Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Humbja historike në Champions League ka lënë të tronditur skuadrën franceze. Yannick Cahuzac pranon dështimin e plotë dhe kërkon një reagim të menjëhershëm përpara sfidës së së dielës kundër Marseille.

FRANCE - Një mbrëmje për t’u harruar për Lensin. Skuadra franceze u shkatërrua 9-1 nga Como në stadiumin “Bollaert-Delelis”, në një nga humbjet më të rënda të përjetuara në historinë e saj europiane.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Yannick Cahuzac nuk u përpoq të fshihte zhgënjimin, duke e përshkruar atë që ndodhi me një fjalë të vetme: poshtërim.
“Nuk do t'ju jap deklarata apo analiza madhështore. Ne u shpërbëmë plotësisht. E vetmja fjalë që më vjen ndërmend është poshtërimi. Duhet të bëjmë një diskutim të sinqertë dhe të gjejmë pak krenari për të dielën, kur presim Marsejën”, deklaroi Cahuzac.
Tekniku pranoi se skuadra duhet të përballet me realitetin dhe të kuptojë se çfarë nuk funksionoi, në mënyrë që të rikthejë dinjitetin përpara tifozëve.
“Ne të gjithë kemi vetërespekt dhe krenari. Duhet të jemi në gjendje ta shohim veten drejt në sy dhe t'i themi vetes se çfarë nuk shkon, në mënyrë që të rikuperohemi të dielën. Humbja e një ndeshjeje si kjo është, për fat të keq, pjesë e një karriere”, shtoi trajneri.
I pyetur nëse disfata ndaj Comos, pas humbjes 0-1 në derbin kundër Lille më 30 tetor, po e rëndon gjithnjë e më shumë situatën, Cahuzac u përgjigj shkurt: “Po, edhe pse çdo ndeshje ka historinë e vet. Ne gjithashtu kemi luajtur mirë, duke fituar tre ndeshje në ligë. U poshtëruam. Kaq ishte”.
Tashmë, Lens duhet të gjejë forcat për t'u rikthyer në fushë, pasi të dielën e pret një tjetër përballje e rëndësishme, këtë herë kundër Marsejës.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Humbja e Liverpoolit në transfertën ndaj Fenerbahçes ka rikthyer diskutimet për vendimet e trajnerit dhe ndryshimet në forma...
ITALI - Gara për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) po merr formë. Pas Giovanni Malagò, edhe Adriano Galliani...
GJERMANI - Jürgen Klopp duket se është gati t’i besojë sërish Niclas Füllkrug. Sulmuesi i Werder Bremenit është s...
ITALI - Cesc Fabregas nuk dëshiron që suksesi i fundit ta largojë Comon nga realiteti. Trajneri spanjoll e cilësoi si një mbrëmje...
RUMANI - Egnatia përgatitet për një përballje të vështirë në Rumani, ku do të sfidojë Universitatea Craiov&eu...
RUMANI - Kampionët e Shqipërisë zbresin në fushë në transfertën ndaj Universitatea Craiova, në javën e tretë ...
ZVICER - Ka përfunduar raundi i katërt i fazës së ligës në UEFA Champions League, një javë e mbushur me gola, përm...
ANGLI - Arsenal dhe Manchester City kanë konfirmuar momentin e mirë në Champions League, duke marrë fitore të rëndësishme n&e...
PORTUGALI - Porto ka marrë një fitore të rëndësishme dhe bindëse në Champions League, duke mposhtur Napolin me rezultatin 4-1...
GREQI - Stavro Pilo po kalon një formë të shkëlqyer në UEFA Champions League. Pas golit të shënuar ndaj Manchester City-t n&...