"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
“Monument kulture” i ndërtuar nga Maks Velo, nis shembja e godinës 7-katëshe
8 December 2021, 19:25Nga DOSJA
TIRANË – Ndërtesa ku dikur funksiononte Agjencia Telegrafike Shqiptare ka nisur të shembet. Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Megjithatë, inxhinieri Orhan Sakiqi e hedh poshtë raportin e Institutit të Ndërtimit duke pretenduar se ndërtesa në fjalë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Godina në fjalë është projektuar nga ish-arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976. Në vitin 2007, godina mori statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” për vlerat e mëdha historike dhe arkitektonike. Ajo kishte të ndërtuar fasadën me xham.
Sipas projektit të ri të bashkisë së Tiranës, në vend të tij do të ndërtohet një godinë për t’u vendosur zyrat e administratës publike.
Shembja e ish-godinës së ATSH-së u paralajmërua në mars të këtij nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një inspektimi që bëri në Bulevardin “Zogu I” me kryeministrin Edi Rama.
SERBI- Zvonko Veselinovic, i cili është sankionsuar ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit, njihet si kriminel në disa fusha si dhe biznesmen, i cili...
TIRANË – Takimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për Ditën e Rinisë u shoqërua me ndërhyrjen e disa të rinjve. Teksa kryebashkiaku i k...
ITALI- Dy vëllezër të moshës 30 dhe 32 vjeç, me origjinë shqiptare, u arrestuan në Itali ditën e sotme. Ansa.it shkruan se vëllezërit shqiptarë akuzohen ...
BERAT – Policia e Beratit arrestoi 2 persona dhe vendosi të hetojë në gjendje të lirë 3 të tjerë pasi u konstatuan se kryenin aktivitetin e lojërave të fa...
TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë gjatë 2...