LIVE UPDATES
Aktualitet

Mungesa e sigurimeve dhe mosdeklarimi i pagës, gazetarët të ekspozuar përballë informalitetit në punë

20 May 2019, 20:41 Nga DOSJA
Mungesa e sigurimeve dhe mosdeklarimi i pagës, gazetarët të

Një prej shqetësimeve kryesore në rradhët e gazetarëve në Shqipëri mbeten kushtet e punës. Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, Unioni i Gazetarëve por dhe vetë gazetarët raportojnë probleme që lidhen më së shumti me mungesën e kontratës së punës, pagesat në bankë dhe kesh më qëllim shmangien e detyrimeve fiskale nga pronarët si dhe vonesat në pagesa. Institucionet përgjegjëse për kontrollet si Inspektoriati i Punës apo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raportojnë kontrolle dhe konstatime të këtyre problemeve, por në një masë shumë më të ulët nga ato që raportojnë organizatat jo qeveritare. Disa institucione po bëjnë përpjekje të gjejnë mundësi ligjore të reja për t’u ardhur në ndihmë gazetarëve.

Gazetarët në Shqipëri punojnë në një situatë që vlerësohet mjaft problematike nga vetë ata, nga shoqatat e gazetarëve, por dhe institucionet shtetërore që kryejnë inspektime në lidhje me respektimin e kodit të punës. Në Shqipëri ushtrojnë profesionin e gazetarit 3200 persona nga 6200 punonjës që ka në tërësinë e vet i gjithë spektri mediatiak, duke përfshirë televzionet radiot, mediat on line, mediat print, apo ato periodike, paltformat dixhitale dhe ato kabllore.

Një sondazh i publikuar në fillim të muajit maj nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi me 800 gazetarë, vë në dukje se rreth 17 përqind e të anketuarvedeklarojnë se nuk kanë një kontratë pune. Dhe duke përfshirë dhe të punësuarit në mediat jashtë Tiranës shifra shkon në 31 përqind. Sondazhi evidenton se afro 9 përqind kanë vonesa në marrjen e pagës madje dhe disa mujore.

Një prej shqetësimeve të thella që ka shoqëruar gazetarët ndër vite është puna në të zezë. Sipas sondazhit të IDRA, rreth 61 përqind e të anketuarve pranojnë se kanë punuar në të zezë të paktën njëherë në jetën e tyre. Shumica e gazetarëve të nivelit të lartë pohojnë se në fillim të karrierës së tyre ata kanë punuar në tregun informal.

“Në këtë katrahurë që ngaviti 1990 e deri më sot, faji është i shtetit nuk është i yni. Na janë mohuar sigurimet shoqërore. I kemi derdhur, na janë mbajtur dhe kur shkojmë i verifikojmë, na del që ata nuk i kanë derdhur. 10 vite punë më mungojnë”- thotë Xhovani Shyti, gazetar dhe sekretar i përgjithshëm i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i krijuar 13 vjet më parë e ka denoncuar publikisht këtë skandal, pas falimentimit të një televizioni. Pronarët i kishin mbajtur kontributet por nuk i kishin derdhur ato në thesarin e Inistitutit të sigurimeve shoqërore.

“Ky skandal nga informacioni paraprak që ne kemi si Union i gazetarëve mund të jetë shumë herë më i madh. Kjo do të thotë se shumë prej mediave, përfshi dhe media kombëtare, kontributet e mbajtura ndër vite për punonjësit dhe sidomos gazetarët, nuk i kanë derdhur në thesarin e Institutit të Sigurimeve. Për këtë ne kërkojmë transparencë, sepse siç e dimë çdo e dhënë për individët e punësuar është e mbrojtur nga ligji për të dhënat personale”- shprehet Aleksandër Çipa, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Unioni i gazetarëve ka marrë disa nisma edhe për hartimin e kontratës kolektive, e cila pati sukses dhe u aplikua në masën 75 përqind deri në vitin 2013, duke ulur ndjeshëm informalitetin në media. Pas vitit 2013 Unioni raporton se situata është përkeqësuar sërish. E ndërsa IDRA thotë sipas sondazhit se 17 përqind e gazetarëve nuk kishin kontratë pune, Inspekatoriati i punës raporton shifra shumë herë më të ulëta, pas inspektimit të kryer në fund të vitit 2018.

“Kemi bërë 204 inspektime në 88 subjekte që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë sektor. 3004 punonjës kanë qënë pjesë e punonjësve të evidentuar. 37 punonjës janë evidentuar pa kontrata pune, ose 1.2 përqind e totalit. Gjendja që ne konstatojmë është ajo me letra zyrtare që ne marrin pranë subjekteve. Prandaj them që ne na ndihmon shumë denoncimi që bëjnë punonjësit. Informaliteti gri në media është shumë i madh por e kemi të pamundur, unë them prap që pa ndidhmën tuaj nuk mund të shkojmë atje ku duhet”- u shpreh Arben Seferi Drejtor i Inspektoriatit shtetërortë Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Një prej shqetësimeve masive mes gazetarëve lidhet me sigurimet bazuar në pagë minimale dhe jo mbi pagën e vërtetë. Sondazhi i IDRA që u publikua në ditën ndërekombëtare të lirisë së medias vë në dukje se 74 përqind e gazetarëvee marrin pagën të plotë në bankë. Ndërkohë që 1 në 10 të anketuar thanë se e marrin pagën e tyre në dorë dhe 1 në 7 marrin vetëm një pjesë me para në dorë.

“Organet kompetente nuk duhet thjesht të mjaftohen me ato që raportojnë pronarët. Ai nëse derdh 240 mijë të vjetra në bankë është në rregull më ligjin. Pjesën tjetër ta jep kesh. Këta thonë që ti e ke pranuar atë. Unë jam dakort. E kam pranuar. Por ka patur një interes më të madh se sa kjo marrëveshja e momentit. Ka qenë familja”- pohon Xhovani Shyti gazetar.

“Gjatë vitit 2018 ka paturn një inisiativë me mbështetjen edhe tëkomisionit të medias në Kuvend, por edhe me disa institucione të tjera që janë faktor kryesor të kësaj fushe si me Inspektoriatin Shtetëror të punës, apo më drejtorinë e sigurimeve dhe të tatimeve për të bashkuar sinergjitë dhe për të gjetur zgjidhjet për mbrojtje ligjore gazetarëve”- thotë Urim Bajrami, Këshilli i ankesave në AMA.

Drejtoria e përgjithshme e tatimeve i tha Zërit të Amerikës se administrata e këtij institucioni kryen kontrolle sipas indicieve të riskut. Në fushën e medias disa prej këtyre indicieve lidhen me:

1-Mosdeklarimin e pagës reale të punonjësve krahasuar me mesataren e profesionit.

2-Rënie të pagesës së TVSH krahasuar më vitin paraardhës.

3-Qarkullim i lartë, pagesë e ulët e TVSH.

4-Humbje të vazhdueshme të fitimit.

5- Prirje për të barazuar blerjet dhe shitjet.

Po ashtu flitet edhe për disa komponentë të tjerë që kanë nxitur kontrollet. Nga 1285 tatimpagues të kasaj fushe sipas informacionit zyrtar, gjatë 4 vitevejanë ushtruar kontrolle në 11 deri ne 15 përqind të tyre çdo vit. Janë vendosur penalitete për kontributet shoqërore, tatim fitimin dhe TVSH.

Arkëtimet janë kryer në masën 90 përqind dhe pjesa tjeter po ndjek rrugën gjyqësore. Unioni i gazetarëve thotë se kontrollet duhet të jenë periodike dhe jo selektive. Por jo rrallë herë këto kontrolle interpretohen nga subjeket mediatike si sulme ndaj lirisë së fjalës që pasohen me presion mbi insitucionet.

“Për hir të së vërtetës ne kemi patur dhe situata të tilla. I është bërë e ditur subjektit që nuk është qëllimi në vetvete që ne të penalizojmë median, por është për të rregulluar një marrëdhënie punëdhënës-punëmarrës që bën pjesë tek ajo media. Se mund ta marrin sikur kemi diçka personale, ndërkohë që s’ka asgjë personale. Nuk kemi ne asgjë personale me asnjë subjekt”- shprehet Arben Seferi Drejtor i Inspektoriatit shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

“Këtu abuzohet me lirinë e medias. Se çfarë lidhje ka liria e medias me kontrollin për anën financiare, unë nuk e kam kuptuar dhe nuk do ta kuptoj kurrë. Vjen grupi i tatimorëve dheinstancave të tjera dhe tërhiqet sepse këta fillojnë dhe bëjnë zhurmë duke thënë se po dhunohet liria e medias. Ç’lidhje ka liria e medias me mospagesën e sigurimeve. Po tani liria e medias do ma japë mua pensionin?” – thotë Xhovani Shyti gazetar.

Spektri mediatik në Shqipëri është pasqyrë e krejt jetës ekonomike dhe shoqërore që gjithashtu vuan nga të njëjtat probleme ku më i rëndi është ai i informalitetit. Media nuk bën përjashtim, edhe pse në shumicën e rasteve godet disa probleme në sektorë të tjerë, prej të cilave vuan edhe ajo vetë.

Marrë nga VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazetaret e rrezikuar gazetaret shqiptare informaliteti ne pune gazetaret e rrezikuar gazetaret shqiptare informaliteti ne pune

Sondazh

Aktualitet 20 May 2019, 15:11

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se eki...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin