LIVE UPDATES
Aktualitet

Në ndjekje të Erdogan/ Turksat shpenzoi 1 mld dollarë për 2 satelitë, po Shqipëria?

20 October 2021, 15:33 Nga DOSJA
Në ndjekje të Erdogan/ Turksat shpenzoi 1 mld dollarë për 2

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se e ka seriozisht me planin e tij për të dërguar satelitë shqiptarë në hapësirë. Pas deklaratës që shkaktoi të qeshura në Kuvend, Rama sot ka nxjerrë bisedën me një një ekspert të “Space X” në lidhje me planin e lëshimit të satelitëve.

Por kjo ëndërr duket sikur është e “vjedhur” diku nga një vend, tek i cili Rama ka marrëdhënie të mira; Turqia! Në shkurt të këtij viti, teksa e gjithë bota përballej me pandeminë e koronavirusit, presidenti Recep Tajip Erdogan lancoi planin dhe ambicjet e tij për programin hapësinor. Ai bëri me dije se Turksat, operatori satelitor shtetëror i Turqisë, nënshkroi më 9 nëntor një kontratë me Airbus Defense and Space për dy satelitë komunikimi të gjeneratës së re, Turksat 5A dhe Turksat 5B.

Të dy satelitët bazohen në versionin më të fundit elektrik të ngritjes së orbitës të platformës Airbus Eurostar E3000, e cila përdor shtytje elektrike për ngritjen dhe ruajtjen e stacioneve në orbitë.

Turksat 5A është një satelit transmetues që do të funksionojë në brezin Ku në orbitën gjeostacionare, duke mbuluar Turqinë, Lindjen e Mesme, Evropën, Afrikën e Veriut dhe Afrikën e Jugut. Anija kozmike do të ketë një masë lëshimi prej 3,500 kilogramë dhe një fuqi elektrike prej 12 kË.

Ndërsa Turksat 5B është një satelit me brez të gjerë që do të funksionojë në brezat Ku dhe Ka. Ngarkesa e tij satelitore me qarkullim të lartë do të sigurojë më shumë se 50 gigabajt për sekondë të kapacitetit në një mbulim të gjerë duke përfshirë Turqinë, Lindjen e Mesme dhe rajone të mëdha të Afrikës. Anija kozmike do të ketë një masë lëshimi prej 4,500 kilogramë dhe një fuqi elektrike prej 15 kË. Shtë planifikuar për dërgimin në orbitë në 2021.

Zyrtarët e Turksat thonë se kontrata për ndërtimin dhe lëshimin e satelitëve do të jetë me vlerë rreth 500 milionë dollar, ndërsa sateliti lokal, 6B, do t’i kushtojë Turqisë 545 milion lira (141 milion dollarë amerikanë). Pra ëndrrat kushtojnë…

Sipas të dhënave në internet, një satelit “tipik” ka një çmim prej 290 milion dollarësh; një satelit spiun mund të kushtojë 100 milionë dollarë shtesë, pra kostoja varion nga madhësia, qëllimi dhe versioni i satelitit. Ndërkohë satelitët e vegjël kushtojnë rreth 1 mln dollarë dhe nisen me shumicë për të ulur kostot, por sigurisht që janë të papërfillshëm në funksion në krahasim me të tjerët.

Për të mos folur më pas për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të satelitëve. Kompanitë duhet të paguajnë për gjerësinë e brezit satelitor ashtu si pronarët e celularëve duhet të paguajnë për të transmetuar zërin dhe të dhënat. Këto kosto mund të arrijnë në 1.5 milion dollarë në vit, ndërsa veç nisja e një sateliti të vetëm në hapësirë mund të kushtojë diku midis 10 milion dhe 400 milion dollarë, në varësi të mjetit të përdorur.

Duke qenë së ëndërrat kushtojnë, ku do i gjejë paratë kryeministri Edi Rama për të ngritur në hapësirë satelitët? Kostot janë të mëdha, sepse satelitët për jetëgjatësinë e tyre, që zakonisht është deri në 15 vite, duhet të mirëmbahen gjithë kohës. Kush do i paguajë? Do të dalin këto para nga buxheti i shtetit, apo

Shqipëria është pjesë e një kontrate që ende nuk është bërë publike me Turqinë. Në shkurt, Erdogan lajmëroi se ishte në negociata me tre vende, për zhvillimin e një porti hapësinor në Somali, por nuk dihet se më kë. I vetmi vend që u la të kuptohej se do të kishte bashkëpunim ishte Rusia, por ende nuk dihet i treti. Të jetë Shqipëria? Nëse po, çfarë ofrojmë ne në këmbim të Turqisë, për të ngritur satelitë në hapësirë? Mjafton vallë miqësia e ngushtë mes Ramës dhe Erdogan për të nxjerrë miliona nga buxheti i qytetarëve të Turqisë, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë satelitë në hapësirë? Dosja.al ka kontaktuar me “Turkish Space Agency”, por nuk ka marrë asnjë përgjigje ende lidhur me një marrëveshje të mundshme mes palëve. Presim kur të jetë gati kryeministri të ndajë ndonjë detaj edhe me ne…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama dhe sateliti recep tajip erdogan turksat edi rama edi rama dhe sateliti recep tajip erdogan turksat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin