"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 9 humbje jete dhe 218 të infektuar në 24 orët e fundit nga Covid
22 November 2021, 16:35Nga DOSJA
TIRANË– Nëntë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Mësohet se nga 2008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 218 qytetarë. Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH-së:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2008 testime, 218 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 252 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 218 qytetarë, në këto bashki: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.
Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 218 Të shëruar në 24 orë 252 Të shtruar në spitale 155 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2008
Testime totale 1,372,360 Raste pozitive 196,611 Raste të shëruara 185,569 Raste Aktive 7,993 Humbje jete 3,049
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Në Komisionin e Sigurisë, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeve...
Prokuroria e Tiranës është zënë mat nga një artiste që kërkon të hetohet mënyra si shpërndahen rolet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit e për rrjedhojë k...
ELBASAN – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi kërkoi hartimin në mënyrë më cilësore të programeve mësimore për degën e mësuesisë. Duke marrë shkak ...
Dy persona janë arrestuar për abuzim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës 13-vjeçare në Sarandë, rast që u bë publik nga “Fiks Fare” më një nënto...
TIRANË– Një nga fituesit e “Telebingo shqiptare” ka ndërruar sot jetë, vetëm pak orë para se në shtëpinë e tij të mbërrinte telefonata me lajmin e mi...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. Mës...