"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Natë “HALLOWEEN-i” për Juven, Simeone “trullos” Allegrin, e kthen 59 vite mbrapa
30 October 2021, 18:23Nga DOSJA
ITALI– Juventus është në krizë. Pas humbjes disa ditë më parë me Sassuolon, bardhezinjtë nuk fitojnë as me Veronën që u mund me shifrat 2-1.Pjesa e parë nisi mjaft mirë për vendasit të cilët gjetën rrugën e rrjetës shumë shpejt kur në minutën e 11′ Simeone shënoi me portën bosh.
Pas tre minutash Simeone nxori nga repertori i tij një perlë të vërtetë. Një goditje e bukur në kufijtë e zonës e çoi topin në trekëndësh duke zhvlerësuar totalisht fluturimin e Szczesny. Kështu mbyllet edhe pjesa e parë me rezultatin 2-0. Juventus ka pësuar 15 gola në 11 javët e para të kampionatit për herë të parë që nga sezoni 1961/1962, kur e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.
Në pjesën e dytë, Juventusi u përpoq të rifutej në lojë. Ekipi i Allegrit e riti presionin në portën kundërshtare. Megjithatë, për të ngushtuar rezultatin mendoi McKennie me një supergol. Juventus ka pësuar 15 gola në 11 javët e para të kampionatit për herë të parë që nga sezoni 1961/1962, kur e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.
ITALI-Suksesi me Cagliarin i dha frymë në klasifikim Romës por edhe moral të lartë në ndeshjen që verdhekuqtë do të luajnë ndaj Milanit në “Olimpico”...
ITALI-Një episod i keq karakterizoi ndeshjen mes Atalantës dhe Lazios. Portieri Pepe Reina në fakt u godit në kokë nga një monedhë që i ra në kokë me arbitrin q...
ANGLI- Java e 10-të e Premier League prodhoi sa rezultate të bukur aq edhe interesante. Liverpool dhe Manchester City ndalin hapin në momentin e gabuar. “...
ARGJNETINE – Diego Maradona, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 për shkak të insuficiencës kardiake, këtë të shtunë do të ketë të paktën katër homazhe,...