"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Mblidhet të martën Grupi Parlamentar i PS, diskutohen emrat për president dhe ‘Rakipi’
14 April 2022, 11:49Nga DOSJA
TIRANË– Partia Socialiste do të diskutojë për çështjet e javës ditën e marte. Socialistët do të mbledhin grupin parlamentar për të diskutuar për çështjen Rakipi, qëndrimi që do të mbajë partia socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.
Formula e propozuar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatëve do të kryhet përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten 3 emra nga secili deputet socialist. Propozimet konkrete do të paraqiten ditën e nesërme në grupin parlamentar të PS-së. Procedura përcakton qartë se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të sjellë nga deputetët.
Ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin zyrtar në bërë nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) bëhet me dije se Rakipit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA. Për ish-deputetin Rakipi shkruhet se ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të organizuar, nën ndikimin e të cilëve ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Orlando Rakipi është shprehur për mediat se është i gatshëm të lërë mandatin nëse do duhet.
TIRANË– Java mbyllet me mot të qëndrueshëm. Sipas Meteoalb vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat br...
TIRANË– Deputeti Gazment Bardhi dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Eno Bozdo u përfshinë mbrëmjen e djeshme në debate të ashpra në Top Story. B...
Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kroni...
TIRANË– Rikthehet Kuvendi për të dytën herë brenda javës! Në nisje të seancës plenare në vendin tonë u miratuan disa ndryshime në Komisione. Pas marrjes së...
SPANJË- Dy operacione të Gardës Civile të Tarragonës kanë shkatërruar logjistikën e një prej bandave shqiptare më të rrezikshme në fushën e trafikut të dro...
BELGJIKË- Një 29-vjeçar është arrestuar në aeroportin Zaventem të Belgjikës pasi dyshohet se ndihmoi në arratisjen e jashtëzakonshme të mafiozit ita...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha foli për një atentat të ndodhur në Lezhë, por nuk përmendi se për cilin persnazh bëhej fjalë. I ftuar në e...
Këtë të enjte në emision “Opinion” u diskutua rreth listës së policisë për 5 personat më të kërkuar në Shqipëri. Gazetari Artan Hoxha, solli detaje në lidhje me...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kantautorin Boiken Lako i cili u dënua nga gjykata e Tiranës me 3 mu...