LIVE UPDATES
Bota

Në pritje drejt mundësisë për të shkruar në Evropë – emigrantë në Bosnje-Hercegovinë

13 October 2020, 11:20 Nga DOSJA
Në pritje drejt mundësisë për të shkruar në

Është kjo hera e dytë që vjen ilegalisht në Evropë, thotë Abdurrahman Amhih. Herën e parë ka ardhur në vitin 2016 përmes Detit Mesdhe në Itali. Në pikun e krizës së migrantëve ai mbërriti deri në Gjermani. Por kërkesa për azil në Gjermani iu refuzua dhe e dëbuan, shpjegon marokani. Më pas ai u nis sërish për në Evropë – kësaj here përmes rrugëve të rrezikshme nëpër Ballkan. “Udhëtova me avion për në Turqi dhe nga Turqia shkova në Bosnje. Të gjithë rrugën e kam kaluar më këmbë – pjesërisht duke ecur, e disa pjesë kam udhëtuar edhe me makina. Ishte e vështirë, sepse në Greqi ka pasur edhe borë. Këmbët m’u bënë me plagë gjatë rrugës.” - tregon Abdurrahmani.

Fëmijë me një kosovare

Ai tani sërish synon Gjermaninë. Na thotë se atje ka një fëmijë me një kosovare, e cila është e regjistruar në Torgau. Por meqënëse ata nuk kanë pasur celebrim, ai nuk mund të dëshmojë që është babai i fëmijës dhe të vijë legalisht në Gjermani. “Unë nuk e kam parë ende fëmijën tim, nuk e kam marrë kurrë në dorë. Kjo është e vështirë për mua, sepse jam babai i tij.”

Ndaj Abdurrahmani po përpiqet – ashtu si edhe shumë të tjerë në kampin në Velika Kladushë – që të kalojë përsëri ilegalisht kufirin kroat. Ilegalisht, sepse ai nuk ka asnjë dokument. Pasaportën e ka lënë qëllimisht në Turqi, pas ardhjes atje me avion nga Maroku. Ai druante, se Greqia do ta kthejë menjëherë, pasi Maroku në Greqi konsiderohet vend i sigurt i origjine.

“Nuk është ilegale të lëvizësh”

Fate të njëjta kanë përjetuar edhe shumë të rinj në kampin „Miral”, i cili është vetëm pak kilometra nga kufiri i jashtëm i BE-së. Por shumica e migrantëve këtu janë nga Pakistani.

Si 31 – vjeçari Zulqar Nain. Ai ka ka ikur nga vendlindja nga frika prej islamistëve. Vendi i preferuar i tij – është Spanja. Edhe ai ka tentuar disa herë ta kalojë ilegalisht kufirin me Kroacinë.

“Unë këtu nuk jam i legalizuar dhe kalimi ilegalisht i kufirit nuk është mirë. E di këtë. Ndaj nuk është problem nëse më kapin dhe më dëbojnë. Po nuk duhet të më prekin, të më denojnë apo të m’i thyejnë këmbët. E di që nuk kam të drejtë. Por nuk është ilegale të lëvizësh, ilegale është vetëm të kalosh kufirin.” – thotë Zulqari.

Policia kufitare kroate i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e migrantëve për ushtrim dhune ndaj tyre. Ndërsa policia lokale në Bihaq pohon se migrantë të kthyer nga Kroacia i kanë gjetur në gjendje shumë të rëndë.

“Ka pasur raste kur migrantët janë keqtrajtuar nga policia kufitare e Bosnjes apo Kraocisë. Atyre ju kanë marrë sendet që posedonin si telefona apo para. Por për aq kohë sa kjo nuk dëshmohet, nuk mund t’u besosh vetëm migrantëve. Ne kemi disa raste të dokumentuara, të personave që janë kthyer nga Kroacia pa rroba. Ne u kemi ndihmuar atyre në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.”  – tregon Nermin Kljajić.

Gjendje e tensionuar dhe mes vetë migrantëve

Në kamp na konfirmojnë se gjendja është e tensionuar kohët e fundit edhe mes vetë migrantëve. Shumë prej tyre janë larguar prej kampeve duke qendruar në male dhe fusha në pritje për të gjetur rastin të kalojnë kufirin.

“Aktualisht ka po aq njerëz edhe jashtë kampit – madje ndoshta edhe më shumë. Tani po vjen dimri dhe moti po përkeqësohet, ndërkohë që një numër i madh i migrantëve ndodhen jashtë në të ftohtë. Nëse nuk ndërmerret diçka, ata do të përballen me një katastrofë humanitare, sepse njerëzit nuk kanë ushqime të mjaftueshme, e të mos flasim për kushtet higjenike.” – thotë Mite Cilkovski, punonjës i IOM-it në kampin „Miral”.

Migrantë maleve të Bosnje-Hercegovinës

Qendrat e migrantëve në Bosnje-Hercegovinë janë në gjendje të rëndë. Ndërsa organizatat humanitare dhe organet e sigurisë mendojnë se në malet rreth kufirit aktualisht ka rreth 2000-3000 migrantë.

Njëri prej tyre është edhe Muhammadi 18-vjeçar. Para pak ditësh ai ka ardhur këtu nga Sarajeva – më këmbë. Ai do të shkojë në Gjermani. „Ky është për mua opsioni i fundit, sepse në Pakistan nuk kam mundësi si në Evropë. Ndaj dua të jetoj në Evropë që të kem një jetë më të mirë, jetë më të mirë për familjen time, që ka mbetur në Paksitan. Vetëm kaq dua.”- thotë Muhammadi.

Moti është ende relativisht i mirë, por dimri është në prag. Nëse shpejt nuk gjendet ndonjë vendstrehim, këtu rrezikon një katastrofë humanitare, thotë drejtori i Misionit të OKB për migrantët në Bosnje-Hercegovinë, Peter Van der Auweraert: ”Brenga ime më e madhe është, se nëse nuk gjejmë ndonjë vendstrehim tjetër, le të themi deri në fund të tetorit, njerëzit thjeshtë do të ngrinë nga të ftohtit  dhe mund të vdesin jashtë. Ky do të jetë një realitet i hidhur.”

Lojë në duart e politikës boshnjake

Por tani për tani nuk ka konsensus për hapjen e ndonjë kampi të ri. Kjo ka të bëjë me strukturat e komplikuara politike të Bosnje-Hercegovinës. Qeveria në Sarajevë pret për ndonjë zgjidhje nga ana e BE-së. Duket që migrantët si Muhammadi, Zulqari dhe Abdurrahmani janë vetëm si lojë në duart e politikës boshnjake. Por dimri nuk pret deri sa të zgjidhen problemet politike në vend. Të ftohtit do t’i godasë ashpër migrantët. Kjo është e sigurtë. Asnjë prej tyre nuk dëshiron të mbetet këtu, ndaj ata po përpiqen të kalojnë kufirin kroat, me shpresë se një ditë do të mbërrijnë në Gjermani, Spanjë, Francë apo diku tjetër.

Marrë nga DW

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin