LIVE UPDATES
Politike

Negociatat, Rama fajëson opozitën: Minoi procesin me bojkotin dhe djegien e mandateve (VD)

9 October 2019, 10:54 Nga DOSJA
Negociatat, Rama fajëson opozitën: Minoi procesin me bojkotin dhe

TIRANË- “Opozita minoi integrimin me bojkotin dhe djegien e mandateve”, këtë mëshoi sot në Kuvend kryeministri Edi Rama. Në një fjalim të sikletshëm, iku përsëriti për të disatën herë se vendimi për negociatat nuk varet nga ecuria e Shqipërisë por nga debati i brendshëm në BE, Rama sot fajësoi opozitën se ka penguar vendimin për negociatat. Kryeministri tha se “Nga debati në parlamentin francez, kuptohet e vërteta”.

Sipas tij, “kuptohet debati i brendshëm pro dhe kundër zgjerimit. Iu ka mjaftuar të gjithëve, për ata që japin një tablo bazuar në ngjyrat politike. S’ka parti politike në Shqipëri që të predikojë një plan tjetër apo të projektojë mesazh tjetër përtej horizontit të BE. Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të çojë në një ndarje të përgjithshme, vetëm kanë dështuar.”.
Kreu i qeverisë tha se kjo nuk lidhet me dallimin mes ecurisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar edhe një pjesë të mirë dallimin në qendrime dhe ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja këtu. Duan të minojnë çeljen e negociatave. Opozita bojkotoi zgjedhjet për të minuar integrimin. Opozita dogji mandatet për të minuar integrimin. Maqedonia e Veriut s’është një vend pa konflikte, por është një vend ku konflikti i brendshëm ka frymëzuar opozitën këtu, se duke kopjuar opozitën e deridjeshme do të deligjitimonte atë që bëhet këtu.”-tha Rama.
Më tej, kryeministri tha se kupton edhe qasjen e vendeve skeptike. “Ata që janë kundër zgjerimit, s’kanë gjë me Shqipërinë por kanë një qasje tjetër. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë në parlamentet që janë më ngurruese ndonjë fshat apo ndonjë qytet periferik të Maqedonisë së Veriut, siç kanë përfunduar nëpër gjermanisht apo hollandisht, Kavaja, Peqini e Dibra. Jo se aty s’ka patur probleme, jo se aty s’janë kontestuar zgjedhje, jo se aty s’ka patur refuzim për zgjedhje. Ata që janë sot në qeveri, ishin në opozitë të shtypur, kanë kërcënuar se s’do hynin në zgjedhje, por s’kanë marrë të transportojnë në Evropë, histori që jashtë kufijve kanë vetëm një efekt, atë të furnizimit me pseudo-argumente të importuara të forcave politike, kundër zgjerimit.”

Nuk e la pas edhe ironinë për qendrimet e vendeve skeptike, ku tha se Gjermania s’ka standarte më të larta se Suedia, apo Franca më të larta se Gjermania. “Është e qartë, derisa të merret vendimi, se vendimi i KE nuk ka lidhje fare me çfarë kemi bërë apo nuk kemi bërë ne. Sepse e thashë këtu edhe herën e shkuar, unë s’mendoj se Finlanda qenka më pak ekzigjente dhe më tolerante ndaj krimit sesa Holanda. S’mendoj se Austria është më pak e interesuar për të patur zgjedhje më të mira në Shqipëri sesa Gjermania. S’besoj se Suedia i ka sytë e mbyllur përballë procesit të Reformës në Drejtësi, që s’është funksionale Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo i bën përshtypje Gjermanisë. Ajo çka diskutohet sot në vendet e BE, është një debat brenda BE. Ashtu sikundër s’mendoj se Franca qenka më larg në këndvështrimin e saj ndaj të gjitha çështjeve që Gjermania është më afër për shkak të standarteve. Të parët që duhen ta kuptojnë, jo ta mohojnë dhe mos ta transformojnë qëndron tek një situatë në BE që s’ka lidhje fare me ne. S’jemi ne shkaku që BE s’është unanim sot në përgjigje të rekomandimit të KE që paguhet nga BE.”-tha Rama.

Vijoi të përsëritë se debati për zgjerimin është debat politik në këto vende dhe se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat. “Jemi të përfshirë si pasojë… i patë dje në parlamentin holandez ata që flisnin kundër Maqedonisë së Veriut. I patë sesi u futën në debat duke bërë copë vendin tjetër? Ça ishin ata? Dinë më shumë këta? Absolutisht jo, është çështje e qasjes së BE në tërësi, ndaj procesit të zgjerimit dhe elektoratit në tërësi. Është e qartë, siç është e qartë që qendrimi i Francës nuk është qendrim që do të formësohet për ndonjë lexim më të thellë të situatës së brendshme këtu apo atje. Është një qendrim që do të formësohet në funksion të një strategjie të re, që presidenti francez ka në raport me Evropën. Të gjitha këto s’duhet të na bëjnë më pak të interesuar apo të përgjegjshëm në raport me veten. Duhet të na japin të kuptojmë se kemi hyrë në një lojë shumë më të komplikuar. Kemi hyrë në fazën ku po kërkojmë të ngjitemi në një tjetër nivel me një familje të madhe interesash… interesash… në këtë familje të madhe interesat, normalisht që as ne, as Maqedonia e Veriut, as Ballkani, s’duhet të shikohemi sikur na ndjek ndonjë OJF, por shihemi në bazë të interesit. Është e ditur, s’bën asnjë risi.”

Seanca plenare sot u shoqërua me debate të forta. Deputeti Murrizi zhvilloi një interpelancë me Anila Denaj për aksionin anti-informalitet dhe gjobën e “Bankers”. Rama ka shpërthyer sot në fjalën e tij duke akuzuar prokuororët dhe gjyqtarët se janë pjesë e një grupi të strukturaur kriminal, KÇK. Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një ligj special për të goditur KÇK-në.

(F.G. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck negociatat e shqiperise me be edi rama ligji special per kck negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin