi...