"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Avaria e tragetit ‘Rigel III’/ Ministria e Infrastrukturës:Pasagjerët do nisen sonte
9 December 2021, 14:58Nga DOSJA
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka ndarë një njoftim zyrtar për mosnisjen e tragetit ‘Rigel III’ nga porti i Durrësit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se trageti u përplas në port, duke goditur kalatën numër 8, duke shkaktuar edhe çarje. Ndërsa pasagjerët do të nisen sot në mbrëmje me një tjetër traget.
“Në datë 9.12.2021, rreth orës 01:43, në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit. Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal. Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje! Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur dhe u morën masa për riparimin e dëmeve”, thuhet në njoftim.
TIRANË – Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrug...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka pubikuar foto nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar. Krah fotove ku shih...
TIRANË– Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon ti japë jetë projek...
TIRANË– Denar Biba është zgjedhur sot me 72 vota në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Por pas debateve në Komisionin e Ekonomisë, edhe në sallë so...
DURRËS– Dhjetëra pasagjerë e kanë kaluar natën në terminalin e portit të Durrësit kur në fakt duhet të ishin në Bari të Italisë. Trageti Venturies Fe...
VLORË – Prej më shumë se 9 orësh, plot 118 pasagjerë në tragetin që mbërriti mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë, kanë ngelur në det të hapur në...