LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësimi i kombinuar online dhe shkollë/ Ministrja Kushi publikon SKEMËN: Nis më 1 dhjetor, arsimi fillor dhe maturantët në

26 November 2020, 13:53 Nga DOSJA
Mësimi i kombinuar online dhe shkollë/ Ministrja Kushi publikon

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për zhvillimin e mësimit të kombinuar në arsimin parauniversitar duke filluar nga data 1 dhjetor, 2020. Ajo ka theksuar se maturantët dhe klasat nga e para në të pestë do të duhet të shkojnë në ambientet e shkollës, pra do përjashtohen nga mësimi online.  Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë: në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online. Në rast se situata me COVID përkeqësohet  mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore (nga 1 tek e 5) dhe maturantët zhvillojnë mësimin në klasë, ndërsa të tjerët online. Ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një deklarate ditën e djeshme bëri publik rekomandimin për MARS, me qëllim minimizimin e përhapjes së COVID, në një kohë që po qarkullon edhe virusi i stinës.


NJOFTIMI NGA MASR

Përshëndetje!Fillimisht uroj të jeni të gjithë mirë me shëndet dhe përcjell lutjen time për sa më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe të pazakontë të pandemisë që ka mbërthyer të gjithë globin. Pas rekomandimit të djeshëm të Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit të kombinuar në sistemin e arsimit parauniversitar, jam sot këtu për t’ju informuar rreth disa vendimeve të rëndësishme që kemi marrë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) në lidhje me vijueshmërinë e procesit mësimor në shkollat tona. Para se të ndalem tek vendimet, dua të shpreh një falënderim shumë të përzemërt për të gjithë mësuesit dhe stafet tona në të gjitha institucionet arsimore, për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë treguar në këta muaj të parë të këtij viti shkollor.

Mirënjohje pa fund për të gjithë ju!

Si gjithmonë, në çdo rrethanë dini të tregoni se jeni një hallkë shumë e rëndësishme dhe e shëndetshme e shoqërisë, duke reflektuar vlerat më të larta njerëzore dhe profesionale. Ndërkohë, gjej rastin sërish që për mësuesit tanë, nxënësit dhe prindërit e tyre të prekur nga virusi i pabesë, të ndaj urimin e sinqertë për shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në jetën normale.

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues!

Siç jeni në dijeni, ne kemi përgatitur dhe i kemi bërë publike që në fillim të vitit shkollor të gjithë skenarët e mundshëm për zhvillimin e procesit mësimor gjatë pandemisë. Mbrëmë, pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punës me ekspertët e MASR, përfaqësuesit e Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), si dhe analizës së eksperiencës në vendet e tjera, kemi hartuar shtojcën e udhëzuesit të fillim-vitit 2020-2021, i cili tashmë është publikuar në faqen zyrtare të MASR, dhe do t’iu vihet menjëherë në dispozicion çdo institucioni arsimor në të gjithë vendin. Sipas këtij udhëzuesi, shkollat do të kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e varianteve të mësimit të kombinuar, në varësi të situatës së pandemisë, numrit të nxënësve, apo kushteve të tyre specifike, por gjithmonë duke ruajtur të gjitha rregullat higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik.

Skenari i mësimit të kombinuar do të nisë të zhvillohet nga data 1 dhjetor 2020 deri në një vendim tjetër, sipas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).Gjatë kësaj periudhe, do të vazhdojë të zbatohet i njëjti program mësimor, të njëjtat plane mësimore e ngarkesa të mësuesve, si dhe rekomandohet të zbatohet orari mësimor që shkollat kanë aktualisht.

Çdo të premte, shkollat në bashkëpunim edhe me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, do të raportojnë në Zyrat Arsimore lidhur me situatën e tyre, dhe më pas do të merret vendimi për çdo shkollë për mënyrën si do të zhvillohet mësimi.

Ky vendim do të merret nga MASR dhe do të përcillet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) tek drejtoritë rajonale dhe Zyrat Arsimore përkatëse.

Sipas këtij udhëzuesi:

Klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës – njësoj siç kanë vepruar deri më tani me SKENARIN 1 të Udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021;
Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:
– Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

– Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

Në varësi të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në rast se shkollat kanë situata të rënduara në stafet mësimore apo tek nxënësit, me urdhër të MASR, mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore (nga 1 tek e 5) dhe maturantët zhvillojnë mësimin në klasë. Ndërsa klasat e tjera bëhen online.
Dhe në raste më të rënduara, vetëm klasa 1 dhe klasa 12-të në mjediset fizike të shkollës, ndërsa të gjitha klasat e tjera do të zhvillojnë mësimin online.
Dua të theksoj gjithashtu që në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, apo me kërkesë të prindit, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online, duke kaluar nga një grup në tjetrin brenda klasës.

Për ato shkolla, publike apo private, në qytet apo fshat, ku numri i nxënësve nëpër klasa është i ulët dhe nuk ka raste të infektuarish me COVID-19, mund të vazhdojë të zbatohet skenari i parë, siç është në fuqi, natyrisht në zbatim të rregullave dhe protokolleve shëndetësore dhe me mirëkuptimin e prindërve.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, kanali i dedikuar “RTSH Shkolla” dhe platforma online “Akademi.al” do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve në mbështetje të procesit mësimor.

Me këtë rast, dua të shpreh angazhimin maksimal të MASR për të qenë pranë jush në çdo moment, për t’ju asistuar e ndihmuar në çdo rrethanë e vështirësi që mund të paraqitet. Është një sfidë që pa dyshim do ta kapërcejmë të gjithë së bashku, duke ofruar sa më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe solidaritet për njëri-tjetrin, veçanërisht me ju prindër të dashur.

Më lejoni që përmes këtij mesazhi të përshëndes edhe të gjithë studentët dhe stafet pedagogjike të institucioneve tona të Arsimit te Lartë. Për ta, Komiteti i Ekspertëve ka sugjeruar që mësimi online të vazhdojë edhe pas muajit të parë për një afat të pacaktuar në varësi të situatës së pandemisë.

Unë kam shumë besim që edhe universitetet do të vazhdojnë me rigorozitet zbatimin e këtij skenari, për të cilin janë të përgatitur dhe kanë krijuar tashmë një eksperiencë edhe gjatë muajve të parë të pandemisë, por edhe gjatë këtij muaji sfidues të fillimit të vitit të ri akademik. Në fund, dua të përsëris një apel për të gjithë ju, që ashtu siç keni qenë model deri tani nëpër shkolla, të vazhdojmë me respektimin e protokolleve shëndetësore dhe masave anti-COVID, të cilat janë aq shumë të nevojshme për të ruajtur shëndetin e gjithsecilit dhe për ta kapërcyer sa më parë këtë situatë. Mbetem e hapur ndaj çdo kërkese apo sugjerimi që keni, duke kontaktuar si drejtuesit e institucioneve arsimore, ashtu dhe mua në adresën personale të e-mailit. Faleminderit dhe shumë mbarësi!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi mesimi online evis kushi mesimi online

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin