LIVE UPDATES
Bota

Ministrja gjermane, Lührmann: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane

21 January 2022, 11:49 Nga DOSJA
Ministrja gjermane, Lührmann: Ballkani Perëndimor është

GJERMANI – Anna Lührmann, ministrja gjermane e Shtetit për Evropën dhe Klimën, ka dhënë një intervistë ekskluzive me Deutsche Ëelle, ku ka përmendur faktin se shteti që ajo përfaqëson është e fokusuar dhe ka prioritet kryesor Ballkanin e Hapur.

Sipas Lührmann, Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes së madhe evropiane, ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në unionin evropian.

Intervista e plotë e ministres Anna Lührmann:

Zonja ministre, Ju sapo jeni kthyer nga Tirana dhe Shkupi, ku bëtë një nga udhëtimet tuaja të para jashtë vendit që kur keni ardhur në post, si ministre shteti për Evropën dhe Klimën. Çfarë përshtypjesh sollët me vete?

Shumë të mira. Ishte një vendim i ndërgjegjshëm për të udhëtuar në rajon menjëherë pas marrjes së detyrës, për të nënvizuar perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por isha edhe kurreshtare të shihja se çfarë më priste atje. Më priti një diell i ngrohtë dhe shumë entuziazëm nga vendasit.

Një ditë para jush, kishte qenë në Shqipëri presidenti turk. Kryeministri shqiptar e quajti atë një njeri që mban fjalën, duke lënë të nënkuptojë se BE-ja nuk e  mban premtimin. Kishte pak të drejtë, apo jo?

Është shumë e rëndësishme për mua që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime.

Ju keni thënë se rruga drejt integrimit kalon nga reformat. Dhe mendoj se kjo vlen sidomos për Shqipërinë. Për cilat reforma folët në Tiranë?

Të gjithë e dimë se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e shumë kushteve. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi. Në Shqipëri është vërtet e rëndësishme që të ecet përpara me procesin e vettingut, për çka nevojitet edhe ndihma e opozitës. Për këtë çështje biseduam, por në përgjithësi, e urova Shqipërinë edhe për vendosmërinë, me të cilën ajo ka zbatuar reformat në vitet e fundit.

Vizita juaj në Shkup përkoi me fillimin e punës së qeverisë së re, dhe pak më vonë atje shkoi edhe kryeministri i ri bullgar. Duket se ka lëvizje dhe shpresë për një marrëveshje. Si i vlerësoni ju këto hapa?

Është një shenjë e madhe që qeveria e re bullgare dhe ajo e re maqedonase po lëvizin qartë drejt njëra-tjetrës. Shpresojmë shumë që këto çështje dypalëshe do t’i zgjidhin sa më shpejt në format dypalësh. Për mua ishte shumë e veçantë, që vizita ime atje ishte akti i parë zyrtar për Kryeministrin e ri, edhe për homologun tim të ri në Ministrinë e Jashtme. Fakti që kjo vizitë u bë kaq shpejt flet për marrëdhëniet shumë të mira midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Çfarë duhet të bëjë Shkupi për ta zgjidhur këtë grindje me Maqedoninë e Veriut?

Tani është me rëndësi që të zhvillohen bisedimet me Bullgarinë, në këtë format dypalësh. Dhe kam marrë sinjale shumë pozitive, inkurajuese si nga Shkupi ashtu edhe nga Bullgaria. Mendoj se ka një ndërgjegjësim të madh se është e rëndësishme të ecim përpara me këtë proces aderimi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sinjalet inkurajuese nga Bullgaria tani janë zbehur pak nga fakti që opozita dhe presidenti kanë kritikuar ashpër qëndrimin e guximshëm të kryeministrit të ri. Ekziston një shqetësim se kjo mund të rrezikojë edhe qeverinë e re. Si do ta mbështesni ju Bullgarinë?

Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne si Bashkim Evropian në tërësi, ku përfshihet edhe Bullgaria, të mbajmë fjalën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim këto procese, të cilat duhet të ndodhin, por para së gjithash është një proces dypalësh dhe besoj se prioriteti për qeverinë e re bullgare është gjithashtu shumë i qartë: Të ecë përpara me agjendën e reformave dhe ekziston një dëshirë e madhe që historia t’u lihet historianëve.

Ju jeni njëkohësisht e ngarkuara e qeverisë për marrëdhëniet franko-gjermane. Franca në vitet e mëparshme ka qenë një pengesë për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ju tashmë jeni takuar me homologun tuaj në Paris. A shihni lëvizje?

Franca ka dërguar një sinjal shumë të qartë, me programin e presidencës së Këshillit të BE-së, ku perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor quhet me rëndësi qendrore. Ajo do të organizojë një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Në fjalimin e tij në Strasburg, Macron e përmendi sërish këtë temë dhe e bëri të qartë se ka një perspektivë anëtarësimi. Pra, edhe sinjalet nga Parisi janë shumë inkurajuese.

Cili është theksi i ri që do të marrë tash e tutje angazhimi juaj në Ballkanin Perëndimor?

Unë jam ministre shteti për Evropën dhe Klimën. Dhe për qeverinë e re federale është shumë e rëndësishme që politika jonë evropiane të ketë në fokus politikat për mbrojtjen e klimës, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në Bruksel. Këtë e sqarova edhe gjatë udhëtimit tim. Ne do të përpiqemi që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i zgjerojnë kapacitetet e energjive të rinovueshme, të rrisin efiçencën energjetike, por edhe mbrojtjen e natyrës. Kjo është një temë e madhe sidomos në Shqipëri. Dhe sigurisht që këto do të trajtohen me prioritetet.

Ministrja e Jashtme gjermane foli në Kiev për të hapur atje një zyrë hidrogjeni dhe kjo më inkurajon të pyes: A mund të përfytyroni diçka të ngjashme për Ballkanin Perëndimor? A do të ishte kjo gjithashtu një zgjidhje për të evituar energjinë prej qymyrit në rajon?

Kjo duhet parë në varësi të vendit. Zgjerimi i teknologjive për prodhimin të hidrogjenit është sigurisht një temë. Megjithatë, unë besoj se duhet t’i jepet përparësi pyetjes se si mund të përftohet energjia elektrike për përdorim të përditshëm me anë të energjive të rinovueshme. Dhe është akoma më efikase, të përdoret energjia elektrike direkt nga panelet diellore, nga impiantet e erës. e më pas kjo të shndërrohet në energji elektrike me hidrogjen.

Konkretisht, ku i shihni potencialet dhe në ç’mënyrë mund ta mbështesë Gjermania Ballkanin Perëndimor në këto fusha?

Ne si qeveri po punojmë që kjo temë të vendoset në qendër të të gjitha marrëdhënieve dypalëshe. Por, sigurisht që mund të jetë edhe temë në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik. Ne kemi një investim të madh të një parku me erë nga një investitor gjerman në Maqedoninë e Veriut. Dhe sigurisht që do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Këto çështje do të diskutohen më tej edhe në fushën e bashkëpunimit teknik me Shqipërinë.

Qeveria e mëparshme federale kritikohej në rajon se mbështetej shumë tek stabilokratët dhe ishte më pak e orientuar nga vlerat. A do ta ndryshoni ju këtë qëndrim?

Qeveria e re gjermane e ka thënë mjaft qartë se në qendër të aktiviteteve tona do të vendosim një politikë të jashtme të bazuar në vlera. Kjo do të thotë se ne do ta shprehim hapur kritikën, nëse është me vend, por edhe se do t’i përkrahim proceset pozitive që sjellin stabilitet. Për shembull, gjatë udhëtimit tim, megjithëse ishte shumë i shkurtër, takova enkas jo vetëm qeverinë dhe opozitën, por edhe shoqërinë civile. Dhe kjo është sigurisht diçka që ne duam ta vazhdojmë: bashkëpunimin me shoqërinë civile, mbështetjen për shtypin e lirë, të pavarur, sepse kjo është ajo që i mban të gjalla demokracitë.

Veprimet e Komisionerit të BE-së Varhelyi janë kritikuar shumë në rajon dhe gjithashtu brenda BE-së, sepse ai po ndjek një politikë të udhëhequr nga Orban, e cila në disa aspekte është në kundërshtim me politikën e vlerave, që bën BE në Ballkanin Perëndimor. Çfarë mund të bëni ju në këtë pikë? 

Po, mendoj se është e qartë se ne si BE jemi një komunitet vlerash që ka në themel shtetin e së drejtës dhe demokracinë. Dhe e kam bërë të qartë vazhdimisht gjatë bisedimeve të mia të para në Bruksel se ky do të jetë një fokus shumë i qartë, veçanërisht për qeverinë e re federale. Dhe kjo do të jetë gjithashtu në qendër të politikës sonë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, ju thatë se dëshironi të mbështesni vazhdimin e Procesit të Berlinit. Por në vitet e fundit është krijuar përshtypja sikur procesi ka hyrë në një rutinë, dhe se nuk ka efekt politik. Çfarë mund të ndryshoni ju? 

Besoj se dinamika më e rëndësishme për bashkëpunimin në rajon vjen nga perspektiva e BE-së. Kjo do të thotë se ne tani duhet të bëjmë përpara në mënyrë që realisht së shpejti të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju përmendët Ryco-n, ky është me të vërtetë një rrjet i mrekullueshëm prej nga vijnë impulse të reja. Dhe këtu shohim se është e rëndësishme të krijohen perspektiva për të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor, që gjithashtu e bëjnë të lehtë lëvizshmërinë brenda rajonit për t’u shkolluar e arsimuar profesionalisht. Dhe këto janë sigurisht fusha ku ne duhet të vazhdojmë të punojmë.

Ju duhet të keni hasur në konceptin e Ballkanit të Hapur gjatë udhëtimit tuaj. Si e komentoni ju atë?

Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet.

Një çështje tjetër e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor është lufta hibride, ndikimi i aktorëve të tjerë, veçanërisht i Rusisë. Dhe tani, duke pasur parasysh situatën problematike në Ukrainë, mund të shohim se kjo nuk është aspak e parëndësishme. Ekziston një shqetësim se mund të ketë politika destabilizuese. Si do të përballeni ju me to?

Me perspektivën e BE-së. Është shumë e rëndësishme për ne që tani duhet ta bëjmë të qartë se këto vende janë pjesë e shtëpisë evropiane dhe se ato vërtet i përkasin BE-së. Dhe, siç e theksuat edhe ju, edhe për arsye gjeostrategjike. Ne flasim shumë në Evropë, veçanërisht për sovranitetin e Evropës. Dhe nëse ne, si evropianë, duam të jemi të pavarur, atëherë duhet të arrijmë të sjellim vërtet stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, i cili në fakt tashmë është pjesë e shtëpisë evropiane, edhe pse zyrtarisht nuk bën pjesë në të. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për mua. Dhe besoj se kjo është edhe përgjigja për faktin se aktorët e tjerë me gjasa bëjnë veprime destabilizuese.

Ju jeni një politikane që ka filluar qysh në moshë të re të merret me politikë. Cila është këshilla juaj për të rinjtë? Çfarë duhet të bëjnë të rinjtë në Ballkanin Perëndimor për të punuar drejt një të ardhmeje më të mirë?

Duhet të aktivizohen. Këtë kam bërë edhe unë në vitet e para. Unë jam aktivizuar politikisht që në moshën nëntë apo dhjetëvjeçare, kam filluar me mbrojtjen e mjedisit, më pas në këshillin e shkollës dhe kam parë se si mund të bëhen ndryshimet. Unë jam zgjedhur në moshën 19-vjeçare si deputete në parlament dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kenë zërin e tyre edhe në institucione si parlamenti apo qeveria.

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke, drejtuesja e Departamentit të Evropës në Deutsche Welle 

Anna Lührmann, 38 vjeç,  është prej dhjetorit 2021 ministre e shtetit në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, përgjegjëse për çështjet Evropiane dhe Klimën. Më parë ajo ishte profesore në Gëteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re. Në vitin 2002, në moshën 19-vjeçare, ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman. Pas dy legjislaturash të suksesshme për partinë e gjelbër, ajo nisi karrierën shkencore. (DW)

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anna lührmann interviste per dw anna lührmann interviste per dw

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin