"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 1 viktimë dhe 93 raste të reja nga COVID në Shqipëri, 42 të shtruar, 8 janë rëndë
16 March 2022, 16:58Nga DOSJA
TIRANË– Një 79-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë. Ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas. Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati. Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Mars 2022) Raste të reja ditore 93 Të shëruar në 24 orë 99 Të shtruar në spitale 42 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1107
Testime totale 1,762,808 Raste pozitive 272,804 Raste të shëruara 268,662 Raste Aktive 655 Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Gazetari i ‘Top Channel’, Artur Bibe tregoi për “Shqipëria Live” rrezikun që përjetoi në Ukrainë, ndërsa po raportonte për luftën. “Mendova q...
TIRANË- Banorët e 5 Majit, Paskuqanit dhe Babrrusë kanë dalë në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së banesave. Një qytetar ka deklaruar se një pers...
TIRANË– Presidenti i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe prodhuesit vendor shqiptar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me gripin e shpendëve që ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte shpallur të mërkurën si ditë për dhënie të vendimit pas seancës dëgjimore ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të...
ITALI– Corriere.it ka publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila gjatë operacionit për goditjen e një grupi italo-shqiptar që merrej ...
ITALI– Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lila në Itali, e cila akuzohet si e përfshirë në një rrjet trafiku droge. Sip...
TIRANË- I Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Në axhendën e tij...