LIVE UPDATES
Aktualitet

Toka, apartamente e aksione në kompani, Prokuroria vë në sekuestro pasuritë e vëllezërve Çala të marrë të pandehur pë

11 January 2021, 12:54 Nga DOSJA
Toka, apartamente e aksione në kompani, Prokuroria vë në

ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit ka vendosur masën e sekuestrimit të pasurive mbi pasuritë e pajuatshme të dy vëllezërve Çala, Klement dhe Eldi si dhe të Alkond Bengasit, të tre të arrestuar dhe të marrë të pandehur për grabitjen e ndodhur në Rinas, prillin e vitit 2019. Në njoftim zyrtar, Prokuroria bën me dije se është vënë sekuestro për

-Një apartament, 50 metra katrorë, në Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Pullumb Shefqet Çala dhe Elida Luan Çala;

-Arë + truall me sipërfaqe 500 m², zona kadastrale 2346, si dhe ndërtesë 1 kat e llojit njësi, me sipërfaqe 167,9 m², e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Eldi Pullumb Çala dhe Elida Luan Çala

-Arë me sipërfaqe 809,5 m², zona kadastrale 2346, e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, në emër të shtetasve Alkond Ferdinand Bengasi, Esunela Ferdinand Qevani dhe Alert Ferdinand Qevani, ku në datë 14/12/2017 është regjistruar kontrata e sipërmarrjes Nr. 4788/2867, datë 14/10/2017, me investitorë shtetasit Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala.

-Janë sekuestruar gjithashtu edhe 50% të kuotave të zotëruara nga shtetasi Eldi Pullumb Çala në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh.p.k, me Nipt L82620202I.

Njoftimi i Prokurorisë Elbasan:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar në datë 02/07/2019 procedimin penal Nr. 1285 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar po ashtu në datë 06/09/2019 procedimin penal Nr. 1676, për veprat penale të parashikuara nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të sjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Ky procedim penal lidhet me veprimet e kryer nga shtetasi Dritan Ekmekçiu, në kuadër të elementeve të veprave penale të parashikuara nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal. Ky shtetas ka hyrë në marrëdhënie financiare të dokumentuar si dhe në marrëdhënie qiraje të padokumentuar me shtetasin Pullumb Çala, i ati i shtetasit Klement Çala.

Me vendimin e datës 09/09/2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka disponuar për bashkimin e akteve të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019 me ato të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, në bazë të parashikimeve të neneve 79/1 të Kodit të Procedurës Penale.Në datë 19/07/2019 është regjistruar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime emri i shtetasit Klement Çala. Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Nr. 623, datë 23/07/2019, është vendosur, ndër të tjera: Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
Pasurinë me Nr. 1/189+1-2, vol. 23, f. 145, e llojit apartament, me sipërfaqe 50 m², zona kadastrale 8524, e gjendur në lagjjen “Vullnetari”, Pall. Nr. 645, shk. 1, kati 1, ap. 2, Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Pullumb Shefqet Çala dhe Elida Luan Çala;

Pasurinë me Nr. 468/2/3, vol. 4, f. 131, e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m², zona kadastrale 2346, si dhe ndërtesë 1 kat e llojit njësi, me sipërfaqe 167,9 m², e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Eldi Pullumb Çala dhe Elida Luan Çala; Pasurinë me Nr. 428/2/6, vol. 5, f. 127, e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m², zona kadastrale 2346, e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, në emër të shtetasve Alkond Ferdinand Bengasi, Esunela Ferdinand Qevani dhe Alert Ferdinand Qevani, ku në datë 14/12/2017 është regjistruar kontrata e sipërmarrjes Nr. 4788/2867, datë 14/10/2017, me investitorë shtetasit Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi 50% të kuotave të zotëruara nga shtetasi Eldi Pullumb Çala në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh.p.k, me Nipt L82620202I. Në kuadër të këtij procedimi penal, në datë 16/12/2020 është marrë i pandehur dhe akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal shtetasi Klement Çala. I pandehuri është njoftuar me përfundimin e hetimeve paraprake si dhe për të është respektuar afati i përcaktuar në nenin 327/4 të Kodit të Procedurës Penale. Me vendimin e datës 30/12/2020, nga aktet e procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, janë ndarë aktet e procedimit penal Nr. 1676 të vitit 2019, pasi nga hetimet nuk kanë rezultuar të dhëna që justifikojnë bashkimin e procedimeve penale. Në përfundim të hetimeve paraprake, duke i konsideruar të plotë veprimet hetimore, në përputhje me përcaktimet e nenit 327/6, gërma b, të Kodit të Procedurës Penale, me kërkesën e datës 31/12/2020, nga prokurori i çështjes është përpiluar kërkesa me objekt “Dërgimin për gjykim” të kësaj çështjeje penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, seksioni penal.

Vëllezërit Çala dhe Bengasi bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, Oltion Veselin, Elton Piklin, Saimir Çelën, Renaldo Sulën e Talo Çelën (në kërkim) janë marrë të pandehur dhe dosja e tyre është dërguar për gjyskim, për grabitjen e Rinasit. Bengasi bashkëpunoi në fillim me drejtësinë e më pas u tërhoq duke mohuar çdo deklaratë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen pasurite e vellezerve cala sekuestrohen pronat e alkond bengasit sekuestrohen pasurite e vellezerve cala sekuestrohen pronat e alkond bengasit

Sondazh

Aktualitet 11 January 2021, 12:51

TIRANË– Administratori i OSHEE, Petraq Lika ka dhënë informacione në lidhje me situatën që ndodhet vendi për shkak të përmbytjeve që kanë vijuar për ditë m...

Aktualitet 11 January 2021, 12:19

TIRANË– Gazetari Elton Qyno nuk e ka përjashtuar si mundësi ardhjen e Moisi Habilajt në Shqipëri, pasi arratisjes që ky i fundit bëri sot. I ftuar në “OraN...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin