LIVE UPDATES
Bota

Ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje: Burg kush e bënë këtë gjë

23 July 2021, 13:03 Nga DOSJA
Ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje: Burg kush e

BOSNJE & HERZEGOVINË- Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

Kompetencat e Bonit i japin atij të drejtë për të shtyrë përpara vendime, për të cilat, akterët e tjerë politikë nuk shfaqin vullnet për një gjë të tillë. Inzko e mori këtë vendim, disa ditë para përfundimit të mandatit të tij në Bosnje.

“Së pari, theksoj se pajtimi nuk mund të ndodhë pa njohjen e krimeve dhe pa përgjegjësi. Gjuha e urrejtjes, madhërimi i kriminelëve të luftës dhe revizionizmi, pra mohimi i hapur i gjenocidit dhe krimeve të luftës, parandalojnë shoqëritë nga përballja me të kaluarën e tyre kolektive, përfaqësojnë poshtërim të përsëritur të viktimave dhe të dashurve të tyre, dhe në të njëjtën kohë, zgjasin padrejtësinë dhe rrezikojnë marrëdhëniet paqësore shoqërore”, tha Inzko përmes një letre, ku ka arsyetuar vendimin e tij.

Përfaqësuesi i lartë deklaroi se mohimi i gjenocidit dhe mohimi i krimeve të tjera të luftës janë veçanërisht të rrezikshme në një vend si Bosnja, e cila në të kaluarën e saj të afërt, ka përjetuar fushata të tmerrshme të spastrimit etnik dhe krimeve masive të kryera gjatë një konflikti brutal dhe të përgjakshëm.

“Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, Bosnja është ende një shoqëri e copëtuar që po lufton ende me trashëgiminë e së kaluarës. Gjuha e urrejtjes, madhërimi i kriminelëve të luftës dhe revizionizmi, pra mohimi i hapur i gjenocidit dhe krimeve të luftës, janë dukuri të shpeshta në ligjërimin politik, pavarësisht vendimeve të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare “, deklaroi ndër të tjera Inzko.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, tha të premten, pas vendimit të Inzkos, se Republika Sërpska “duhet të fillojë procesin e shpërbërjes”.

Çka parasheh vendimi?

Ky vendim parashikon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike.

Ndërkaq, dënim deri në gjashtë muaj deri në pesë vjet, do t’iu shqiptohet të gjithë personave që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës, thuhet në vendim.

“Nëse vepra është kryer në atë mënyrë që do të mund të prishë rendin publik ose është kërcënuese, abuzive dhe ofenduese, kryesi do të dënohet me burgim në një afat jo më pak se tre vjet”, thuhet më tej në vendim.

Vendimi, sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), përcakton që kushdo që jep mirënjohje, çmim ose ndonjë privilegj të ngjashëm për një person të dënuar për gjenocid apo për ndonjë krim lufte, ky akt do të dënohet të paktën me tri vjet burgim.

Kjo vlen edhe nëse emërtohet një objekt publik siç është rruga, sheshi, parku, ura, institucioni,komuna ose qyteti, vendbanimi, me një emër të një personi të dënuar për gjenocid, një krim kundër njerëzimit ose krim lufte ose në ndonjë mënyrë tjetër madhëron një person të dënuar me gjykim të formës së prerë për këto vepra penale.

Ky ligj do të hyjë në fuqi tetë ditë pas botimit në faqen zyrtare të internetit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ose një ditë pas botimit në “Gazetën Zyrtare të Bosnjë dhe Hercegovinës”, cilado që ndodh më shpejt. Ndërkaq, vendimi i Inzkos hyn menjëherë në fuqi.

Dodik: Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes

Pas njoftimit të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, në një konferencë për media të premten tha se Valentin Inzko nuk ka të drejtë të imponojë një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit, duke shtuar se ky vendim është “i pabazuar”.

“Republika Sërpska e hedh poshtë këtë vendim. Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Serbët nuk guxojnë ta pranojnë këtë vendim, kjo është një gozhdë e ngulur në arkivolin e Bosnje e Hercegovinës. Pas kësaj, Bosnje e Hercegovina nuk mund të funksionojë. Do të thërrasim një seancë të Asamblesë së Republika Sërpskës javën e ardhshme”, tha Dodik.

“Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje e Hercegovinë”, shtoi ai.

Xhaferoviq: Inzko përmbushi detyrimin ndaj viktimave

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se përfaqësuesi i lartë, me këtë vendim, përmbushi detyrimin e tij ndaj viktimave.

“Sipas ndërgjegjes së tij, por edhe sipas Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, sepse mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve është një mekanizëm që minon seriozisht besimin midis kombeve dhe rrezikon paqen,” tha Xhaferoviq.

Ai shtoi se vendimi i përfaqësuesit të lartë bëri një hap të fortë përpara në drejtim të civilizimit.

 

Izetbegoviq: Vendimi, në favor të familjeve të viktimave të gjenocidit

Presidenti i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq deklaroi se vendimi i përfaqësuesit të lartë është një vendim civilizues, në favor të familjeve të viktimave të gjenocidit.

“Me këtë vendim, përfaqësuesi i lartë ndihmoi qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, forcoi autoritetin e pasardhësit të tij dhe e përfundoi me dinjitet mandatin e tij në Bosnje”, tha Izetbegoviq.

Gratë në Srebrenicë duke përcjellë seancën ku u dënua me burgim të përjetshëm shefi i ushtrisë të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Komshiq mirëpret vendimin për dënimin e mohimit të gjenocidit

Ndërkaq, anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq përshëndeti vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për të ndryshuar Kodin Penal, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit.

“Ky vendim bazohet në një seri vendimesh të gjykatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), do të thotë Tribunalit Penal për ish-Jugosllavi, i cili, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërtetoi ekzistencën e krimit të gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjenocidit në Srebrenicë, ” tha Komshiq, në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Presidentja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Fadila Efendiq i tha agjencisë Fena se do të dëshironte të ndante lumturinë e saj me dikë pas këtij vendimi.

“Inzko bëri atë që premtoi, megjithëse duhej ta kishte bërë më parë, por nuk është kurrë vonë. Vendimi është i mirë, nëse respektohet”, tha ajo.

Presidentja e Shoqatës së “Gratë e Srebrenicës”, Hajra Qatiq, që 26 vjet është në kërkim të eshtrave të djalit të saj, Nino. Ajo thotë se vendimi i përfaqësuesit të lartë është shumë i rëndësishëm për të dhe shpreson që do të respektohet.

“Ai duhet ta kishte bërë këtë shumë kohë më parë, por nuk është kurrë vonë. Unë jam e kënaqur që ai mori një vendim të tillë për të ndaluar mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës”, tha ajo.

Ambasada e SHBA-së: Vendimi i Inzkos, i rëndësishëm për stabilitetin e Bosnjës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë tha se mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës janë të papranueshme dhe minojnë besimin e ndërsjellë, që është i nevojshëm për përparimin e këtij shteti drejt Bashkimit Evropian.

“Akti i përfaqësuesit të lartë në largim tregon se sa rëndësi i kushton kësaj çështjeje, e cila është e rëndësishme për stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë dhe thekson domosdoshmërinë e vazhdueshme që të gjithë në Bosnje të kontribuojnë në pajtimin. Ligji mbi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje e Hercegovinës është pika fillestare për biseda dhe hapa më konkretë të cilat duhen të ndërmerren nga akterët lokalë në lidhje me zbatimin praktik të tij”, “tha Ambasada amerikane në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Madhërimi i Mlladiqit me grafite dhe tatuazhe

Ambasada amerikane tha se gjenocidi në Srebrenicë nuk është një temë për diskutim, por një fakt historik.

“Njësojë po aq e rëndësishme është të theksohet se këto krime të tmerrshme nuk janë reflektim ose dënim i një kombi të tërë. Madhërimi i kriminelëve të luftës në të dyja palët ose mosrespektimi i vuajtjeve të ndonjë komuniteti në Bosnje e Hercegovinë, degradon kujtesën e viktimave dhe minon pajtimin. Është koha të ktheheni, me të vërtetë, në një të ardhme që do të bazohet në paqe dhe besim të ndërsjellë”, shtoi Ambasada amerikane.

Në Bosnje e Hercegovinë këtë vit u shënua 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid. Deri më tani, 47 persona u dënuan me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Roli i përfaqësuesit të lartë në Bosnje

Ndryshe, diplomat austriak, Valentin Inzko në muajin maj dha dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje, post që e ka mbajtur që nga viti 2009. Nga 1 gushti, atë do ta zëvendësojë gjermani, Christian Schmidt.

Posti i përfaqësuesit të lartë, me statusin e misionit diplomatik në Bosnje dhe Hercegovinë, është formuar në pajtim me kornizën e Marrëveshjes së paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, që njihet si Marrëveshja e Dejtonit, që është arritur më 21 nëntor, 1995, në bazën ushtarake në Dejton të Shteteve të Bashkuar. E njëjta u nënshkrua më 14 dhjetor, 1995 në Paris të Francës.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë ka autoritetin për “interpretimin final” të Marrëveshjes për zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshjes së Dejtonit. Nga 2009, kur Inzko u bë kreu i Zyrës së përfaqësuesit të lartë (OHR), deri në 2014, ai mori gjithsej 76 vendime, duke përdorur kompetencat e Bonit. Kompetencat e Bonit i lejojnë Zyrës së përfaqësuesit të lartë të shkarkojë zyrtarët që e shkelin Marrëveshjen e Dejtonit ose ligjet në Bosnje si dhe mund të vendosë ndalesa të caktuara ndaj tyre. Këto kompetenca u miratuan nga Këshilli i Zbatimit të Paqes (PIC) në Bosnje e Hercegovinë, gjatë një takimi në Bon të Gjermanisë, në dhjetor të vitit 1997.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gjonocidi i sebrenices millorad dodik valentin inzko gjonocidi i sebrenices millorad dodik valentin inzko

Sondazh

Bota 23 July 2021, 11:22

BEOGRAD– Veljko Belivuk, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal, mohoi se ai vrasës pro foli për marrëdhënien e tij të pretenduar me presidentin serb, Ale...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin