"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 405 raste të reja me Covid-19 dhe 8 viktima në Shqipëri
27 November 2021, 16:52Nga DOSJA
SHQIPËRI– Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se nga 2,657 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë. Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi zyrtar:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,657 testime, 405 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 548 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh. Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 405 Të shëruar në 24 orë 548 Të shtruar në spitale 149 Humbje jete në 24 orë 8 Testime ditore 2,657
Testime totale 1,388,238 Raste pozitive 199,137 Raste të shëruara 188,593 Raste Aktive 7,459 Humbje jete 3,085
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– FiBank ka shkelur një sërë ligjesh, vendimesh të Bankës së Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese duke dorëzuar në Komisionin Hetimor parlame...
ROMË– Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është ribërë pjesë e rrrethit të ngushtë të personave që e shoqërojnë kryeministrin Edi Rama. Që nga do...
ELBASAN– Pamjet që po shikoni vijnë nga Elbasani, qytet që sot ka qenë nën pushtetin e breshërit. Konkretisht në në fshatin Kodër-Bujarës në njësinë admin...
VLORË– Banorët e Radhimës dhe të Orikumit kanë në protest ndërkohë që pritet të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e Bypass-it të Radhimës. Mesdi...
Festa e 28 dhe 29 Nëntorit që përkon dhe me fundjavën, do jetë edhe në vëmendjen e policisë, kryesisht të sektorit të rrugores dhe të rendit. Masat shtesë janë ...