LIVE UPDATES
Bota

Ndarja e burimeve ujore ndërkufitare: Bashkëpunim apo konflikt?

12 April 2022, 07:19 Nga DOSJA
Ndarja e burimeve ujore ndërkufitare: Bashkëpunim apo konflikt?

Nga Eufrati në Mekong, digat që sigurojnë furnizimin me ujë të një vendi rrezikojnë t’i lenë të tjerët në thatësi. Burimet e përbashkëta ujore mund të jenë burim paqeje, por edhe konflikti.

Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, Moska njoftoi se kishte bombarduar një digë në Kanalin e Krimesë Veriore. Pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Ukraina ngriti digën, duke bllokuar një furnizim jetik me ujë në territorin e pushtuar, çka çoi në mungesë të madhe uji.

Lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet për furnizimin me ujë të Krimesë. Por kronologjia e konflikteve nga Instituti Ujor i Paqësorit jep shembuj të ujit si një armë, rastësi apo shkas konflikti që daton mijëra vjet më parë. Ashok Swain, profesor i paqes dhe konfliktit në universitetin Uppsala në Suedi, njëkohësisht ish-kryetar i UNESCO-s për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Ujit, thotë se furnizimi me ujë i Krimesë është një nga shembujt e kësaj dukurie.

“Megjithatë, burimet e përbashkëta ujore mund të jenë gjithashtu një mundësi për bashkëpunim. Edhe në Krime, nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte ndihmuar Rusinë dhe Ukrainën që ta zgjidhnin çështjen humanitare të ujit, mund t’u kishte dhënë atyre një mundësi ose një forum për të negociuar e për të diskutuar se si ta trajtojnë këtë çështje dhe gjithashtu të zgjidhin çështje të tjera” – thotë Ashok.

“Tensionet për ujin” 

Rreth 40% e popullsisë botërore jeton në lumenj që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë. Dhe me krizën klimatike që le pas shumë rajone që vuajnë nga thatësira, qasja se si këto burime thelbësore të ndahen në mënyrë të barabartë, ka ngritur tensione të profilit të lartë në mbarë botën. Gjatë muajit shkurt, Diga e Rilindjes së Madhe Etiopiane më në fund u vu në funksionim, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme nga Egjipti dhe Sudani, të cilët prej kohësh i frikësoheshin ndikimit të digës në tokat e tyre bujqësore poshtë Nilit.

Digat e ngritura përgjatë lumit Mekong në Kinë, janë konsideruar shkaku për thatësirën e shkaktuar në Tajlandë dhe Kamboxhia. Ndërkohë, tensionet janë shtuar midis rivalëve Indi-Pakistan, për çështjen e ujërave të tyre të përbashkëta në basenin e lumit Indus. 

Pajisja e internetit për Paqen dhe Sigurinë e Ujit, e ndërtuar nga Instituti i Burimeve Botërore, tregon një hartë të planetit tonë të mbushur me tensione mbi këtë çështje, tensione të cilat kërcënojnë të bëhen të dhunshme. Megjithatë, Scott Moore, autor i “Hidropolitika nënkombëtare: Konflikti, bashkëpunimi dhe ndërtimi i institucioneve në basenet e përbashkëta të lumenjve”, thotë se trazira të tilla ndodhin kryesisht brenda shteteve, dhe jo ndërmjet tyre. 

Tensionet ndërkombëtare për ujin, thotë Moore, rrallëherë përshkallëzohen në konflikt të vërtetë. Dhe kur mosmarrëveshjet arrijnë në pikën kulmore, uji është shpesh vetëm preteksti për çështje të tjera madhore. “Intuita thotë se uji është shkaku i tensionit dhe konfliktit, ndërsa unë do të thoja se është zakonisht e kundërta – tensionet gjeopolitike ose mosmarrëveshjet ekonomike marrin shkas nga çështja e ujit” –  thotë Moore. 

Politikë dhe thatësirë në Lindjen e Mesme 

Që nga vera e kaluar, mungesa e ujit në Iran ka nxitur protesta, të ashtuquajtura “Kryengritja e të Eturve”. Në të njëjtën kohë, tensionet janë ndezur në mosmarrëveshjet e gjata me Afganistanin fqinj, mbi digën e tij Kamal Khan në rrjedhën e sipërme të lumit Helmand. 

Susanne Schmeier, profesore e asociuar e ligjit dhe diplomacisë së ujit në IHE Delft në Holandë, thotë se fajësimi i vendeve fqinje për grumbullimin e ujit mund të jetë një devijim i përshtatshëm nga çështjet e brendshme rreth çmimit të ujit dhe infrastrukturës joefikase të ujit.  “Sa herë që Irani përballet me kriza të forta të brendshme mbi ujin, të cilat përfshijnë në protesta ose konflikte qytetarë dhe fermerë,” shpjegon Schmeier, “ju do të shihni në të njëjtën kohë, deklarata të forta të politikëbërësve iranianë ndaj Afganistanit që thonë: Ne duam pjesën tonë të lumit”. 

Dhe ndërsa Irani akuzon fqinjin e tij për krijimin e rezervave të ujit, ai ndërton gjithashtu digat e veta mbi Helmand dhe lumenj të tjerë, duke përfshirë një degë të Tigrit që derdhet në Irak. Ky i fundit ka problemet e veta me mungesën e ujit.

Iraku i goditur nga thatësira, fajëson Iranin dhe Turqinë për problemet e tij me ujin. Turqia ka diga si në Tigër ashtu edhe në Eufrat, dhe në rrjedhën e poshtme. Iraku dhe Siria thonë se këto diga po i lenë vendet e tyre në thatësirë.

Ndryshimet klimatike ashpërsojnë tensionet 

Pas ndërtimit në vitet 1980, Turqia ra dakord të lëshonte 500 metra kub ujë në sekondë, nga Eufrati përmes digës së hidrocentralit Ataturk në Sirinë fqinje. Sot Turqia fajëson ndryshimet klimatike për pakësimin e rrjedhës, kurdët sirianë përtej kufirit besojnë se Turqia po i ndëshkon ata si rivalë politikë.

Swain thotë se tensionet mbi hidrocentralin GERD në Etiopi janë gjithashtu të rrënjosura në një koklavitje faktorësh gjeopolitikë dhe klimatikë. Diga, teorikisht, mund të jetë reciprokisht e dobishme: vendet e poshtme, Egjipti dhe Sudani, mund të përdorin energjinë e saj të lirë elektrike. Në të njëjtën kohë, diga mund të përdoret për të rregulluar rrjedhën e Nilit, me qëllim shmangien e përmbytjeve që kanë shkatërruar zonat e Sudanit vitet e fundit.

Megjithatë, pyetja shtrohet se çfarë mund të ndodhë nëse pas disa vitesh të njëpasnjëshme thatësire, Etiopia do të frenonte ujin për ta mbajtur rezervuarin e saj mjaftueshëm të mbushur. “Pra, kjo është arsyeja pse po vjen kjo lloj frike. Është ndryshimi i klimës” – thotë Swain.

Uji, si një çështje “e depolitizuar” 

Bashkëpunimi ndërkombëtar mbi ujërat e Nilit mund të jetë më i lehtë nëse vendet e rrjedhës së sipërme dhe të poshtme nuk do të binin në anët e ndryshme të ndarjes gjeopolitike. “Bota është ndarë në dy kampe. Etiopia po merr mbështetje nga Kina dhe Rusia, ndërsa Egjipti dhe Sudani janë më të lidhur me Perëndimin” – tha Swain. 

Megjithatë, Mehmet Altingoz, i cili hulumton menaxhimin ndërkufitar në Universitetin amerikan të Delaware, beson se fokusimi në çështjen humanitare të furnizimit me ujë të Krimesë mund të kishte ndihmuar në shpërndarjen e tensioneve përgjatë kësaj ndarjeje globale. “NATO dhe Perëndimi humbën një mundësi për të zbutur tensionet në rajon, duke i kërkuar Ukrainës që të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar për sigurimin e aksesit të ujit në Krime” argumenton një artikull i tij i fundit, ku është bashkëautor. 

“Është më e lehtë të bashkëpunosh për asetet mjedisore”, tha ai për DW. Hulumtimi i tij ka mbuluar Turqinë dhe Armeninë, vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por ndajnë pronësinë e një dige të epokës sovjetike që ndodhet në kufirin e tyre. 

Çdo muaj, shpjegon Altingoz, një komitet teknik i përbërë nga anëtarët e vendeve rivale mblidhet për të vendosur se si do të ndahet uji: “Ka një bashkëpunim të gjerë mbi këtë masë ujore dhe ne kuptuam se po përmirëson marrëdhëniet në nivel lokal.” 

Uji, për bashkëpunim dhe jo konflikt

Sipas OKB-së, rreth 300 traktate ndërkombëtare të ujit janë nënshkruar që nga viti 1948, dhe shumica dërrmuese rrallë bëhen tituj mediatikë. “Ka shumë më tepër raste, shembuj dhe raste bashkëpunimi për ujin – veçanërisht nëse e përcaktojmë atë në termat e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve të përbashkëta ujore – sesa ka raste apo shembuj konflikti” – tha Moore. 

Megjithëse tensionet e ujit janë rindezur rregullisht midis Indisë dhe Pakistanit, kombet rivale kanë punuar së bashku përmes Traktatit të Ujit Indus, që daton në vitet 1960.

“Edhe kur u ndezën tensionet më të mëdha, edhe kur ishin në prag të luftës bërthamore, India dhe Pakistani, vazhduan takimin sipas traktatit” – thotë Schmeier. Ajo tregon gjithashtu paktin e stabilitetit që u krijua për të ndërtuar paqen në Ballkan pas luftës në vitet 1990, duke marrë ujërat e përbashkëta të Danubit si pikënisje për bashkëpunim. “Ata negociuan një marrëveshje, krijuan një organizatë të baseneve lumore që bashkoi vendet dhe më pas kjo marrëveshje u përhap edhe në tregti, në pastrimin e mbetjeve të luftës dhe të gjitha gjërat e tjera” – thotë Schmeier. 

Marrë nga DW. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin