LIVE UPDATES
Politike

Mbajtja e maskës/ Rama: Nuk i kuptoj ato që thonë, gjobat duhet të jenë më të larta, janë të ulëta

15 October 2020, 13:25 Nga DOSJA
Mbajtja e maskës/ Rama: Nuk i kuptoj ato që thonë, gjobat duhet

TIRANE– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së zhvilluar në ambientet e Partisë Socialiste u ndal dhe te përdorimi i maskave duke shtuar se në vendin tonë janë shumë të ulëta. Më tej Rama tha se rregullat duhen zbatuar për të mirën e të gjithëve në mënyrë që të mos kemi ndonjë mbyllje tjetër.

Në këtë mënyrë ai shtoi se deri më tani gjobat janë shumë të ulëta e se duhen bërë më të larta.

‘Kjo jetë është zgjedhje, dhe kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregullat nuk i bëjmë me frikën që do vejë më keq. Unë nuk i shkel se dua t’i shkel, por meqë do më kapin s’po i shkel. Kush i respekton rregullat mbron veten e tij dhe familjen. Kush respekton rregullat nuk ka nevojë t’i ngushëllojmë se meqë nuk more gjobë tani s’do të falet. Njerëzit bëjnë zgjedhje, dhe nuk bëjnë që ai që bën zgjedhjen e duhur të ndihet keq. Kush gabon paguan, por ka dhe raste që kush gabon nuk paguan. Kjo është një betejë e komplikuar. Është një luftë e gjatë dhe e vështirë, që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë. Për hir të vërtetës, sjellja e shumicës së shqiptarëve ka qenë mbreslënëse. Mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë. Ndërkohë gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë mesazhin që këtu nuk është çështja e frikës apo e ndonjë dëshire që ne të fusim duart në arkën e ndonjë familje, dhe të marrim lekë nga gjobat. Këtu çështja është që të kuptojnë të gjithë që së bashku duhet të kontribuojmë. Për sa i përket gjobave tani për maskën, nuk është ky qëllimi, ju e dini që unë me gjobën kam raport strikt. Për mua në Shqipëri gjobat janë shumë të ulëta, dhe mendoj se duhet të jenë shumë të larta, sepse nuk është taksë, është një gjë që ti ke në dorë të mos e bësh. Besoj se dhe kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë dhe gjobat e vëna, dhe pse ne kemi zgjedhur të jemi tolerant me njerëzit. Unë sot që e kam mbajtur këtë maskë gjithë kohën nuk jam ndjerë aq mirë sa ditët më përpara, por derisa të mësohem. Të gjithë duhet të mësohemi me këto ndryshime. Për gjobat nuk duhet të niset gjithsecili me hajd se do ma falin. Kam përshtypjen që këto (maskat) do i mbajmë për një kohë të gjatë, se kemi dimrin përpara. Nuk duhet ta refuzojmë maskën, apo dhe ta vëmë me idenë që do marrim gjobë po s’e vumë, por ta vëmë për t’u mbrojtur. Unë e kam mbajtur sot maskën gjithë ditën, se policia mund të më ndalojë, të hapi derën dhe të më pyesi ke maskë apo jo?‘- u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që Duam’. Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama, ftoi të gjithë të rinjtë, të cilët duan të futen në botën politike dhe të asaj rozë që dorëzojnë një CV, u ndal te takimi me kancelaren Merkel si dhe zbuloi se ka në dorë dokumente që lidhen me Lulzim Bashën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per mediat edi rama edi rama konference per mediat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin