"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Nato thirrje Serbisë dhe Kosovës për “qetësim” gjakrash
24 September 2021, 19:05Nga DOSJA
BRUKSEL – Zëdhënësja për Aleancën e Atlantikut të Veriut, Oana Lungescu, ka reagur në rrjetin social twitter lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave.
Zëdhënësja u ka kërkuar të dyja palëve të qetësojnë situatën duke u treguar të përmbajtur dhe duke ju rikthyer dialogut. Ajo ka ritheksuar edhe një herë se KFOR është ende në rolin e tij si një garantues i sigurisë për të gjitha komunitetet.
“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
#NATO calls for immediate de-escalation in the north of #Kosovo. We urge both Belgrade & Pristina to exercise restraint, avoid unilateral actions & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all communities.
Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ATHINË– Ish-ministri grek i Financave në qeverinë e parë të “Syriza”, Yanis Varoufakis duket se ende nuk i ka dalë “e keqja” me kancelaren gjermane A...
Itali – Si pjesë e shërbimeve të kontrollit territorial të organizuara nga Komanda Provinciale në Rosta, Palermo për të luftuar kultivimin dhe shitjen e d...
SHBA– Meng Wanzhou, shefja e financave të Huawei, e cila u ndalua tre vjet më parë në aeroportin e Vancouver me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerik...
ITALI– Një shqiptar garon në Itali në zgjedhjet locale që do të zhvillohen në muajin tetor. Mes kandidatëve për Këshillat Bashkiakë, është dhe një shqipta...
MOSKË – “Disa shtete anëtare kanë zbuluar aktivitete kibernetike që janë zhvilluar me qëllim të keq dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus”, tha shefi ...
INDI – Të premten, Jitender Gogi, një gangster famëkeq, i cili ishte burgosur që nga viti 2020, u soll në një seancë dëgjimore në veri të Delhi-t, në Indi...
ZVICËR- Anna dhe Marc u takuan në Tajlandë gjatë një udhëtimi rreth botës. Ata bashkuan të ardhurat më pas për udhëtimet e tyre. Krejt ndryshe në dukje nga...