LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Ekonomisë së Kosovës “shpërblehet” nga qeveria me tender 5 milionë euro

29 October 2020, 21:49 Nga DOSJA

KOSOVË- Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren. Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës. Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,”Hidroterm”, kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve. Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër. Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë, por u largua para kameras në momentin që mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, Selami Krasniqi, por ky i fundit jo vetëm që nuk pranoi, por i kontaktuar nga gazetarët mbyllte telefonin dhe nuk u paraqit në zyrë për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm në mjediset e institucionit.

Historiku i proçedurës së tenderimit me vlerë rreth 5 milion euro

Autoritet kontraktues për tenderin për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).
Më 31.07.2019 është bërë njoftimi për shpalljen e tenderit për të konkurruar.
Më 30.08.2019 është bërë dorëzimi i dokumentacioneve teknike dhe ofertës.
Më 29.10.2019 të gjithë ofertuesit, përfshirë edhe kompaninë “Hidroterm”, shpallen të papërgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues.
Pas kësaj, vetëm “Hidroterm” dhe një kompani tjetër ankohen për këtë vendim.
Më 10.12.2019, pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lënda kthehet në rivlerësim.
Më 26.12.2019, Autoriteti Kontraktues – SHSKUK shpall fituese një kompani tjetër, e cila ishte më e shtrenjtë se sa kompania “Hidroterm”, e që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.
Pas këtij vendimi, “Hidroterm” ankohet përsëri në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Më 11.03.2020 Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovon ankesën e “Hidroterm” si të bazuar dhe lënda kthehet përsëri në rivlerësim.Më 08.04.2020 Autoriteti Kontraktues – SHSKUK e shpall fituese kompaninë “Hidroterm”.
Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej Qershorit dhe në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfudnim është lënë fitues firma Hidroterm. Lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor, kohë kur zoti Kuçi ka qënë në detyrë.Aktualisht çështja ndodhet në gjykatë pas ankesës së bërë nga njëri prej operatorëve, pjesëmarrës në tender.

Në një deklaratë për mediat Ministri ka sqaruar pozicionin e tij ku thotë se tenderin nuk e ka fituar as kur ka qënë deputet dhe as Ministër.
Sipas deklaratës për media të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook, ai shprehet se “Për shkak të procedurave të ankimit dhe proceseve tjera procedurale, nënshkrimi i kontraktës është bërë më 6 tetor 2020.
Pra, këtu mund ta kuptoni shumë lehtë se nuk ka asnjë lidhje mes postit tim si ministër dhe këtij tenderi të fituar nga kompania ime që në Prill të këtij viti, kur s’kam pasur asnjë post.
Fiks Fare i interesua edhe pranë Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Njëri prej specialistëve fillimisht u tregua i gatshëm të ndihmonte gazetarët për një takim me kryetarin e zyrën Blerim Dina. Por sapo ky i fundit nëpëmrjet specialistit mori vesh objektin e intervistës nuk pranoi të japë një intervistë por na ktheu një përgjigje me shkrim brenda ditës. Në përgjigjen e tyre më shkrim ata thonë qe për këtë tender ka patur shumë ankesa por asnjëherë për konflikt të interesit.

Drejtori i Prokurimeve refuzon të japë informacion

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, qe ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë por u largua para kameras në momentin qe mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, por ky i fundit jo vetëm qe nuk pranoi por mbyllte telefonin dhe nuk shkoi në zyrë për aq kohë sa gazetarët e Fiksit e kërkuan me këmbëngulje.
Fiksi i drejtori edhe një kërkesë më shkrim drejtorisë së SHSUK-së por nuk mori asnjeherë përgjigje. Zyra e shtypit këmbënguli që Fiks Fare të citonte një deklaratë për median ku shprehen se proçedura e tenderimit ka qenë e rregullt dhe se Blerim Kuçi si ministër nuk ka patur kurrëfarë ndikimi në shpalljen e fituesit.

Ligji për konfliktin e Interesit. Pikëpyetjet e Ministrit pronar me 100% te kapitalit

Fiks Fare intervistoi drejtorin e zyrës së Kundër Korrupsionit Kosovë Shaip Havolli, i cili thotë qe për të gjitha akuzat e bëra, është duke u hetuar prej tyre dhe do shikohen të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për të thënë më pas nëse ka patur apo jo konfikt interesi.Kur gazetarët citojnë ligjin për konfliktin e Interesit me shumë diplomaci Drejtori shmanget duke thënë se nëse në fund do të konstatohen elementë të konfiktit të interesit do ti kalohet organeve hetuese.

Ndër të tjera Ligji për Konfiktin e Interesit pika 1.9 thotë se Zyrtari mund t’i zotërojë në mënyrë pasive aksionet, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Drejtimi i ndërmarrjes do të bëhet nga një personi i besuar. Personi i besuar i cili aktualisht administron 100 % të kapitaleve të kompanisë Hidroterm është Blertë Kuçi. Kjo e fundit është vajza e Ministrit Blerim Kuçi. Fakti që vajza është Drejtore e kompanisë, bie sërish në kundërshtim me ligjin për Konfiktin e Intersit në pikën 1.7 thuhet qartë se “Personi i besuar nuk mund të jetë bashkëshorti, fëmijëtt, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie qoftë edhe të tërthortë. Megjithatë, nesë ka apo jo konflikt interesi, në fund të hetimit do të jetë Agjensia Kundër Korrupsionit e cila mund ta çoj këtë çështje pranë organeve hetuese.

MARRË NGA TOP CHANNEL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni blerim kuçi kompania hidroterm blerim kuçi kompania hidroterm


Sondazh

Bota 29 October 2020, 17:38

Serbia kërkon Asociacion me kompetenca ekzekutive

BRUKSEL-Në Bruksel është zhvilluar të enjten (29 tetor) një raund i ri i takimeve në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me pjesëmarrjen e shefave të del...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin