LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë” në Evropë, ALTERNATIVAT

13 February 2022, 08:21 Nga DOSJA
Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë”

Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpitë dhe objektet në pjesën më të madhe të Evropës. Thënë ndryshe, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës me këtë lëndë. Një e treta e gazit, që arrin në kontinent, kalon përmes Ukrainës. Tani, kur frika për pushtimin e Ukrainës nga Rusia është rritur, njësoj janë rritur edhe shqetësimet për zvogëlimin ose ndërprerjen e gazit rus në Evropë.

Shtetet e Bashkuara, por edhe vende të tjera perëndimore, e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione shkatërruese, nëse sulmon Ukrainën.

Politikëbërësit rusë kanë paralajmëruar se nëse vendi i tyre shkëputet nga sistemi ndërkombëtar i bankave, ashtu siç është paralajmëruar, atëherë gazi rus nuk do të rrjedhë.

“Nëse Rusia shkëputet nga SWIFT, atëherë ne nuk do të kemi para në qarkullim. Dhe blerësit tanë, e para së gjithash vendet evropiane, nuk do t’i marrin mallrat tona: naftën, gazin, metalet dhe përbërësit e tjerë të rëndësishëm të importeve të tyre”, ka thënë nënkryetari i Këshillit të Federatës ruse, Nikolay Zhuravlev, për agjencinë e lajmeve Tass.

Këto paralajmërime kanë bërë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të kërkojnë furnizime alternative.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar në fund të muajit të kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë thënë se “SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar së bashku për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm të BE-së me gaz natyror, nga burime të ndryshme anembanë globit”.

Von der Leyen ka diskutuar për blerje të gazit edhe me emirin e Katarit. Komisionarja e BE-së për Energjinë, Kadri Simson, është fokusuar në bisedime me Azerbajxhanin, ndërsa më 7 shkurt është mbledhur edhe Këshilli i Energjisë SHBA-BE, për të diskutuar alternativat.

Disa analistë thonë se me gjithë përpjekjet, gazi rus do të jetë vështirë i zëvendësueshëm, së paku edhe për 10-15 vjet. Nikos Tsafos, ekspert për sigurinë energjetike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Gazi rus është kritik për Evropën. Ai mbulon rreth 40 deri në 45 për qind të importeve të Evropës. Për disa vende është më i rëndësishëm se për të tjerat. Realiteti është se, tani për tani dhe për të ardhmen e afërt, Evropa nuk mund të funksionojë pa gazin rus”.

Cila mund të jetë alternativa?
Tsafos thotë se ndërprerjet e vogla të furnizimeve ruse do ta rëndonin, por nuk do ta prishnin sistemin. Ndërprerja e plotë, sipas tij, do të ishte diçka tjetër.

“Nëse ndërpritet vetëm gazi që kalon përmes Ukrainës, kjo do të ishte një gjë e dhimbshme, por e menaxhueshme. Nëse flasim për reduktim në zero të gazit rus në Evropë, atëherë do të ishte katastrofë. Do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për Evropën që të përshtatet për një kohë të shkurtër me një humbje kaq të madhe”, thotë Tsafos.

Jashtë Ukrainës, Rusia shfrytëzon disa tubacione direkte për ta dërguar gazin në Evropë, në mesin e tyre: tubacioni Rrjedha e Veriut që e çon gazin direkt në Gjermani.

Tsafos thotë se vitin e kaluar, Rusia ka eksportuar rreth 180 miliardë metra kub gaz në Evropë, ndërsa vetëm 40 miliardë kanë kaluar përmes Ukrainës. Përveç Rusisë, një sasi të gazit për kontinentin evropian e siguron edhe Norvegjia, Algjeria e Katari.

Duke folur për Exposenë, Thierry Bros, specialist i tregut evropian të gazit në Universitetin Sciences Po në Paris, thotë se nuk beson se Rusia do ta ndërpresë plotësisht gazin në Evropë.

Nëse vjen deri te mungesat, ai thotë se një opsion për ta mbajtur Evropën të furnizuar është gazi i lëngshëm natyror, i cili transportohet me cisterna oqeanike në vend të tubacioneve.

“Nuk mund të presim më shumë gaz nga Norvegjia, nuk mund të presim më shumë gaz nga Algjeria e vende të tjera. Zgjidhja e vetme është gazi i lëngshëm natyror”, thotë Bros.

Gazi i lëngshëm natyror është gaz natyror që shndërrohet në lëng, me qëllim që të magazinohet dhe të transportohet më lehtë. Në rast të ndërprerjes së plotë të gazit rus, nuk ka mjaftueshëm as gaz të lëngshëm natyror. Sasia nuk mund të rritet brenda natës dhe terminalet e eksportit kushtojnë miliarda dollarë. Profesori Bros thotë se Evropa është treguar “naive” me varësinë e madhe nga Rusia.

“Duhet të shohim se çfarë tregu të gazit duam me Rusinë. Ne kemi nevojë për Rusinë për disa nga vëllimet tona. Por, duhet të shikojmë dhe të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë varësi nga Rusia në vitet e ardhshme. Ky do të duhej të ishte rezultati i kësaj krize”, thotë Bros.

Ngjashëm mendon edhe Nikos Tsafos, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Sipas tij, Evropa duhet të mendojë në afat të gjatë dhe varësia nga Rusia zvogëlohet duke përdorur më pak gaz.

“Mbrojtja më e mirë e Evropës është reformimi dhe riorganizimi i sistemit të saj energjetik drejt një energjie me emetime më të vogla të karbonit. Nuk duhet të kemi iluzione se kjo do të jetë e lehtë ose do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Çështja është se këto probleme me të cilat përballet Evropa, lidhen direkt me sistemin e hidrokarbureve që Evropa ka. Nëse kalohet në burime të pastra të energjisë, disa nga këto probleme do të bëhen më pak të dukshme”, thotë Tsafos.

Sipas të dhënave të fundit të agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, varësia e BE-së nga gazi natyror ka qenë 83.5% në vitin 2020. Më 2019-ën ka qenë 89.5%.

Çmimet e energjisë elektrike në botë janë rritur qysh vitin e kaluar dhe dy bashkëbiseduesit e mi thonë se ato do të rriten edhe më, nëse Evropa detyrohet të gjeja alternativa për furnizimin me gaz.

Gazi natyror mund të ruhet, por rezervat janë tashmë më të vogla se zakonisht, sepse Rusia thuhet se i ka zvogëluar eksportet në Evropë në fund të vitit të kaluar. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji, Fatih Birol, ka thënë muajin e kaluar se kompania ruse e gazit, Gazprom, i ka ulur eksportet në Evropë për 25% në tremujorin e fundit të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Gazprom, në anën tjetër, ka thënë se po i respekton kontratat.

Rezervat mund të zgjasin deri në prill
Një analizë që ka bërë Instituti Bruegel në Bruksel, i cili merret me hulumtime të çështjeve ekonomike, tregon se nëse Rusia ndalon të dërgojë gaz në Bashkimin Evropian në muajin shkurt, rezervat e bllokut mund të zgjasin deri në prill.

Po, a do të ishte ndërprerja e gazit për Evropën interes i Rusisë? Për Eposenë flet Tierry Bros, nga Universiteti Sciences Po:

“Gazprom fiton rreth 6 miliardë dollarë në muaj për gazin që shet në Evropë. Andaj, unë mendoj se nuk do të ishte skenar i mirë që pompat e gazit ta zvogëlonin rrjedhën e gazit. Unë mendoj se skenar i mundshëm është që Rusia vetëm ta zvogëlojë furnizimin, sepse në këtë mënyrë gazi rrjedh në Evropë dhe Rusia fiton euro ose dollarë. Dhe kështu, duke reduktuar gazin, Rusia mund të krijojë përçarje të mëtejshme midis vendeve evropiane, sepse disa do të trajtohen më mirë se të tjerat”.

Sipas Eurostat-it, importueset më të mëdha të gazit rus në Bashkimin Evropian janë Gjermania dhe Italia, ndërsa jashtë BE-së janë Turqia dhe Bjellorusia.

Gazi rus rrjedh në Evropë tash e sa dekada, ka rrjedhur edhe në periudha të krizës, madje edhe gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Frika tani është nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili jo rrallë përshkruhet si i paparashikueshëm. Gazeta amerikane, New York Times, ka pasur më 3 shkurt një shkrim me titull: “Putin ka kursyer për këtë ditë”.

Sipas gazetës, Putin, “gjatë disa viteve të fundit, e ka ristrukturuar ekonominë e vendit të tij me qëllimin specifik për t’i bërë ballë presionit financiar perëndimor”.

“Rusia e ka zvogëluar në mënyrë drastike përdorimin e dollarit e në këtë mënyrë edhe levën e Uashingtonit”, ka shkruar mes tjerash New York Times./Marre nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gaz gazi natyror gazi rus gaz gazi natyror gazi rus

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin