"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Ministria e Jashtme greke: Do të fillojmë bisedimet me Turqinë
22 September 2020, 17:02Nga DOSJA
GREQI– Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se do të fillojë bisedimet me Turqinë, gjatë komunikimit zyrtar ditën e sotme.
“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet ne deklaratë.
Sidoqoftë, njoftimi nuk përcakton se kur do të zhvillohen saktësisht bisedimet mes vendeve. Gjithashtu në deklaratë nuk është specifikuar nëse takimi i delegacionit diplomatik grek, i kryesuar nga ambasadori Pavlos Apostolidis do të zhvillohet para ose pas Samitit të BE, ku do të diskutohet situata në Mesdheun Lindor dhe sjellja agresive e Turqisë.
Marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë kohët e fundit, ku Turqia këmbëngul se ka pretendime të ligjshme në zonën e diskutueshme të Mesdheut Lindor. Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë para disa ditësh , u shpreh se BE-ja do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë jehon fjalëve të Michel deklaroi se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është gati të ulet dhe të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe. Ndërsa Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 19 shtator se ishte i gatshëm të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në Mesdheun lindor.
Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) shpalosi zyrtarisht planin e saj për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024. Në kuadër të programit të quajtur Artemis, i cili d...
SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, ...
ITALI- Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 14 viktima dhe 1,392 raste të reja më COVID-19. Ndërsa 967 persona kanë fituar betejën me koronavirus 24 orët e...
SERBI– Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, tha të martën në Beograd se dakord...
BRITANI E MADHE- Kryeministeri i Anglisë Boris Johnson ka njoftuar kufizimet e reja për koronavirusin, të cilat mund të zgjasin deri në 6 muaj. Maskat do të jen...
KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell, ka folur pas vizitës që ka bërë ditëne djeshme në Kosovë dhe Serbi. në një postim që ka...
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të BE, Charles Michel ka shtyr samitin e kësaj jave në Bruksel pasi u vetkarantinua. Charls Michel është izoluar...
LIBAN- Libani pas pothuajse dy muajsh është tronditur sërish ditën e sotme. Sipas mediave të huaja një depo armësh që i përkiste “Hezbollah”-ut ka shpërtheyr. S...