"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Meta takon Kovaçeskin: Të punojmë së bashku për hapjen e negociatave
12 January 2022, 14:34Nga DOSJA
TIRANË – Presidenti Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e LSDM-së (Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut) dhe të mandatuarin për qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski. Takimi u fokusua në disa tema aktuale me fokus bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, nismën “Open Balkan” dhe procesin e integrimit evropian.
Meta e njoftoi këtë nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe shkruan se takimi ka qënë i përzemërt dhe i ka uruar suksese në detyrën e re që ai do të marrë si kryeministër i vendit. Meta ka theksuar rëndësinë e hapjes së negociatave për antarësim dhe se çdo pengesë mund të kalohet nëse bashkëpunojnë. Ai ka vlerësuar përpjekjet e palës maqedonase për avancimin me projektin e Korridorit 8 që do forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
“I përzemërt takimi në Shkup me Kryeministrin e mandatuar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, njëherazi kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM). Duke i uruar shumë suksese në detyrën tepër rëndësishme, theksova domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për të dy vendet, i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të kalohet çdo pengesë në një kohë të afërt. Vlerësova angazhimet konkrete të palës maqedonase për të avancuar me projektin shumë të rëndësishëm të Korridorit 8, që do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore“, shkruan Meta.
Kreu i shtetit shqiptar ka nisur ditën e djeshme një vizitë zyrtare tre-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me homogolun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski. Në takimin mes tyre u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës për të qënë pranë mbëshetësve të...
TIRANË– Partia Demokratike vazhdon të denoncojë dhunën që ndodhi në 8 janar nga protesta e Sali Berishës para selisë blu. Në një reagim thuhet se sul...
TIRANË– Deputetit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliut një ditë më parë iu publikua një foto gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në Lungomare...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, dhe mbështetës i ish-liderit Sali Berisha, Belind Këllici ka pranuar se situata e krijuar më 8 janar ka dalë ...
TIRANË – Ish – Kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto nga seanca që u zhvillua sot ndaj protestuesve të 8 janarit, mbështetës të tij.Në foton e publ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabri...