"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ndryshohen bravat në degën e PD në Fier, Luan Baçi denoncon në polici
25 November 2021, 14:11Nga DOSJA
FIER– Bravat e dyerve të selisë së Partisë Demokratike janë ndërruar. Ka qenë ish-kreu i PD-së në Fier dhe njëkohësisht deputet i PD-së, Luan Baçi ai që ka bërë një denoncim në policinë e Fierit në lidhje me këtë ngjarje. Në videon e publikuar nga Faxnews shihen anëtarë të grupseksionit të degës blu në Fier që kanë mbetur jashtë dyerve pasi nuk mund t’i hapin ato.
Nuk dihet ende nëse urdhri për ndërrimin e bravave mësohet se është dhënë nga pasardhësi i Baçit në këtë qark, Agron Kapllanaj.
Dyshohet paraprakisht se shkak për këtë gjë po bëhen takimet që ish-kryeministri Sali Berisha po mban në kuadër të nismës ‘foltorja’ dhe mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, datë që nuk është njohur nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.
Gratë mund të heshtin ndonjëherë dhe të përpiqen ta ruajnë martesën dhe për pasojë të rrezikohen e të vijojnë të jenë viktima të dhunës. Por jo fëmijët. Një gru...
TIRANË – Kunati i biznesmenit Rezart Taçi (Artur Balla) dhe ish-truproja e ish-pronarit të ARMO-s Bledar Lilo kanë kërkuar pafajësinë në shkallën e ...
TIRANË –Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashimin e motit për ditën e sotme dhe mbrëmjen e ka konsideruar pak më të rëndë teksa thekson se d...
KUKËS – Policia e Kukësit arrestoi 7 të rinj pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me makinat e tyre refugjatë jashtë kufirit shqiptar. Ata kis...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi i Shqipërisë se agjensia për fondet e donatorëve do ti përdorë miliona eurot pë...
TIRANË– Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka rikthyer sërish traditën e “Ditës së Hapur në Gjykatë”, por kësaj herë në zbatim të respektimit...
VLORË– Kamionët e parë me materialet kanë nisur punimët për aeroportin e Vlorës, por Shoqëria Civile ende kërkon që qeveria të ndërpresë punën, pasi ...